LIVE UPDATES
Bota

Zelensky: Të bëhet hetim ndërkombëtar për rrëzimin e avionit rus

Rrëzimin e aeroplanit transportues ushtarak, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e quajti "akt monstruoz", megjithëse Moska ende nuk ka treguar ndonjë provë se ai u rrëzua nga një raketë ukrainase apo që ushtarët ukrainas ishin në bord.

25 Janar 2024, 11:10 Nga M.B
Zelensky: Të bëhet hetim ndërkombëtar për rrëzimin
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Kremlini ka akuzuar sërish Ukrainën për rrëzimin e një avioni ushtarak rus, që tha se po bartte 65 ushtarë ukrainas të kapur gjatë luftës. Ata, më 24 janar po transportoheshin me avion për shkëmbim të burgosurish. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të këtij rasti.

Avioni u rrëzua në rajonin e Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën.

Rrëzimin e aeroplanit transportues ushtarak, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e quajti "akt monstruoz", megjithëse Moska ende nuk ka treguar ndonjë provë se ai u rrëzua nga një raketë ukrainase apo që ushtarët ukrainas ishin në bord.

Derisa nuk tha se kush e rrëzoi avionin, Zelensky tha se "duhet të vërtetohen të gjitha faktet... shteti ynë do të insistojë për një hetim ndërkombëtar".

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se shkëmbimi i të burgosurve ishte planifikuar të bëhej më 24 janar dhe Rusia nuk e kishte informuar Ukrainën se të burgosurit ukrainas do të fluturonin me aeroplanë mallrash.

Drejtoria kryesore e inteligjencës e Ukrainës tha se nuk ka “informacion të besueshëm dhe gjithëpërfshirës” se kush ishte në bordin e avionit por tha se të burgosurit rusë, për të cilët ishte përgjegjëse, "u dorëzuan në kohë në pikën e këmbimit të kushtëzuar, ku ata ishin të sigurt".

Ekspertët e aviacionit i thanë Radios Evropa e Lirë se ishte e mundur që një raketë kundërajrore ukrainase të rrëzonte aeroplanin, por shtuan se ai mund të ketë qenë gjithashtu kundërajror rus.

"Gjatë hetimit, ju mund të përcaktoni lehtësisht se cili sistem e rrëzoi aeroplanin bazuar në elementët dëmtues të raketave", tha Roman Svitan, një kolonel rezervë i Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe një pilot instruktor i aviacionit luftarak.

Kur u pyet për pretendimet ruse për dhjetëra të burgosur në bord, Svitan tha se nga pamjet e publikuara deri më tani, ai nuk ka parë asnjë provë për të mbështetur deklaratat.

"Nga pamjet që ishin aty, i shikova të gjitha, nuk është e qartë se ku janë dhjetëra trupa... Nuk shihet fare një trup i vetëm. Një kohë kam qenë hetues ushtarak, duke përfshirë edhe hetimin e fatkeqësive; më besoni, nëse do të kishte shtatëdhjetë apo tetëdhjetë njerëz atje, fusha do të ishte me kufoma dhe mbetje trupash”, shtoi Svitan.

Rusia akuzoi Ukrainën se e rrëzoi qëllimisht avionin transportues ushtarak Ilyushin Il-76 duke thënë se radari rus regjistroi lëshimin e dy raketave nga rajoni i Harkivit i Ukrainës, i cili kufizohet me rajonin Belgorod.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha në një deklaratë, që nuk përmendi rrëzimin, se ushtria ukrainase kishte vërejtur më shumë avionë transporti ushtarak rus që u ulën në Belgorod, dhe e ndërlidhi këtë me sulmet raketore ruse në Harkiv dhe qytete të tjera të Ukrainës.

“Me këtë në mendje, Forcat e Armatosura të Ukrainës do të vazhdojnë të marrin masa për të shkatërruar mjetet e shpërndarjes dhe të ushtrojnë kontrollin e hapësirës ajrore për të eliminuar kërcënimin terrorist, përfshirë atë në drejtimin Belgorod-Harkiv”, thuhet në Telegram.

Një deklaratë e inteligjencës ushtarake ukrainase, në Facebook, tha se Kievit nuk i ishte kërkuar të garantonte sigurinë e hapësirës ajrore rreth zonës së Belgorodit, siç ishte rasti gjatë shkëmbimeve të mëparshme të të burgosurve të luftës.

Ajo tha se akuzat e Rusisë se Kievi rrëzoi avionin e transportit mund të jenë "një veprim i planifikuar për të destabilizuar situatën në Ukrainë dhe për të dobësuar mbështetjen ndërkombëtare për shtetin tonë".

Rusia bëri thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 25 janar për të diskutuar rreth rrëzimit të avionit, të cilin ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e quajti një akt "kriminal" nga Ukraina.

Zyrtarët rusë thanë se avioni po bartte 65 ushtarë ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shoqërues.

Radio Evropa e Lirë e ka siguruar një listë të gjashtë anëtarëve të ekuipazhit, që supozohej të ishin në fluturim. Vdekjen e tre anëtarëve të ekuipazhit e kanë konfirmuar për REL-in të afërmit e tyre.

Një video në mediat sociale tregonte një aeroplan që po rrëzohej në tokë, i ndjekur nga një zhurmë e fortë dhe një shpërthim që drejt qiellit dërgoi flakë dhe një shtëllungë tymi./ REL

ukraina zelensky

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet