LIVE UPDATES
Bota

Pse janë interesante zgjedhjet presidenciale në Finlandë?

Në mesin e shteteve ku do të mbahen zgjedhjet do të jenë Shtetet e Bashkuara, disa shtete të G20-s sikurse India, Indonezia, Meksika dhe Afrika e Jugut.

25 Janar 2024, 09:08 Nga N.F
Pse janë interesante zgjedhjet presidenciale në Finlandë?
Foto ilustruese

FINLANDË- Këtë vit, në mbarë botën do të mbahen një numër rekord zgjedhjesh, me 4 miliardë persona që do të votojnë në zgjedhjet kombëtare në më shumë se 50 shtete të botës. Në mesin e shteteve ku do të mbahen zgjedhjet do të jenë Shtetet e Bashkuara, disa shtete të G20-s sikurse India, Indonezia, Meksika dhe Afrika e Jugut. Ndërkaq, votuesit në Bashkimin Evropian do të votojnë për përbërjen e re të Parlamentit Evropian.

Pavarësisht faktit se një numër rekord njerëzish do të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në mbarë botën, do të ketë edhe debate të pafundme për gjendjen e demokracisë, me rritjen e pritshme të populistëve, politikanëve të rinj dhe partive antisistematike në një kohë kur ka rritje të dezinformimit. Në këtë kuptim, votimet për zgjedhjet presidenciale finlandeze – një prej zgjedhjeve që do të mbahen sivjet – mund të jenë të ndryshme.

Është e vërtetë që votimet e 28 janarit në Finlandë nuk janë zgjedhjet më të rëndësishme për shumicën e njerëzve në botë që do të mbahen gjatë vitit 2024. Dhe sigurisht mund të ngrihen pyetje nëse kandidatët e këtyre votimeve janë karizmatikë, popullorë apo të përshtatshëm. Por, nuk mund të vihen në dyshim kualifikimet e tyre – të paktën nëse shikohen biografitë e tyre.

Në mesin e pesë kandidatëve kryesorë është edhe një ish-kryeministër, ka ministra të Jashtëm dhe Financës, komisionarë aktualë dhe ish-komisionarë evropianë, drejtues të Bankës Qendrore dhe kryeparlamentar. Nëse keni shikuar me vëmendje politikat finlandeze, apo edhe ato evropiane gjatë dekadës së fundit, shanset janë të larta që keni dëgjuar emrat sikurse Alexander Stubb, Pekka Haavisto, Olli Rehn, Jutta Urpilainen apo Jussi Halla-aho.

Këta kandidatë po garojnë për postin, që nuk është as më i fuqishmi në shtetin nordik, pasi që vendimmarrja politike bie nën pushtetin e Qeverisë dhe të kryeministrit. Megjithatë, presidenti është komandanti i ushtrisë, përfaqëson shtetin në samitet e NATO-s dhe ka kompetenca mjaft të gjëra emëruese dhe presidenti apo presidentja e re mund të formësojë politikën e jashtme, në bashkëpunim me Qeverinë. Në përgjithësi, personi që mban këtë post duhet të jetë disi “një baba apo nënë e kombit”.

Presidenti aktual, Sauli Niinisto, mandati i dytë gjashtëvjeçar i të cilit tani do të mbarojë, konsiderohet si personi që vitin e kaluar e futi shtetin në NATO, dhe ai, sipas diplomatëve me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, është gjerësisht i respektuar nga udhëheqësit e huaj sikurse Vladimir Putini, Joe Bideni dhe Recep Tayyip Erdogani.

Ka shumë gjasa që askush të mos marrë 50 për qind të votave në rundin e parë, prandaj dy kandidatët kryesorë do të ballafaqohen në rundin e balotazhit pas dy javësh. Sipas sondazheve, në garën presidenciale po prijnë Alexander Stubb nga Partia e Koalicionit Kombëtare e qendrës së djathtë, dhe Pekka Haavisto që garon si kandidat i pavarur, por që një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me të Gjelbërit. Të dy pritet të marrin 20 deri në 25 për qind të votave gjatë rundit të parë të zgjedhjeve. Në balotazh, Stubb ka shumë gjasa të dalë i pari, edhe pse pritet që diferenca në vota të jetë e ngushtë.

Nëse dikush do të konsiderohej “i ledhatuari i Brukselit”, ai do të ishte Stubb. Kurdo që ka spekulime lidhur me vendet kryesore të punës në institucionet në kryeqytetin e BE-së, emri i tij automatikisht del në sipërfaqe. Në fakt, nëse ai nuk bëhet president i Finlandës gjatë këtij dimri, ai mund të bëhet kandidati i ri finlandez për komisionar evropian në vjeshtë, me sytë nga një post kyç. Në fakt, pikërisht në Bruksel ai e nisi karrierën katër vjet më parë si anëtar i Parlamentit Evropian. Më pas ai mbajti poste të ndryshme në Qeverinë finlandeze – ministër i Evropës dhe Tregtisë, ministër i Jashtëm, kryeministër, ministër i Financave – para se të bëhej zëvendëspresident i Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), dhe së fundi drejtor dhe profesor në Institutin Universitar Evropian.

Stubb flet rrjedhshëm gjuhën finlandeze dhe suedeze – dy gjuhët zyrtare në Finlandë – dhe flet po aq rrjedhshëm edhe në gjuhën angleze, frënge dhe gjermane. Ai është parë më shumë si evropian krahasuar me finlandezët e zakonshëm që janë më fjalëpakë. Edhe kandidati tjetër kryesor, Pekka Haavisto, është një zgjedhje mjaft “ekzotike” për president. Si fillim, ai do të bëhej personi i parë homoseksual që do të mbante këtë post, pasi ai më 2002 kishte bërë bashkim civil me partnerin e tij ekuadorian. Sikurse Stubb, edhe ai po ashtu ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe ka një karrierë mjaft mbresëlënëse diplomatike. Ai ka qenë përfaqësues i posaçëm i BE-së në bisedimet e paqes të Darfurit në Sudan më 2005 dhe ka qenë i dërguari i bllokut në Etiopi gjatë luftës së fundit në Tigrej.

Në tri dekadat e fundit, ai po ashtu ka pasur disa poste në Kombet e Bashkuara sikurse në Afganistan, Irak dhe Ballkanin Perëndimor dhe bëri historinë më 1995 kur u bë ministri i parë i një qeverie evropiane duke përfaqësuar një parti të gjelbër, kur ai u emërua ministër i Mjedisit. Në dy garat paraprake presidenciale, më 2012 dhe 2018, ai ka dalë i dyti, dhe shpreson që herën e tretë të ketë fat.

Jutta Urpilainen, komisionarja aktuale evropiane, dhe ish-zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Financës, sipas sondazheve nuk pritet të marrë më shumë se 5 për qind të votave – një shifër pikëlluese për një person që pritej të ishte një prej udhëheqëseve kryesore kur ajo u bë liderja e parë grua e Partisë Socialdemokrate më 2008.

Olli Rehn, që garon si kandidat i pavarur, por është i lidhur me Partinë Agrare të qendrës, po ashtu do të jetë i zhgënjyer me mbështetjen prej 10 për qind, ashtu siç sugjerojnë sondazhet. Pak persona janë përfshirë në vendimet e mëdha evropiane gjatë këtij shekulli sa Rehn. Në mes të viteve 2004 dhe 2010 ai ka qenë komisionar për Zgjerim i BE-së, duke mirëpritur në bllok Bulgarinë dhe Rumaninë, dhe duke përgatitur për anëtarësim Kroacinë, shtet që u bë anëtar i bllokut më 2013. Ai po ashtu ka qenë më i përfshirë se të tjerët në vendimin më kundërthënës: hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë.

Por, ai ishte më shumë i përfshirë gjatë mandatit të dytë në Komisionin Evropian nga viti 2010 deri më 2014, pasi ishte përgjegjës për çështjet ekonomike dhe monetare gjatë viteve të krizës më të keqe të eurozonës. Ai, megjithatë, ruajti reputacionin si person që mbajti sigurt financat e shtetit e tij pasi u bë ministër i Ekonomisë së Finlandës dhe që nga viti 2018 shërben në postin e presidentit të Bankës Qendrore të Finlandës.

Dhe ndoshta kandidati më kundërthënës është Jussi Halla-aho, nga partia populiste finlandeze, i cili pritet të dal i treti. Por, së fundi ai është ngritur në sondazhe dhe mund të paraqesë kërcënim për dy kandidatët e parë. Ai është aktualisht kryetar i Parlamentit, dhe po ashtu ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian. Halla-aho është shpallur fajtor për adhurim shqetësues fetar dhe për agjitacion etnik, pas fyerjeve të bëra ndaj islamit dhe emigracionit përmes blogut të tij, që ka një audiencë të konsiderueshme. Nuk ka asnjë dyshim që ai e ka çuar partinë e tij në një drejtim më radikal që kur mori udhëheqjen partiake më 2017.

Por, për dallim nga shumë populistë të tjerë në Perëndim, Halla-aho është më shumë se vetëm një agjitator politik. Diplomatët finlandezë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë deklaruar se ai “në aspektin intelektual është i mprehtë si brisku” dhe është një person “i rrezikshëm” për shkak të inteligjencës që ka. Ndryshe nga të tjerët në spektrin politik që vijnë nga ekstremi i djathtë, ai është në favor të NATO-s, është kritik i Rusisë dhe ishte duartrokitur në Parlamentin ukrainas pasi mbajti një fjalim në gjuhën ukrainase pothuajse në mënyrë perfekte, duke vënë në pah doktoraturën që ka në gjuhët sllave.

Zgjedhjet e tjera që do të mbahen këtë vit ka shumë të ngjarë që të prodhojnë më shumë lajme, por pothuajse asnjëra palë prej tyre nuk ka kandidatë me rezyme të tillë politike sikurse kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Finlandë.

Marrë nga REL

finlande zgjedhje presidenciale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet