7 Nëntor 2022, 08:45
Nga DOSJA
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka thënë ukrainasve që të përgatiten për sulme të tjera të mundshme ruse mbi infrastrukturën e energjisë, teksa kryetari i Kievit u ka thënë banorëve të kryeqytetit të Ukrainës që ta shqyrtojnë largimin e përkohshëm nëse qyteti humb furnizimet me rrymë dhe ujë.
Gjatë adresimit në orët e vona të 6 nëntorit, Zelensky tha se Rusia po “përqendron trupat dhe mjetet e saj për sulme të reja masive ndaj infrastrukturës sonë. Pikë së pari ndaj energjisë”. Mbi 4.5 milionë konsumatorë veçse kanë mbetur pa energji, shtoi ai, mes shqetësimeve se mbështetja për Ukrainën mund të zbehet pasi ndikimi i luftës në çmimet e energjisë dhe ushqimit vazhdon edhe gjatë dimrit.
Më herët, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se nuk mund të përjashtojë mundësinë që kryeqyteti ukrainas të mbesë pa ujë dhe energji si rezultat i sulmeve shkatërruese ruse ndaj infrastrukturës së energjisë. Gjatë muajit të kaluar, ushtria ruse ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë ukrainase, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në vend. Më 6 nëntor, në Kiev ka pasur reduktime të energjisë.
Kievi planifikon që të dislokojë afër 1.000 qendra ngrohëse, por është e paqartë nëse do të jenë të mjaftueshme për 3 milionë banorët e qytetit. Reduktime të energjisë po ashtu janë planifikuar në rajonet e Çernihivit, Çerkesit, Zhitomirit, Sumit, Harkivit dhe Potlavës, ka thënë operatori i energjisë në Ukrainë, Ukrenergo.
Këshilltari presidencial, Mykhaylo Podolyak, ka thënë se Ukraina do të “qëndrojë” pavarësisht sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së energjisë, duke forcuar mbrojtjen ajrore, duke mbrojtur infrastrukturën dhe duke reduktuar furnizimin me energji. Përderisa Rusia po rrit sulmet ndaj infrastrukturës civile, forcat ukrainase raportohet se po përparojnë në jug. Banorët e qytetit ukrainas të pushtuar nga Rusia, Herson, kanë pranuar mesazhe paralajmëruese në telefonat e tyre, që u bëjnë thirrje atyre që të evakuohen sa më shpejt, tha ushtria ukrainase.
Forcat ruse po përgatiten për kundërofensivën ukrainase që ka për qëllim rimarrjen e qytetit të Hersonit, i cili ra në duart e rusëve në ditët e para të pushtimit. Në shtator, Rusia paligjshëm aneksoi Hersonin dhe tri rajone të tjera dhe më pas shpalli gjendje lufte në katër këto provinca. Administrata e instaluar nga Kremlini në Herson veçse ka evakuuar dhjetëra mijëra banorë nga ky qytet.
Marrë nga REL
lufta rusi-ukraine ukraine volodymyr zelenskyy
Bota
7 Nëntor 2022, 08:31
e.k
Stacioni policior Zveçan
KOSOVË- Pas dorëheqjes dhe zhveshjes së uniformës në shenjë proteste tashmë oficerë...
Bota
7 Nëntor 2022, 08:08
I.A
Pamje nga ngjarja
SPANJË- Katër persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë, pasi janë...
Bota
7 Nëntor 2022, 08:08
I.A
Kemal Kılıçdaroğlu
TURQI- Mafia serbe në Turqi është kthyer në problem serioz, duke e kthyer vendin në një “&cce...
Bota
7 Nëntor 2022, 07:32
Foto Ilustruese
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, ...
Bota
7 Nëntor 2022, 07:30
Foto Ilustruese
SHBA- Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votuesve në shtetin e Arizonës. Në zgjedhjet e 8 n...
Bota
7 Nëntor 2022, 07:27
Flamuri i SHBA
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të zgjedhin rrugën e bisedimeve dhe të...
Bota
6 Nëntor 2022, 23:38
Varreza
SHBA- Varreza Kombëtare e Arlingtonit, ku prehen anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan dhe veteranët, po i nënshtroh...
Bota
6 Nëntor 2022, 22:38
F.M
Ambasada e SHBA në Prishtinë
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për uljne e tensioneve ...
Bota
6 Nëntor 2022, 21:46
a.l
Aleksander Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar që Beogradi të ketë urdhëruar largimin...
Bota
6 Nëntor 2022, 21:13
a.l
RV Odyssey
MALDIVE- Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të ishte shkatërrimtare për ishujt Maldive, ë...