Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Donna DiFelice tregon disa nga sendet e ruajtura në nderim të të atit veteran. Ajo ka ruajtur flamurin dhe gëzhojat e plumbave që u përdorën për 21 të shtënat që shkrepen në nderim të atyre që prehen në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Joseph DiFelice, u varros me nderime ushtarake në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në vitin 2016. Vajza e tij, Donna, e mbështet zgjerimin për të nderuar veteranët e tjerë.
SHBA- Varreza Kombëtare e Arlingtonit, ku prehen anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan dhe veteranët, po i nënshtrohet sërish një zgjerimi të kushtueshëm pasi ka mbetur pak hapësirë për varre të reja. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias e vizitoi varrezën kombëtare në një kohë kur në SHBA po fillojnë të përdoren mënyra të reja varrimi, nga ato tradicionale tek ato që janë më pak të dëmshme ndaj ambientit.
Donna DiFelice tregon disa nga sendet e ruajtura në nderim të të atit veteran. Ajo ka ruajtur flamurin dhe gëzhojat e plumbave që u përdorën për 21 të shtënat që shkrepen në nderim të atyre që prehen në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Joseph DiFelice, u varros me nderime ushtarake në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në vitin 2016. Vajza e tij, Donna, e mbështet zgjerimin për të nderuar veteranët e tjerë.
“Ata që kanë mbrojtur lirinë tonë e meritojnë këtë kujdes”, thotë ajo.
Mbi 400 mijë pjesëtarë të shërbimit ushtarak, nga Lufta Revolucionare e deri te konfliktet e sotme, janë prehen në Varrezën Kombëtare. Nga viti 1864, kur u krye varrimi i parë ushtarak, varreza që sheh nga Pentagoni në njëren anë dhe kryeqyteti Uashington në anën tjetër, është zgjeruar gjashtë herë. Aktualisht po bëhet zgjerimi i shtatë, me kosto fillestare prej 420 milionë dollarësh.
“Zgjerimi do të shtojë edhe 80,000 varre, një e treta prej të cilave do të jenë varre tradicionale nën tokë, pjesa tjetër do të jenë metodat e tjera të varrimit dhe do mbahen nën tokë dhe mbi tokë”, thotë Drejtori i Inxhinierisë tek Varreza Kombëtare e Arlingtonit, Kolonel Thomas Austin.
Pas këtij zgjerimi, kjo varrezë pritet të mbushet dhe të ketë nevojë të zgjerohet sërish në vitet 2060. SHBA ka 2 milionë anëtarë të forcave të armatosura dhe veteranë dhe jo të gjithë kualifikohen për t’u varrosur këtu. Të vrarët në aksion, ish-të burgosur lufte dhe anëtarët e shërbimit me Yllin e Argjendtë do të jenë ndër të paktët që mund të kualifikohen për varrim nëntokësor. Arlingtoni nuk është alternativa e vetme, thotë Mark Belinksy, nga Shoqata e Oficerëve të Ushtrisë së Amerikës.
“Agjencia Kombëtare e Varrezave kujdeset për njëqind e pesëdhjetë e pesë varreza dhe ushtria mund të dërgojë trupat e saj ceremoniale për të kryer nderimet në një varrezë kombëtare ekzistuese dhe funksionale”, thotë zoti Belinsky.
Ekziston edhe një mundësi tjetër, kryerja e varrimit në mënyrë që nuk e dëmton ambientin.
“Nuk ke nevojë ta balsamosësh trupin, dhe kështu shmangen lëndë të mundshme toksike në trup ose rrjedhjen e tyre në sistemin e ujit në të ardhmen. Trupat do të vendosen për shembull në një kuti pishe që është e biodegradueshme”, tha Edward Bixby, President i Këshillit të Varrimit të Gjelbër.
Varreza Kombëtare e Arlingtonit i tha Zërit të Amerikës se varrimet dhe zgjerimi i hapësirës kryhen duke respektuar standardet mjedisore. Kalifornia është shteti i fundit që legalizoi varrimin e padëmshëm për mjedisin. Varrimet e gjelbra, në të cilat mbetjet mortore vendosen në vazo të biodegradueshme ose drejtpërdrejtë nën tokë, janë një mundësi që ofrohet në Arlington, ndonëse kjo mundësi nuk është aq e përhapur.
“Varrimi i tillë i fundit u bë më 2013. Aktualisht janë katër mbetje që ndodhen seksionin e varrimit të gjelbër. Nëse ka kërkesa, sigurisht që ka hapësirë për ta bërë këtë”, thotë Neal Mcintyre, Drejtor i Operacioneve tek Varreza Kombëtare e Arlingtonit
Departamenti i Çështjeve të Veteranëve ka ndarë seksione në tre nga varrezat e tij më të reja për varrime të gjelbra. Tani pritet miratimi i Kongresit.
“Në shumë raste, kudo që ekziston një varrim i gjelbër, ka shenja minimale ose nuk ka fare. Ne e kemi si kusht që çdo hapësirë e përcaktuar për varreza të jetë e identifikuar siç duhet dhe të mund të identifikohet”, tha Lisa Pozzebon nga Departamenti i Çështjeve të Veteranëve. Donna DiFelice beson se nderimi i ushtarëve amerikanë mund të bëhet pa e dëmtuar mjedisin dhe veteranët duhet ta kërkojnë një gjë të tillë.
“Sa më shumë të kërkohet, aq më shumë bëhet e mundur”, thotë zonja DiFelice.
Derisa kjo të bëhet normë e re, tek Varrezat Kombëtare të Arlingtonit do të kryhen deri në 30 funerale konvencionale çdo ditë.
Marrë nga VOA
Ambasada e SHBA në Prishtinë KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për uljne e tensioneve ...
Aleksander Vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar që Beogradi të ketë urdhëruar largimin...
RV Odyssey MALDIVE- Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të ishte shkatërrimtare për ishujt Maldive, ë...
foto ilustruese IZRAEL- Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar të dielën Benjamin Netanyahu për fitoren e tij në zgjedhjet e k&e...
SERBI- Tensionet mes dy vendeve Kosovë dhe Serbi sa vijnë e shtohen. Mësohet se ost policët serbë kanë dorëzuar dorëhe...
Një prej protestave të mbajtura në Iran javëve të fundit. TIRANË- Një gjeneratë e të rinjve po refuzon të...
Liz Truss BRITANI- Ish-kryeministrja e Britanisë Liz Truss është përbllaur me një situatë të sikletshme, teksa ishte duk...
Christopher Hill KOSOVË- Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovë...
ëest Mitchell KOSOVË- Zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ish-ndihmës Sekretari i Shtetit në administrat&...
foto ilustruese KOSOVË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka bërë thirrje qeverisë Shqiptare që të qënd...