Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai e vizitoi këtë komandë vetëm pak orë pasi Rusia e mori në dorë fabrikën më të madhe të koksit në Avdivka, ku Kievi e pranoi disfatën javën e kaluar duke i tërhequr trupat nga qyteti.
KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar përsëri se ushtria e tij po përballet me kushte “tejet të vështira” dhe mungesë municioni në vijat e frontit, pas vendimit për t’u tërhequr nga qyteti strategjik juglindor, Avdivka, për të shpëtuar jetë dhe material përballë sulmit më të fundit të furishëm rus.
“Kjo gjendje është tejet e vështirë tani në disa pjesë të vijës së frontit, ku trupat ruse kanë vendosur rezerva maksimale”, tha Zelensky më 19 shkurt pas një vizite te trupat ukrainase në veri të vendit.
“Ata po i shfrytëzojnë vonesat [e dërgimit të ndihmave] për Ukrainën”, tha Zelensky në një video mbrëmjen e së hënës, duke iu referua lutjeve urgjente të tij për partnerët e Perëndimit për predha shtesë të artilerisë dhe armë të tjera mbrojtëse dhe sulmuese. Zelensky e vizitoi vijën e frontit në qytetin verilindor, Kupianks, ku u takua me liderët e brigadës.
Ai e vizitoi këtë komandë vetëm pak orë pasi Rusia e mori në dorë fabrikën më të madhe të koksit në Avdivka, ku Kievi e pranoi disfatën javën e kaluar duke i tërhequr trupat nga qyteti.
Rënia e Avdivkës, dikur qytet i rreth 30.000 banorëve por tani kryesisht i bërë rrafsh me tokën dhe shkretëtirë, në rajonin lindor të Donjeckut, shënon fitimin më të madh territorial të Rusisë në nëntë muajt e fundit prej se e nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vjetëve. Forcat ukrainase raportuan për sulme ruse gjatë natës së kaluar, të cilat duket se kishin për qëllim marrjen e më shumë territoreve në afërsi, si dhe ofensiva të ndara në verilindje dhe në jug të vendit.
Ndërkohë, komanda ushtarake perëndimore e Ukrainës tha të hënën se ushtria ruse kishte tentuar përsëri t’i thyejë pozicionet ukrainase në zonat përreth Zaporizhjas. Zyrtarët lokalë raportuan për bombardime të vazhdueshme në këtë qytet më 17 shkurt, ku si pasojë mijëra shtëpi kanë mbetur pa ngrohje.
Dhe, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse i kryen 10 sulme në pozicione ukrainase në Robotini, në rajonin e Zaporizhjas, një ditë më vonë. Sipas tij, ky këto sulme u zmbrapsën nga trupat ukrainase. Radio Evropa e Lirë nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur raportimet e të dyja palëve nga zonat e luftimeve të ashpra./REL
foto e personit te maskuar SPANJË- Kamerat e sigurisë në një kantinë vere në Spanjë kanë filmuar një ngjarje j...
Foto ilustruese UKRAINA- Një video bardh e zi tregoi me gjasë një varkë të shpejtë që lëvizte n&eum...
donald trump SHBA- Politika amerikane tani është e ndarë nga një vijë faji mbi Rusinë që mund të ketë implikim...
julian assange BRITANI- 1776 ditë. Kaq ditë i bëhen Julian Assange në burgun britanik të sigurisë së lartë...
foto ilustruese RUSI- Një pilot rus i cili dezertoi duke shkuar në Ukrainë me helikopterin e tij vitin e kaluar u gjet i vdekur në nj&e...
Këshilli i Sigurimit SHBA- Shtetet e Bashkuara po qarkullojnë një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-s&eum...
Elon Musk UKRAINË- Kievi i ka kërkuar SpaceX-it të Elon Musk të bllokojë përdorimin e terminaleve të sistemit ...
Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të hënën se është i gatshëm të takohet më kreun ...
Alexei Navalny BRUKSEL- Bashkimi Evropian lëshoi një deklaratë për vdekjen e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei N...
Foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke janë alarmuar mbrëmjen e kësaj të hënë pas një telefonate kërcënuese ...