4 Maj 2024, 07:29
Nga N.F
Trump
SHBA- Hope Hicks, zëdhënësja e fushatës presidenciale të Donald Trump në vitin 2016, gjatë dëshmisë në gjyqin e tij penal në Nju Jork, tha të premten se ekipi i fushatës një muaj përpara votimit ishte i mbingarkuar nga publikimi i përmbajtjes së një video kasete të emsionit "Access Hollywood", ku Trump krenohej se si ai mund të prekte gratë pa u ndëshkuar.
Hicks, e cila u detyrua me ligj të dëshmonte kundër ish shefit të saj, tha se reagimi i saj i parë ndaj kasetës ishte "mohimi" i përmbajtjes së saj, por kur lexoi më vonë përmbajtjen e saj, ajo i tha jurisë prej 12 anëtarësh se ishte “shumë e shqetësuar”.
Ajo tha se e dinte se ky "do të ishte një lajm i madh". Ndonëse fillimisht i kishte thënë gazetës Washington Post se nuk besonte se Trump mund të thoshte gjëra të të tilla për gratë, Hicks tha në gjykatë se pasi kishte parë videon e kishte konfirmuar për gazetën se ato në të vërtetë ishin fjalët e Trump.
Prokurorët pretendojnë se zbulimi i kasetës së emisionit "Access Hollywood" luan një rol kyç në argumentet e tyre kundër presidentit të 45-të, duke dëshmuar se ai ishte thellësisht i shqetësuar për humbjen e mbështetjes nga gratë dhe dëmin që mund të shkaktonte kaseta për përpjekjen e tij për t’u bërë president. Demokratja Hillary Clinton, kandidatja e parë grua e një partie për president në Shtetet e Bashkuara, ishte rivalja e tij në zgjedhjet e vitit 2016.
Por Hicks tha gjithashtu se Trump "ishte i shqetësuar se si do të gjykohej nga bashkëshortja e tij" Melania kur gazeta Wall Street Journal publikoi një artikull vetëm disa ditë para zgjedhjeve për dy gra, që pretendonin se kishin pasur marrëdhënie jashtëmartesore me Trump dhe se për blerjen e heshtjes së tyre ato kishin marrë shuma të mëdha parash.
Mbrojtja është përpjekur ta portretizojë ish presidentin Trump si një burrë familjar, të shqetësuar për ndjenjat e bashkëshortes së tij, Melania Trump, si një arsye alternative për fshehjen e informacionit të dëmshëm, jo për të rritur shanset për të fituar zgjedhjet.
Në ditët pas shfaqjes së kasetës "Access Hollywood", prokurorët pretendojnë se zoti Trump pranoi të paguante 130 mijë dollarë yllin e filmave pornografikë, Stormy Daniels për fshehur një marrëdhënie jashtëmartesore që ata kishin patur një dekadë para zgjedhjeve.
Në gjyqin e parë ndaj një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara, Trump akuzohet për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur pagesën që ish-avokati i tij Michael Cohen ia ka dhënë Daniels, për të fshehur nga votuesit informacionin mbi marrëdhënien e tyre jashtëmartesore para hapjes së qendrave të votimit. Trump i ka mohuar të dy akuzat për marrëdhënie jashtëmartesore dhe të 34 akuzat me të cilat ai përballet.
Prokurori Matthew Colangelo e pyeti zonjën Hicks se çfarë mendonte për sugjerimin e Trump se zoti Cohen e kishte paguar Daniels "nga mirësia e zemrës së tij". Hicks u përgjigj se kjo nuk përshtatej me karakterin e Cohen që ajo e njihte, duke thënë se ajo nuk e konsideronte atë si "një person bamirës apo vetëmohues". Për shkak të kundërshtimeve të mbrojtjes, ajo tha se nuk do të ishte në karakterin e Cohen që ai ta bënte një pagesë për Daniels pa i treguar Trump.
Megjithatë, ajo pranoi pas pyetjeve të avokatit mbrojtës Emil Bove se zoti Cohen "ka qenë mashtrues" nganjëherë dhe ka bërë gjëra që ishin "të paautorizuara". Të enjten prokuroria paraqiti regjistrimin e bërë fshehurazi nga Cohen të një telefonate me avokatin e Daniels, Keith Davidson, ku negociohet pagesa për të fituar heshtjen e Daniels. Në regjistrim Cohen i thotë Davidson se ish-presidenti Trump e urren “faktin që ne e realizuam”, frazë që sipas Davidson i referohet pagesës për Daniels.
Gjyqi ndaj Trump, i cili mund të zgjasë një muaj, do të vazhdojë të hënën më dëshmitarë të tjerë të rëndësishëm, të cilët ende nuk kanë janë paraqitur, përfshirë ish-avokatin e tij Michael Cohen dhe aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels.
Marrë nga VOA
trump shba zgjedhjet presidenciale
Bota
4 Maj 2024, 07:21
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Kremlini i karakterizoi si "të rrezikshme" komentet e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron dhe presid...
Bota
3 Maj 2024, 22:50
E. D
Henry Cuellar
SHBA- Ligjvënësi amerikan Henry Cuellar dhe bashkëshortja e tij akuzohen për marrje të një ryshfeti 600 mij&eu...
Bota
3 Maj 2024, 22:49
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për vështirësitë e shkaktuara në ve...
Bota
3 Maj 2024, 22:35
N.F
Vejusha e zezë
GREQI- Një 35-vjeçar është dërguar në spitalin e Lefkadës në Greqi me dhimbje të forta n...
Bota
3 Maj 2024, 22:37
E. D
fotot ilustruese
IRAN-Irani është një prej shteteve më të sanksionuara në botë. Por, kufizimet e vendosura nga Shtetet e...
Bota
3 Maj 2024, 22:14
E. D
Sikh Hardeep Singh Nijjar
KANADA- Tre burra u arrestuan të premten dhe u akuzuan për vrasjen e një udhëheqësi sikh në Kolumbi...
Bota
3 Maj 2024, 21:55
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të presë Mbretin Abdullah II të Jordanisë javën e ardhshme në Sh...
Bota
3 Maj 2024, 21:37
N.F
Foto ilustruese
PRISHTINË- Një zyrtar policie është plagosur pasi është aksidentuar nga një makinë. Mësohet se...
Bota
3 Maj 2024, 21:34
E. D
foto nga vendngjarja
SHBA- Protestat pro-palestineze të studentëve që po vazhdojnë prej javësh në institucionet e arsimit t&e...
Bota
3 Maj 2024, 21:16
r.ll
godina e dash
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet kibernetike të kryera nga APT28, një grup spiunazhi i kontrolluar ...