LIVE UPDATES
Bota

Xhorxhia, gjykata heq prokuroren Fani Willis nga çështja ndaj Presidentit të zgjedhur Trump

Vendimi i gjykatës do të thotë se do të jetë në dorën e Këshillit të Prokurorisë së Xhorxhias që të gjejë një prokuror tjetër për të marrë përsipër çështjen dhe të vendosë nëse do të vazhdojë ta ndjekë atë, megjithëse procesi mund të zvarritet, nëse Willis vendos të apelojë në Gjykatën e Lartë të shtetit dhe nëse kjo gjykatë pranon ta konsiderojë çështjen.

19 Dhjetor 2024, 22:58 Nga E. D
Xhorxhia, gjykata heq prokuroren Fani Willis nga çështja ndaj
Fani Willis

SHBA- Një gjykatë shtetërore e apelit vendosi të enjten ta heqë Prokuroren e Qarkut Fulton, Fani Willis nga çështja kundër Presidentit të Zgjedhur Donald Trump dhe personave të tjerë të akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e Xhorxhias, por nuk e pushoi çështjen, duke e lënë të pasigurt të ardhmen e saj.

Duke përmendur si arsye "perceptimin për sjellje të papërshtatshme” nga ana e prokurores Willis, gjykata e apelit e përbërë nga një trup prej tre gjyqtarësh, në një vendim 2-1 shprehet se se "ky është një rast i rrallë në të cilin skualifikimi është i nevojshëm dhe asnjë mjet tjetër nuk do të mjaftonte për të rikthyer besimin e publikut në integritetin e këtyre procedurave.”

Çështja kundër Trump dhe mbi 10 personave të tjerë, ishte bllokuar prej muajsh.

Vendimi i gjykatës do të thotë se do të jetë në dorën e Këshillit të Prokurorisë së Xhorxhias që të gjejë një prokuror tjetër për të marrë përsipër çështjen dhe të vendosë nëse do të vazhdojë ta ndjekë atë, megjithëse procesi mund të zvarritet, nëse Willis vendos të apelojë në Gjykatën e Lartë të shtetit dhe nëse kjo gjykatë pranon ta konsiderojë çështjen.

Gjykatësi i çështjes në muajin mars kishte lejuar që zonja Willis të vazhdonte të ishte prokurorja e çështjes.

Kjo është fitorja më e fundit ligjore për zotin Trump, ndërsa ai përgatitet të rikthehet në pushtet për një mandat të dytë, një tregues i mëtejshëm i faktit që çështjet penale që vetëm një vit më parë kërcënonin të paralizonin karrierën politike të zotit Trump, tani peshojnë në favor të tij.

Ai përshëndeti vendimin e gjykatës shtetërore, duke thënë për kanalin ‘Fox News Digital’ se çështja "nuk duhet të lejohet të vazhdojë më tej". Presidenti i zgjedhur shtoi: "Të gjithëve duhet t’u kërkohet ndjesë, përfshirë atyre patriotëve të mrekullueshëm që kanë vuajtur pasojat për vite me radhë."

Zhvillimi vjen disa javë pasi Prokurori i Posaçëm, Jack Smith mbylli dy çështjet penale federale kundër presidentit të ardhshëm dhe pasi dhënia e dënimit në një rast tjetër, për pagesa në këmbim të heshtjes në Nju Jork, është pezulluar për një kohë të pacaktuar, si rezultat i fitores së zotit Trump në nëntor.

Megjithatë, pasojat e çështjes së Xhorxhias ndaj zotit Trump mund të jenë minimale, duke pasur parasysh se është praktikisht e pamundur të vazhdohet një çështje penale kundër një presidenti në detyrë, pavarësisht se cili është prokurori. Por 14 të pandehurit e tjerë ende përballen me akuza.

Përfaqësuesit e zonjës Willis dhe avokati kryesor i zotit Trump në Xhorxhia, nuk iu përgjigjën menjëherë të enjten kërkesave për koment mbi vendimin.

Në opinionin e shumicës së gjykatës së apelit, të shkruar nga gjyqtari Trenton Brown, të cilit iu bashkua edhe gjyqtari Todd Markle, thuhet se “përgjigjia e hartuar nga gjykata për të parandaluar perceptimin e parregullsive nuk bëri asgjë për të shmangur pasojat e një sjelljeje të papërshtatshme që ekzistonte në momentet kur Prokurorja Willis përdori kompetencat e gjera për të përcaktuar se kë të ndiqte penalisht dhe çfarë akuzash të ngrinte.”

Në opinionin e tij kundër, anëtari tjetër i apelit, Benjamin Land shkroi se “ligji nuk e mbështet përfundimin e arritur nga shumica.” Gjyqtarët, tha ai, kanë kompetenca të gjera për të përdorur një zgjidhje juridike për një situatë të caktuar dhe gjykata e apelit duhet ta respektojë këtë.

“Ne jemi këtu për t’u siguruar që ligji të zbatohet në mënyrë korrekte dhe për të korrigjuar gabimet ligjore kur i hasim. Nuk është detyra jonë të vëmë në dyshim gjyqtarët apo të përdorim gjykimin tonë për të hedhur poshtë atë të tyre,” shkruan ai.

“Aty ku, si në këtë rast, një prokuror nuk ka konflikt interesi dhe gjykata, bazuar në provat e paraqitura, hedh poshtë pretendimet për parregullsi, ne nuk kemi asnjë autoritet ta përmbysim vendimin e saj”, tha ai.

Një juri e madhe në Atlanta paditi zotin Trumpin dhe 18 persona të tjerë në gusht 2023, duke i akuzuar ata për pjesëmarrje në një skemë të gjerë për përpjekje të paligjshme për përmbysjen e rezultatin të zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia, ku zoti Trump humbi ndaj zotit Biden.

Katër prej tyre e kanë pranuar fajësinë pasi arritën marrëveshje me prokurorët. Zoti Trump dhe të tjerët janë deklaruar të pafajshëm. Presidenti i zgjedhur Trump dhe disa nga të pandehurit e mbetur bënë përpjekje t’ia hiqnin zonjës Willis çështjen nga juridiksioni dhe ta pushonin çështjen.

Ata argumentuan se marrëdhënia e saj romantike me Prokurorin e Posaçëm Nathan Wade krijoi një konflikt interesi dhe se ajo bëri deklarata të papërshtatshme publike për rastin.

Gjykatësi i çështjes Scott McAfee, arriti në përfundimin në mars se nuk ekzistonte asnjë konflikt interesi që mund ta detyronte zonjën Willis të tërhiqej nga çështja. Zoti Trump dhe të tjerët e apeluan vendimin e tij.

Gjykatësi McAfee shkroi se zonja Willis mund të qëndronte në çështje vetëm nëse prokurori i posaçëm Wade largohej; Prokurori i posaçëm e dha dorëheqjen disa orë më vonë.

Pretendimet se zonja Willis kishte përfituar në mënyrë të papërshtatshme nga marrëdhënia me zonjën Wade ndikuan tek rasti, pasi detajet intime të jetës personale të tyre u diskutuan në gjykatë në mes të shkurtit. Zoti Trump dhe të tjerët argumentuan gjithashtu se komentet publike që bëri zonja Willis pasi u zbulua marrëdhënia, poshtëruan në mënyrë të paligjshme të pandehurit dhe avokatët e tyre.

Akuzat kundër zonjës Willis u denoncuan fillimisht në një mocion të paraqitur në fillim të janarit nga Ashleigh Merchant, një avokate e ish-punonjësit të fushatës së zotit Trump dhe ndihmësit të dikurshëm të Shtëpisë së Bardhë, Michael Roman.

Mocioni pretendonte se zonja Willis dhe zoti Wade ishin të përfshirë në një marrëdhënie romantike të papërshtatshme dhe se zonja Willis i kishte paguar zotit Wade shuma të mëdha për punën e tij dhe më pas përfitoi kur ai paguante për pushime luksoze ku shkonin të dy.

Zonja Merchant, në një deklaratë të enjten, shprehu keqardhjen që zonja Willis nuk u tërhoq vullnetarisht duke e vënë “gjykatësin McAfee në një pozitë të vështirë."

Zonja Willis dhe zoti Wade e pranuan lidhjen, por thanë se marrëdhënia e tyre nuk kishte filluar deri në pranverën e vitit 2022. Zoti Wade u punësua në nëntor të vitit 2021 dhe romanca e tyre përfundoi verën e kaluar.

Ata dëshmuan gjithashtu se i kishin ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë kostot e udhëtimit. Duke folur menjëherë pasi u zbulua lidhja, zonja Willis mbrojti kualifikimet e zotit Wade dhe punën e saj.

Avokatët e të pandehurve thanë se disa nga komentet e saj ishte të papërshtatshme dhe paragjykuese kundër vetë të pandehurve dhe ekipit të tyre ligjor, gjë që do të ndikonte negativisht tek çdo juri e mundshme e çështjes./VOA

fani willis

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet