LIVE UPDATES
Bota

Xhimi Karter, presidenti që fitoi në jetë

Pasi demokrati Karter humbi presidencën në vitin 1980 përballë republikanit Ronald Reagan, zoti Alter tha se popullariteti në rritje i zotit Karter u mundësua nëpërmjet vullnetarizmit të tij me organizatën Habitati për Njerëzimin, me përpjekjet e tij për të nxitur paqen dhe për të luftuar sëmundjet tropikale nëpërmjet programeve në Qendrën Karter, si dhe me zërin e tij prej një politikani të sprovuar dhe një burri shteti.

21 Shkurt 2023, 22:01 Nga I.A
Xhimi Karter, presidenti që fitoi në jetë
Xhimi Karter

SHBA- Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhimi Karter ishte rënduar dhe po shkonte drejt fundit, nju jorkezja Suzzane Taylor u trondit nga njoftimi se ish presidenti 98-vjeçar dhe familja e tij vendosën që momentet e fundit të jetës ai t’i kalonte në shtëpi në Plaines, të Xhorxhias, nën kujdes profesional për mbajtjen nën kontroll të dhimbjeve.

“Po haja mëngjes kur mësova lajmin. Qava shumë”, i tha ajo Zërit të Amerikës gjatë një interviste me Skype. “Ishte një sinjal se duhet te përgatitemi për humbjen e tij”.

Mes viteve 2006 deri në 2019, zonja Taylor ishte mes qindra vullnetarëve që punuan në krah të zotit Carter dhe bashkëshortes së tij Rozalin në projektin vjetor “Habitati për Njerëzimin”, përmes të cilin ndërtohen shtëpi për njerëzit në nevojë në mbarë botën.

“Janë kaq shumë njerëz që e vlerësojnë atë”, tha ajo. “Ai kishte shumë ndikim dhe mbyllja e epokës së tij do jetë e vështirë”.

Për këtë bie dakord edhe shkrimtari Jonathan Alter.

“Është e trishtueshme sepse ai ka udhëhequr një stil jetese epike amerikane”, tha ai.

Zotit Alter iu deshën 5 vjet për të shkruar biografinë rreth Jimmy Carter, me titull “Më e mira e tij”. Për shkak të librit, ai mundi të intervistonte dhe vëzhgonte ish presidentin para se gjendja e tij shëndetësore të dobësohej.

“Nëse kthehemi pas dhe kujtojmë jetën e tij, ai fitoi në jetë. 98-vjeç, presidenti më jetëgjatë, lumturisht i martuar për pothuajse 77 vjeç”, shpjegoi zoti Alter për Zërin e Amerikës.

"Mendoj se Xhimi Karter po ikën nga kjo jetë sipas mënyrës së tij. Ai ishte Presidenti i parë që lindi në spital, por nuk dëshiron të shuhet në spital. Ndaj ai po kthehet në shtëpi, në shtëpinë që ai dhe Rozalin ndërtuan në 1961 dhe që ka një vlerë prej 160,000 dollarësh. Në atë shtëpi kupton pak prej modestisë së tij, në atë shtëpi ku ai i prodhoi vetë një pjesë të mobiljeve. Ai po përgatitet të ikë nga kjo jetë në qytetin e 660 banorëve, ku edhe lindi”, shtoi ai.

Pasi demokrati Karter humbi presidencën në vitin 1980 përballë republikanit Ronald Reagan, zoti Alter tha se popullariteti në rritje i zotit Karter u mundësua nëpërmjet vullnetarizmit të tij me organizatën Habitati për Njerëzimin, me përpjekjet e tij për të nxitur paqen dhe për të luftuar sëmundjet tropikale nëpërmjet programeve në Qendrën Karter, si dhe me zërin e tij prej një politikani të sprovuar dhe një burri shteti.

"Historianët dhe njerëzit që dëshirojnë një pamje më të plotë duhet të përqëndrohen tek mënyra se si presidenti ndryshoi botën, ndryshoi jetët e njerëzve, dhe ky është një lloj vlerësimi i ndryshëm që kërkon më shumë kohë dhe që nuk lidhet drejtpërsëdrejti me popullaritetin e tij si president”, tha zoti Alter.

“Ky është një person që megjithëse ishte në role aktive dhe pati menduar për gjëra thelbësore në vitet përpara se të bëhej president, e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke menduar se çfarë mund të bënte për të përmirësuar jetët e njerëzve të tjerë. Dhe kjo është jashtëzakonisht e rrallë”.

Popullariteti i ish-Presidentit Karter u rrit edhe gjatë dekadave pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet udhëtimeve në mbarë vendin duke dhënë autografë dhe duke promovuar dhjetëra librat që shkroi. Ai gjithashtu mikpriste grupe vizitorësh dhe dilte në fotografi me ta në kishën e tij të vogël në Plains, të shtetit të Xhorxhias, gjatë mësimeve të tij pothuajse të rregullta të katekizmit; aty ku një ditë pas njoftimit të vendimit të tij për tiu nënshtuar kujdesit profesional në momentet e fundit të jetës, mbesa e tij Kim Fuller udhëhoqi një lutje të të gjithë kongregacionit.

“Mendoj se në këtë pikë të jetës sonë, të atyre që i duam shumë dhe që po e përjetojnë këtë sot e në vazhdim, se ndoshta vjen momenti kur duhet kaluar stafeta”, u tha zonja Fuller pjesëmarrësve në kishë dhe atyre që ndiqnin transmetimin në Facebook. “Nuk di kush do ta marrë, pasi do jetë një barrë e rëndë”, tha ajo.

Zonja Taylor iu bashkua mijëra personave në mbarë globin që jepnin mesazhe mbështetjeje për presidentin e 39-të të Shteteve të Bashkuara dhe familjen e tij me rastin e njoftimit për shëndetin e tij.

“Dëgjoj shumë njerëz që e kanë takuar, që shkonin në shkollën e tij të katekizmit të dielave, që shkonin në aktivitetet e Qendrës Carter... Si Rozalin, ashtu edhe Xhimi, janë të afrueshëm dhe të hirshëm, dhe njerëzit mendojnë se arritën ta njohin vërtet”, tha zonja Taylor, që mendon se kjo është arsyeja përse lajmi për përkeqësimin e shëndetit të tij ishte kaq i vështirë për t’u pranuar nga shumë njerëz.

"Mendoj se afrimiteti i tij krijoi lidhje me shumë amerikanë të cilën nuk e kanë pjesa më e madhe e presidentëve. Prandaj mendoj se është më e vështirë dhe kjo është arsyeja përse njerëzit ndjehen të lidhur me të në një mënyrë të ndryshme”, tha ajo.

Marrë nga VOA

suzzane taylor xhimi karter

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet