Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Sipas faqes Regjistri Shtetëror për Kompani dhe Sipërmarrësit Individual të Bjellorusisë, Wagner është regjistruar zyrtarisht më 4 gusht si kompani e kufizuar, dhe e përfshirë në “aktivitete edukative”, me seli në Tsel.
BJELLORUSI- Grupi mercenar rus Wagner është regjistruar në rajonin bjellorus Mahilju si “organizatë edukative”. Sipas faqes Regjistri Shtetëror për Kompani dhe Sipërmarrësit Individual të Bjellorusisë, Wagner është regjistruar zyrtarisht më 4 gusht si kompani e kufizuar, dhe e përfshirë në “aktivitete edukative”, me seli në Tsel.
Fshati besohet se është i njëjti me atë ku janë stacionuar trupat e Wagnerit në Bjellorusi, pas ndërprerjes së një rebelimi në Rusi më 23-24 qershor. Dy javë më parë, Radio Evropa e Lirë ka siguruar fotografi nga platforma Planet Labs, në të cilat shihen fortifikimet afër tendave të Wagnerit në Tsel.
Pamjet paraprake të Planet Labs kanë shpërfaqur rritjen e numrit të pajisjeve afër kampit. Muajin e kaluar, lideri i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, e ka publikuar një video nga Bjellorusia, duke i mirëpritur luftëtarët e tij dhe duke thënë se ata do të ndihmojnë në shndërrimin e ushtrisë bjelloruse në ushtrinë e dytë më të mirë në botë.
Ende nuk dihet saktë se çfarë do të ndodhë me Prigozhinin dhe trupat e Wagnerit, prej ndërprerjes së rebelimit, kërcënimit më të madh në udhëheqësinë 23-vjeçare të presidentit rus, Vladimir Putin.
Lideri autoritar i Bjellorusisë, aleati i ngushtë i Putinit, Alyaksandr Lukashenka, është përfshirë në bisedime për t’i dhënë fund rebelimit, duke ndërmjetësuar marrëveshje mes Prigozhinit dhe Putinit për t’i pranuar Wagnerin dhe Prigozhinin në Bjellorusi.
Prigozhin dyshohet se ka qenë disa herë në Rusi prej rebelimit dhe besohet se është duke lëvizur në mes të dy shteteve.
Trupat e Wagnerit kanë luajtur rol kyç në luftën e Rusisë në Ukrainë, duke ndihmuar në kapjen e një pjese të Bahmutit, pas gati 10 muajve të luftimeve intensive. Prigozhin ka thënë se i ka humbur 20.000 ushtarë gjatë operacionit në Bahmut.
Marrë nga REL
Foto ilustruese RUSI- Qeveria ruse e ka dëbuar korrespondenten e të përditshmes amerikane Politico në Moskë, Eva Hartog, ka njoftu...
Thalia Matika dhe Tasos Iordanidis SARANDË- Thalia Matika dhe Tasos Iordanidis vizituan 3 ishujt Ksamil për pushimet e t...
Donald Trump SHBA- Donald Trump dhe 18 të pandehurve të tjerë të akuzuar për një komplot të supozuar për të p&...
Tubim SHBA- Një anketë e këtyre ditëve tregon se amerikanët janë thellësisht të ndarë përgjatë vijav...
Policia SHBA- Një djalë 6-vjeçar u qëllua për vdekje në kokë këtë javë nga një djalë 9-vje&cc...
Elon Musk TweetDeck, i njohur gjithashtu si X Pro, tani do të jetë vetëm me abonim, pas vendimit të Elon Mus...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarët të mërkurë...
anije kozmike Një anije kozmike ruse hyri sot në orbitën hënore, një hap i madh në ambiciet e vendit për të qen&eu...
Minier MYANMAN- Një rrëshqitje e dheut në një minierë në Myanmar-in verior ka vrarë të paktën 32 persona....
Alexander Stubb Ish-kryeministri konservator i Finlandës, Alexander Stubb, ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet presid...