6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Politico ka thënë se kjo është hera e parë që një gazetare e këtij mediumi është dëbuar na Rusia, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
RUSI- Qeveria ruse e ka dëbuar korrespondenten e të përditshmes amerikane Politico në Moskë, Eva Hartog, ka njoftuar gazeta të mërkurën. Politico ka thënë se kjo është hera e parë që një gazetare e këtij mediumi është dëbuar na Rusia, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Evan Gershkovich, gazetari i mediumit tjetër amerikan Wall Street Journal, shtetas amerikan, është arrestuar në Rusi nën akuzat për spiunazh, në muajin mars.
Gazeta i mohon akuzat dhe Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Gershkovich është “ndaluar gabimisht”. Hartog, shtetase holandeze, ka raportuar nga Rusia në dekadën e fundit, sipas Politicos. Kompania ka thënë se asaj i është thënë që viza nuk i është vazhduar dhe i ka gjashtë ditë për t’u larguar nga vendi.
“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer nga këto veprime, mirëpo ato nuk e dëmtojnë përkushtimin e palëkundshëm të Politicos për t’i mbuluar zhvillimet në Qeverinë ruse dhe luftën e saj në Ukrainë”, ka thënë gazeta, duke thënë se shpreson që Eva dhe Politico do të kthehen shpejt më Moskë.
Edhe para arrestimit të Gershkovichit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Rusia i ka dhënë fund qasjes tejet të favorshme ndaj gazetarëve të huaj.
“Ka marrë fund ajo qasje. Tani do të duhet të jetoni sipas mënyrës së re dhe të aplikoni për dokumente”, pati thënë ajo në një konferencë për media në muajin shkurt.
Shtypi i lirë ka pësuar goditje në muajt e fundit në Rusi. Sipas raportimeve në media, rreth 1.000 gazetarë rusë kanë ikur prej këtij shteti, prej nisjes së luftës.
Marrë nga REL
Thalia Matika dhe Tasos Iordanidis SARANDË- Thalia Matika dhe Tasos Iordanidis vizituan 3 ishujt Ksamil për pushimet e t...
Donald Trump SHBA- Donald Trump dhe 18 të pandehurve të tjerë të akuzuar për një komplot të supozuar për të p&...
Tubim SHBA- Një anketë e këtyre ditëve tregon se amerikanët janë thellësisht të ndarë përgjatë vijav...
Policia SHBA- Një djalë 6-vjeçar u qëllua për vdekje në kokë këtë javë nga një djalë 9-vje&cc...
Elon Musk TweetDeck, i njohur gjithashtu si X Pro, tani do të jetë vetëm me abonim, pas vendimit të Elon Mus...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarët të mërkurë...
anije kozmike Një anije kozmike ruse hyri sot në orbitën hënore, një hap i madh në ambiciet e vendit për të qen&eu...
Minier MYANMAN- Një rrëshqitje e dheut në një minierë në Myanmar-in verior ka vrarë të paktën 32 persona....
Alexander Stubb Ish-kryeministri konservator i Finlandës, Alexander Stubb, ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet presid...
Varshava POLONI- Një ditë më parë (të martën) Polonia mbajti paradën e saj më të madhe ushtarake në 29 vj...