LIVE UPDATES
Bota

VOA: Amerikanët të ndarë përgjatë vijave partiake për aktpaditë ndaj ish presidentit Trump

Sipas zonjës Treasa Howell, republikane 58 vjeçare nga Mizuri, shumë nga akuzat ndaj zotit Trump tingëllojnë të vërteta, por ajo beson që janë të motivuara nga politika më shumë se sa nga drejtësia dhe se zoti Trump po bëhet shembull.

16 Gusht 2023, 17:42 Nga I.A
VOA: Amerikanët të ndarë përgjatë vijave partiake
Tubim

SHBA- Një anketë e këtyre ditëve tregon se amerikanët janë thellësisht të ndarë përgjatë vijave partiake në vlerësimin e tyre për veprimet e Presidentit Donald Trump në bazë të akuzave penale të ngritura së fundmi kundër tij. Rreth gjysma e tyre thonë se përpjekja e supozuar e tij për të ndërhyrë në procesin e numërimit të votave në shtetin e Xhorxhias në vitin 2020 ishte e jashtëligjshme.

Anketa, e kryer nga agjencia e lajmeve ‘The Associated Press’ dhe Qendra për Hulumtim të Marrëdhënieve me Publikun ‘NORC’, para ngritjes së aktpadisë të Xhorxhias të hënën, po ashtu tregon se rreth gjysma e amerikanëve – 53 për qind – pajtohen me vendimin e Departamentit të Drejtësisë për ta paditur zotin Trump rreth përpjekjeve të tij që të qëndronte në pushtet, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020. Sipas anketës, 85 për qind e demokratëve pajtohen me akuzat e ngritura më 2 gusht nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, krahasuar me 47% të votuesve të pavarur dhe me 16 për qind të republikanëve. Në përgjithësi, 3 në 10 amerikanë nuk pajtohen me akuzat, përfshirë rreth dy të tretat e republikanëve.

Anketa sugjeron se aktpaditë e pashembullta ndaj një ish presidenti kanë ndikuar pak në polarizimin e elektoratit amerikan: shumica e amerikanëve nuk pajtohen me zotin Trump, por ai mbetet popullor në mesin e republikanëve. Në përgjithësi, 35% e amerikanëve janë në favor të zotit Trump dhe 62 për qind nuk janë në favor të tij. Brenda kampit republikan, megjithatë, 7 nga 10 prej tyre e vlerësojnë ish Presidentin pozitivisht, ndërkohë 6 nga 10 thonë se dëshirojnë që ai të kandidojë sërish në garën për Shtëpinë e Bardhë. Anketa u realizua më 10-14 gusht. Në kohën kur u krye anketa, 51 për qind e amerikanëve besonin se zoti Trump kishte vepruar në mënyrë të jashtëligjshme në rastin e Xhorxhias, përfshirë rreth 16 për qind të republikanëve.
Zoti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje dhe thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, ndërkohë që po garon kundër Presidentit Biden.

Vetëm rreth 2 në 10 amerikanë – rreth 17% - thonë se kanë “shumë” besim në udhëheqësit e Departamentit të Drejtësisë. Ky nivel i ulët i besueshmërisë është i shtrirë përgjatë gjithë spektrit politik; vetëm 26 për qind e demokratëve, 14 për qind e të pavarurve dhe 7 për qind e republikanëve thonë se kanë besim në agjencinë e rendit dhe ligjit. Rreth gjysma e amerikanëve kanë “pak” besim në Departamentin e Drejtësisë dhe rreth një e treta “nuk i besojnë fare.” Republikanët i besojnë më pak se demokratët Departamentit të Drejtësisë, në raport 48 për qind me 18 për qind.

“Është e qartë që zoti Trump po garon për president dhe kjo administratë aktuale po bën çmos ta arrestojnë rivali politik dhe ta fusë në burg,” tha zoti Cary Arnold, republikan, 56 vjeçar, nga Marylandi. “Qoftë edhe sipërfaqësisht, kjo jep një përshtypje tejet të keqe. Diçka e tillë pritet të shihet në vendet e treta, që udhëhiqen nga diktatorët.”

Veprimet e zotit Trump nuk kanë kaluar kufirin, për të merituar akuza penale, thotë ai.

“Nuk kam parë asgjë të jashtëligjshme,” thotë zoti Arnold. “E di që njerëzit thonë se ka bërë gjëra të jashtëligjshme, por asnjëra nga gjërat që po i thonë nuk kanë kuptim.”

Ndaj zotit Trump janë ngritur katër padi penale, që nga muaji prill, por për amerikanët këto aktakuza nuk kanë peshë të njejtë. Ndërkohë që rreth gjysma besojnë se zoti Trump ka bërë diçka të jashtëligjshme në trazirat e 6 janarit dhe rastin e Xhorxhias, përfshirë edhe rastin që ka të bëjë me dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në Florida, dhe vetëm rreth një e treta e të anketuarve thonë se zoti Trump veproi jashtëligjshëm, kur sipas akuzës, fshehu pagesën për një grua, e cila thotë se kishte patur marrëdhënie me të, për të blerë heshtjen e saj.

54 për qind e të anketuarve mendojnë se me veprimet e tij pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, zotit Trump e ka dëmtuar demokracinë, 19 për qind thonë jo dhe një e katërta nuk besojnë në asnjërin opsion. Republikanët janë të ndarë për sa i përket ndikimit të veprimeve të zotit Trump: 43% thonë që ai mbrojti demokracinë, ndërsa 23 për qind thonë se e kërcënoi atë. Rreth një e treta e republikanëve nuk besojnë në asnjërin opsion.

“Zoti Trump dhe shumë nga përkrahësit e tij thonë, se aktpaditë synojnë ta dëmtojnë atë në këto zgjedhje”, thotë republikani 60 vjeçar David Biggar nga Florida, që ka votuar dy herë kundër zotin Trump. “Por mendoj se ai po hetohet për veprime për të cilat duhet të gjykohet”, shton ai.

Amerikanët kryesisht nuk pajtohen me pretendimin e zotit Trump se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur. Shtatë nga 10 amerikanë thonë se Presidenti Biden është president i zgjedhur në mënyrë legjitime. Por, në mesin e votuesve republikanë, 57 për qind thonë se zgjedhja e zotit Biden ishte jolegjitime, krahasuar me 32 për qind të të pavarurve dhe 2 për qind të demokratëve. Sipas zonjës Treasa Howell, republikane 58 vjeçare nga Mizuri, shumë nga akuzat ndaj zotit Trump tingëllojnë të vërteta, por ajo beson që janë të motivuara nga politika më shumë se sa nga drejtësia dhe se zoti Trump po bëhet shembull.

“Sinqerisht, nuk mendoj që dikush në arenën politike luan 100% drejt,” thotë zonja Howell. “Më duket sikur është një aktakuzë politike, por besoj plotësisht që është e vërtetë. Dhe ky është problemi që kam me zotin Trump.”

Por, nëse zoti Trump siguron emërimin nga partia republikane dhe përballet sërish me zotin Biden, “ndonëse me hezitim, do të votoja për të”, thotë ajo.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet