LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e Nasrallahut, “humbje e madhe” për Hezbollahun dhe Iranin

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike i cili e kontrollon shumicën e Libanit jugor, tha se Nasrallahu u vra gjatë bombardimeve izraelite në kryeqytet, Bejrut, më 27 shtator.

28 Shtator 2024, 17:39 Nga I.A

Vrasja e Nasrallahut, “humbje e madhe” për Hezbollahun dhe

IRAN- Vdekja e Hassan Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun dhe mbështetësin e tij kryesor, Iranin. Hezbollahu, grup militant dhe parti politike i cili e kontrollon shumicën e Libanit jugor, tha se Nasrallahu u vra gjatë bombardimeve izraelite në kryeqytet, Bejrut, më 27 shtator.

Gjatë 30 vjetëve në krye të Hezbollahut, Nasrallahu e shndërroi këtë milici shiite në një forcë të madhe politike në Liban, si dhe në një armik të fuqishëm të Izraelit fqinj.

Hezbollahu – i cilësuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse Bashkimi Evropian e cilëson të tillë vetëm krahun e tij ushtarak – është gjithashtu anëtar kyç i të ashtuquajturit bosht i rezistencës i Iranit. Ky bosht është një rrjet i përfaqësuesve të Iranit dhe grupeve militante të mbështetura nga Teherani kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Vdekja e Nasrallahut është “humbje e madhe dhe turpëruese” për Iranin, tha Ali Fathollah-Hejad, drejtor i Qendrës për Lindjen e Mesme dhe Rendin Global me bazë në Berlin.

“Kjo është goditja më e rëndë për pozitën e Teheranit në rajon” që nga vrasja e komandantit të lartë iranian, Qassem Soleimani, nga një sulm ajror amerikan në Iran më 2020, tha Fathollah-Nejad për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.

Nasrallahu, Soleimani dhe lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, "përbënin bërthamën e ambicieve të gjera rajonale të Iranit", tha ai.

Një klerik karizmatik dhe orator i aftë, Nasrallahu u zgjodh shef i Hezbollahut në moshën 32-vjeçare. Me ndihmë të konsiderueshme financiare dhe politike nga Teherani, Nasrallahu e ndihmoi Hezbollahun të bëhej një entitet i fuqishëm politik dhe ushtarak në Liban dhe një lojtar kyç në rajon.

Vdekja e tij në moshën 64-vjeçare do të ketë "pasoja të rënda" për operacionet e boshtit të rezistencës së Iranit, tha Hamidreza Azizi, nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri.

"Tani për tani, kjo shkaktojë telashe të mëdha, mungesë koordinimi dhe paqartësi", i tha ai REL-in.

Rebelët Huthi të Jemenit, një tjetër anëtar i boshtit, mund ta marrin rolin e Hezbollahut nëse Irani vendos ta krijojë një hierarki të re në rrjet, thotë Azizi. Këta rebelë janë treguar “më të zotë” për ta sfiduar Izraelin prej se shpërtheu lufta e Gazës sesa anëtarët e tjerë të boshtit të rezistencës dhe gjithashtu kanë pësuan më pak goditje, tha Azizi.

"Por, nuk ka asnjë garanci se ata do të mbeten të tillë, duke pasur parasysh vendosmërinë e Izraelit për t’i ndjekur [anëtarët e boshtit] një nga një", shtoi ai.

Për Hezbollahun, vdekja e Nasrallahut mund të jetë katastrofike, thonë ekspertët.

"Do të jetë shumë e vështirë për ta zëvendësuar Nasrallahun", tha Norman Roule, një veteran i CIA-s që punonte në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

"Secilit pasardhës të tij do t'i mungojë statusi i tij politik në Liban dhe marrëdhënia personale me liderin suprem të Iranit", tha Roule për Radion Farda.

Hezbollahu ka pësuar dështime të mëdha në muajt e fundit. Izraeli i ka vrarë anëtarët kryesorë të udhëheqjes së tij, ka shkatërruar një pjesë të madhe të arsenalit të tij ushtarak dhe ka ndërprerë komunikimet e tij.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë zhdukur një brez të tërë të udhëheqësve të Hezbollahut, të cilët marrin me vete një përvojë të madhe kolektive që është e pazëvendësueshme”, tha Roule.

Baza e mbështetjes së Hezbollahut nuk shtrihet përtej komunitetit shiit të Libanit dhe jo të gjithë në komunitet e mbështesin grupin.

Heiko Wimmen, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave me bazë në Bruksel, tha se Hezbollahu është shumë "i institucionalizuar për t'u shkatërruar". Por, shtoi ai se ky grup mund të “dorëzohet në fund” nëse vazhdon të marrë kaq shumë "goditje të mëdha"./REL

hezbollahu hassan nasrallahu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet