28 Shtator 2024, 17:21
Nga E. D
Mohammed Shia al-Sudani
IZRAEL- Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani dënoi të shtunën vrasjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah nga Izraeli, duke e cilësuar atë një krim dhe një sulm të turpshëm. Udhëheqësi i Hezbollahut u vra të premten në një sulm që synonte bastionin e grupit në Bejrutin jugor. Al-Sudani iu referua Nasrallahut si një martir në rrugën të drejtëve.
“Në një akt të ri të urryer agresioni, Izraeli ka kaluar të gjitha vijat e kuqe”, tha ai.
Ai theksoi se Nasrallah kishte ndjekur gjurmët e martirëve të mëparshëm që luftuan kundër pushtimit shtypës. Al-Sudani pohoi se sulmi në Dahieh, Bejrut, pasqyroi një dëshirë të pamatur për të zgjeruar konfliktin në kurriz të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.
Ai theksoi se betejat e vazhdueshme, duke përfshirë kauzën e drejtë palestineze dhe konfrontimin e Libanit me agresionin izraelit, do të rezultonin përfundimisht në fitoren e popullit. Ai u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare, Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe fuqive rajonale që të marrin veprime vendimtare për të parandaluar agresionin e mëtejshëm dhe për të ndalur gjenocidin etnik të popullit palestinez që është përshkallëzuar që nga tetori i kaluar.
Ai vuri në dukje gjithashtu se sulmet e fundit kanë çuar në vdekjen e qindra libanezëve të pafajshëm, duke pyetur se kujt i shërben vërtetë një dhunë e tillë. Duke riafirmuar qëndrimin e Irakut, Al-Sudani shprehu mbështetjen e Irakut për popullin palestinez dhe libanez, të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar, parimet humanitare dhe detyrimin moral për të mbrojtur ata që qëndrojnë kundër shtypjes.
“Mëshira dhe paqja e Allahut mbi dëshmorin Sayyed Hassan Nasrallah. Lavdi dhe nder të gjithë dëshmorëve të Libanit, Palestinës dhe përballjes së drejtë kundër agresionit dhe shtypjes," përfundoi ai.
mohammed shia al-sudani
Bota
28 Shtator 2024, 17:12
E. D
Miroslav Lajçak dhe Vjosa Osmani
NEW YORK- Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka p&eum...
Bota
28 Shtator 2024, 17:09
I.A
POLONI- Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, do të kërkojnë fonde nga Bashkimi Evropian për ta ndërtuar nj...
Bota
28 Shtator 2024, 16:50
E. D
foto ilustruese
SPANJË- Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë zhdukur pas mbytjes së një a...
Bota
28 Shtator 2024, 16:39
E. D
Hassan Nasrallah
IZRAEL- Izraeli tha të shtunën se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke i dhënë god...
Bota
28 Shtator 2024, 16:08
E. D
foto ilustruese
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe një kohësisht kandidati republikan ka licencuar një seri të kufizuar mod...
Bota
28 Shtator 2024, 15:59
I.A
IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei u ka bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën që të b...
Bota
28 Shtator 2024, 16:01
E. D
NEPAL- Të paktën 38 njerëz janë vrarë në Nepal që nga mëngjesi i së premtes pasi reshjet e vazhdueshme shkaktuan ...
Bota
28 Shtator 2024, 15:15
E. D
pamje nga permbytjet
SHBA- Autoritetet në një zonë të gjerë në juglindje të Shteteve të Bashkuara kanë dal&eum...
Bota
28 Shtator 2024, 15:03
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Është zbardhur dëshmia e 17-vjeçarit në italian, i cili vrau një 42-vjeçare me origjin&...
Bota
28 Shtator 2024, 14:49
I.A
UKRAINË- Rusia i kreu dy sulme të shtunën kundër një spitali në rajonin kufitar të Ukrainës, Sumi, duke i vrarë s...