LIVE UPDATES
Bota

Votimi për largimin e kryetarëve, zgjedhje apo referendum?

Sipas tyre, votimi në bazë të këtij udhëzimi është një formë e referendumit, për të cilin Kosova nuk ka bazë ligjore.

7 Shtator 2023, 19:22 Nga I.A
Votimi për largimin e kryetarëve, zgjedhje apo referendum?
Votimi

KOSOVË- Me Udhëzimin Administrativ që ka nxjerrë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës për largimin e kryetarëve të komunave nga detyra, nuk do të mund të organizohen zgjedhje të reja, thonë disa njohës të çështjeve juridike-kushtetuese. Sipas tyre, votimi në bazë të këtij udhëzimi është një formë e referendumit, për të cilin Kosova nuk ka bazë ligjore.

Udhëzimi Administrativ, i cili është bërë publik këtë javë, parasheh fillimisht inicimin e një peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse dhe nënshkrimin e tij nga 20 për qind e votuesve të asaj komune.

Më pas, peticioni me nënshkrime do t’i dërgohej kryesuesit të kuvendit komunal dhe ai do ta dërgonte atë për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse KQZ-ja vlerëson se janë ndjekur hapat e duhur, ajo organizon votimet për largimin e kryetarit nga funksioni. Për largimin e tij do të duhen 50 për qind plus një votë e qytetarëve.

Nevoja për këtë udhëzim administrativ ka ardhur pas kërkesave të komunitetit ndërkombëtar që Kosova të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri, me qëllim shtensionimin e situatës në atë zonë.

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë se votimi që do të mund të pasonte peticionin për largimin e kryetarit të komunës, do të ishte “njëfarë mini-referendumi”, i cili “nuk është i paraparë me ligj”.

“Ky veprim, mua më duket se është i kotë dhe se nuk do të ketë efekte në arritjen e objektivave”, thotë Kryeziu për Radion Evropa e Lirë. Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë se votimi eventual, të cilin e parasheh Udhëzimi Administrativ, nuk mund të cilësohet si “proces zgjedhor”.

“Nuk mund t’iu referohet zgjedhjeve, sepse, në këtë rast, qytetarët do të votonin për ‘po’ ose ‘jo’ - do të thotë, a dëshirojnë ta largojnë kryetarin apo jo. Kjo nuk mund të quhet zgjedhje. Ky është vetëm referendum”, thotë Daka për Radion Evropa e Lirë.

Ajo kujton se KQZ-ja e ka për obligim të organizojë zgjedhje dhe referendume, porse, siç thotë, Ligji për zgjedhje ekziston, kurse ai për referendum jo.

“Për të pasur kompetencë KQZ-ja që ta organizojë një votim të tillë, duhet të ekzistojë Ligji për referendum. Atë ligj nuk e kemi dhe këtu mbaron e gjitha, sipas meje”, shprehet Daka.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi përmes telefonit kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për ta pyetur nëse KQZ-ja mund të organizojë procese eventuale të votimit për shkarkimin e kryetarëve. Por, Radoniqi tha se është “jashtë vendit” dhe se “nuk ka kohë të përgjigjet”.

REL-i tentoi të bjerë në kontakt edhe me sekretariatin e KQZ-së, si dhe me zëdhënësin e këtij institucioni, por ata nuk ishin të qasshëm.

Iu drejtua edhe Qeverisë së Kosovës me pyetjen nëse Ligji për referendum është i nevojshëm për organizimin eventual të votimeve për shkarkimin e kryetarëve, por nuk mori përgjigje.

Në këtë pyetje, REL-it nuk iu përgjigj as Departamenti Ligjor i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në një intervistë dhënë më 6 shtator, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, tha për REL-in se Udhëzimi Administrativ për largimin e kryetarëve, është kundërkushtetues dhe kundërligjor.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se pyetja që parashtrohet në fletëvotim, përcakton nëse votimi ka të bëjë me iniciativë qytetare apo referendum.

Ai sqaron se në rast se votimi do të ishte iniciativë qytetare, pyetja do të duhej të parashtrohej si për shembull: “A pajtoheni për shkarkimin e kryetarit te komunës”? Ndërkaq, në rast se votimi do të ishte referendum, në fletëvotim do të parashtrohej konstatimi dhe pyetja, si për shembull: “Qytetarët përmes peticionit kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës. A jeni për ose kundër”?

Kosova nuk ka ligj për referendum. Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për këtë çështje në vitin 2018, por procedurat nuk kanë shkuar më tutje.

Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se ligji për referendumin ose çfarëdo baze ligjore mbi të cilën do të mbështetej Udhëzimi Administrativ, nuk mund të iniciohet te ligjvënësit.

“Udhëzimi administrativ nuk mund t’i paraprijë në asnjë rrethanë ligjit, sepse udhëzimi administrativ zakonisht shërben për të zbatuar ligjin në praktikë dhe nuk mund prodhojë pasoja që udhëzimi administrativ ta detyrojë Kuvendin të miratojë ligj të caktuar”, thotë Miftaraj.

Në bazë të një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian, Kosova ka treguar gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Tensionet në këtë zonë janë rritur qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë hyrë në zyrat e tyre, me gjithë kundërshtimet e popullatës lokale serbe. Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat i ka bojkotuar komuniteti serb.

Si opsion për qetësimin e situatës, BE-ja ka kërkuar zgjedhje të reja dhe Prishtina zyrtare ka thënë se është dakorduar. Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë mbahen në tri raste: nëse kryetari jep dorëheqje, nëse qytetarët e kërkojnë shkarkimin e tij përmes peticionit, dhe nëse kryetari nuk paraqitet në vendin e punës për më shumë se një muaj, pa arsye.

Marrë nga REL

kosove enver hasani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet