Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Protestuesit në sheshin e “Wenceslas” të Pragës kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe ngritën pankarta që i quanin ministrat "diletantë".
Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Pragës të premten për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë, duke e fajësuar atë për rritjen e çmimeve në vend dhe mbi “një fokus të tepruar ndaj luftës në Ukrainë.” Protesta u organizua nga partia Lëvizja e Parë, e cila ka lidhje me të djathtën ekstreme, dhe përkonte me festën kombëtare të 28 tetorit që përkujton themelimin e Çekosllovakisë së pavarur në vitin 1918.
Protestuesit në sheshin e “Wenceslas” të Pragës kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe ngritën pankarta që i quanin ministrat "diletantë".
"Qeveria që kemi është më e keqja në historinë e Republikës Çeke dhe nuk jam e vetmja që mendoj kështu,"- deklaroi protestuesja Eva Frantova për agjencinë e lajmeve AFP.
Ajo kritikoi kabinetin e kryeministrit Petr Fiala për çmimet e larta të energjisë dhe e akuzoi atë se i kushton më shumë vëmendje Ukrainës sesa popullit të tij.
Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, i ka ofruar Ukrainës ndihmë të konsiderueshme ushtarake dhe humanitare që kur Rusia nisi agresionin e saj ushtarak në shkurt. Frantova tha gjithashtu se kishte "çensurë në rritje", duke vënë në dukje vendimin e qeverisë për të mbyllur disa faqe interneti pro-Moskës pas fillimit të luftës.
Vendi me 10.5 milionë banorë po lufton me inflacionin në rritje, i cili arriti në 18 për qind në shtator. Rritjet e çmimeve, që ka prekur mbarë Evropën, është nxitur nga një rritje në koston e energjisë, e shkaktuar kryesisht nga Rusia që kufizon furnizimin me gaz në Evropë në përgjigje të sanksioneve ekonomike të BE-së.
Protesta e së premtes pason një demonstratë anti-qeveritare në shtator të thirrur nga i njëjti grup. Ajo protestë grumbulloi rreth 70.000 njerëz në sheshin Wenceslas. Çekosllovakia u nda në Republikën Çeke dhe Sllovakinë në mënyrë paqësore në vitin 1993, katër vjet pas revolucionit që i dha fund katër dekadave të sundimit njëpartiak nga regjimi komunist aleat i Moskës./REL
Foto ilustruese Protestuesit në Iran u përballën me forcat e sigurisë të premten në qytetin juglindor të Zahedanit, ku p...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth takimit të zhvilluar me ambasadorët e QUINT ditën e sotme k...
Putin RUSI- Një klip interesant u shpërnda në Twitter nga Francis Scar, një korrespondent i BBC-së që ndjek mediat ruse, nga ...
SHBA- Një vepër arti e piktorit abstrakt holandez Piet Mondrian është varur me kokë poshtë në galeri të ndryshme p&eum...
Ushtare ruse RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha presidentit Vladimir Putin gjatë një takimi të premten se thirrja për m...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së qeverisë dhe takimit të zhvlluar në zyrën e tij me a...
Panda TAJVAN- Tajvani u ka kërkuar ekspertëve veterinar kinezë që të ndihmojnë në trajtimin e një panda mashkull q&...
Targat BRUKSEL- Komisioni Evropian shpreson se do të gjendet “një zgjidhje e përshtatshme” për konvertimin e targave, para ...
Pelosi dhe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi sot kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pasi nj...
Paul Pelosi SHBA- Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares Nancy Pelosi, u sulmua dhunshëm në shtëpinë e tyre në San Francisko h...