LIVE UPDATES
Bota

VOA: Shoqëria civile kërkon mbështetje për fuqizim gjatë shërbimeve ndaj komunitetit

Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile po përpiqet të ndërtojë një dialog të strukturuar me autoritetet publike, si dhe një bashkëpunim të ngushtë për të rritur së bashku shërbimet sociale në vend.

24 Prill 2023, 22:54 Nga k.m.
VOA: Shoqëria civile kërkon mbështetje për fuqizim
Foto ilustruese

Në Shqipëri, shoqëria civile po kalon një një periudhë të vështirë sfidash konkrete të mbijetesës. Ndërsa problemet sociale, që NGO-të trajtojnë sa vijnë e shtohen, mbështetja për këto organizata është në rënie dhe përherë e më e pamjaftueshme.

Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile po përpiqet të ndërtojë një dialog të strukturuar me autoritetet publike, si dhe një bashkëpunim të ngushtë për të rritur së bashku shërbimet sociale në vend. Organizatat e shoqërisë civile u mblodhën sot në një takim kombëtar me synimin që të bashkërendojnë mes tyre përfshirjen në një dialog të hapur me autoritetet publike mbi nevojat që ato kanë sot. Qendra Vatra ka mbi 23 vite që mbështet viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe të trafikimit, krahas Rrjetit për fuqizimin e grave, Rrjetit kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe Koalicionit të strehëzave anti-trafikim.

Drejtuesja e Vatrës, Brikena Puka, thotë se gjendja në këtë fushë është e rënduar dhe fondet janë të pamjaftueshme, ndaj duhet fuqizuar sistemi i mbrojtjes dhe i shërbimeve sociale për këtë grupim.

“Vajzat dhe gratë mbeten pre e vrasjeve, dhunës dhe trafikimit. Ky është një alarm për shoqërinë shqiptare. Së pari duhet fuqizuar sistemi i mbrojtjes në institucionet e drejtësisë. Policia, prokuroria dhe gjykata duhet të kenë në qendër mbrojtjen e viktimës dhe jo penalizimin e viktimës. Së dyti duhen fuqizuar shërbimet sociale. Duhen shtuar burimet financiare në nivel lokal për fuqizimin e sistemit të ruajtjes së viktimave”, thotë zonja Puka.

Ajo shtoi se qeveria duhet të mbështesë më shumë organizatat që punojnë drejtpërdrejt me viktimat e dhunës më bazë gjinore, të cilat janë rrjetëzuar në të gjithë vendin.

Marrëdhëniet mes shoqërisë civile dhe autoriteteve publike në Shqipëri pengohen shpesh nga mosbesimi i ndërsjelltë, por nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile, Vladimir Thano, thekson se ka ardhur koha që palët të dëgjojnë njëra tjetrën në dobi të qytetarëve në nevojë, që presin shërbime si nga administrate ashtu edhe nga shoqatat.

“Raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë ka cituar faktin që roli i Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile duhet të jetë më i fortë, dhe zëri i qytetarëve me anë të organizatave duhet të jetë më i fortë, sepse shoqëria shqiptare ka mundësi reale të zhvillohet dhe të ndryshojë. Ndaj ne e veçuam faktin që ne dëshirojmë të nxitim një dialog të strukturuar mes autoriteteve publike dhe përfaqësueve të shoqërisë civile”, shtoi Thano.

Organizatat joqeveritare po përpiqen që të forcojnë zërin e aktivizmit të tyre, ndërsa kanë një seri mungesash në punën e tyre për të ndihmuar komunitetet në nevojë. Organizata Së Bashku për Jetën” ka 15 vjet që ndjek problematikat e sektorit të shëndetësisë dhe çështjeve sociale.

“Mendoj që zëri i popullatës, zëri i pacientëve dhe i çdo qytetari për këto problematika që ka sistemi ynë shëndetësor e social duhet të fuqizohet. Ne do të jemi një zë i fuqishëm i tyre në këtë Këshill, dhe dëshirojmë që kyKëshill të mos jetë fiktiv dhe fjala e tij të dëgjohet”, thotë drejtuesja e organizatës, Egla Bardhi.

Mungesa e mbështetjes për zgjerimin dhe fuqizimin e shoqërisë civile e tkurr debatin, aktivizmin, dhe vet shoqërinë civile, thotë Altin Hazizaj, drejtues i qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, CRCA.

Ai thotë se qeveria e ka ulur mbështetjen për shoqërinë civile, dhe shprehu shqetësim për faktin se në shumë qytete të tjerë jashtë Tiranës mezi mbijetojnë një apo dy organizata, kur atje duhet të gëlojnë shoqatat për shkak të problemeve të shumta që kanë ato komunitete.

“Ka një mospërputhje mes fjalëve dhe realitetit. Me fjalë, në çdo konferencë dëgjohet se “ne mbështesim shoqërinë civile”, se “jemi bashkë me shoqërinë civile”, por realiteti I fakteve dhe veprave tregon se shteti jep shumë herë më pak financime, dhe ato financime shkojnë në grupime që janë të lidhura me qeverinë, madje kjo e fundit nuk pranon të ulet për dialog me organizatat joqeveritare”, thotë Hazizaj.

Për shumë vite një pjesë e madhe organizatave joqeveritare janë mbështetur nga fondacione dhe donatorë të vendeve perëndimore, amerikane dhe europiane, ndërsa tani shoqëria civile me kapacitetet profesionale të saj mendon se edhe qeveria shqiptare duhet të luajë një rol kryesor për të ndërtuar së bashku shërbimet për komunitetet në nevojë.

“Shoqëria civile ka brenda vetes dy komponentë të fuqishëm: ka ekspertizën, me të cilën qeveria furnizohen herë pas here, ka edhe aktivizmin. Nismat që ne themi nuk mund të shkojnë përpara pa aktivizmin. Të dyja bashkë e bëjnë shoqërinë civile të fuqishme. Ne duam të kemi një rol më të fuqishëm, sepse ndjehemi të shpërfillur”, thotë Zana Vokopola, përfaqësuese e Institutit të Kërkimeve Urbane.

Institucionet europiane ka shumë vite që bëjnë të njëjtin koment për Shqipërinë, që shoqëria civile duhet të jetë më aktive, që qeveria duhet të përfshijë në vendimmarrje më shumë aktorë të shoqërisë civile. Ekspertët pohojnë që ndonëse Shqipëria ka marrë nga Bashkimi Europian ligjet më të mira në këtë fushë, ato nuk zbatohen, dhe ndërsa politika mbizotëron rreptësisht jetën e vendit, hapësirat e shoqërisë civile për t’u përfaqësuar dhe për të ngritur zërin e qytetarëve jashtë politikës janë pakësuar në minimum./VOA

shoqeria civile

Sondazh

Poll
Bota 24 Prill 2023, 22:51 k.m.

Shpërthimi në Pakistan vret 8 persona

Foto ilustruese PAKISTAN- Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në veriperëndim të Pakistanit të...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet