LIVE UPDATES
Bota

VOA: Gjykata e Lartë në SHBA merr në shqyrtim çështjen e bllokimit të kritikave për zyrtarët publikë

Një gjykatë e shkallës më të ulët kishte vlerësuar se ish-presidenti Trump kishte shkelur Amendamentin e Parë të Kushtetutës duke bllokuar pikëpamjet e zërave kritikë.

24 Prill 2023, 21:49 Nga k.m.
VOA: Gjykata e Lartë në SHBA merr në shqyrtim
Foto ilustruese

Gjykata e Lartë tha të hënën se do të vendosë nëse zyrtarët publikë lejohen të bllokojnë komentet e kritikëve në llogaritë e tyre në rrjete sociale, një çështje e ngritur më parë në një rast në lidhje me ish-presidentin Donald Trump. Dy vite më parë, Gjykata e Lartë hodhi poshtë rastin mbi përpjekjet e Trump për të bllokuar kritikët nga llogaria e tij personale në rrjetin Twitter.

Një gjykatë e shkallës më të ulët kishte vlerësuar se ish-presidenti Trump kishte shkelur Amendamentin e Parë të Kushtetutës duke bllokuar pikëpamjet e zërave kritikë. Por Gjykata e Lartë kishte vendosur të rrëzojë këtë çështje pasi sipas saj nuk ishte më e nevojshme të shqyrtohej pas pezullimit të Trump nga Twitteri dhe fundit të mandatit të tij presidencial.

Llogaria e ish-presidentit republikan është zhbllokuar.

Gjykata ka pranuar tani të trajtojë dy çështje ku përfshihen figura të një profile shumë më të ulët. E para përfshin dy anëtarë të zgjedhur të një bordi arsimi në Kaliforni. Anëtarët, Michelle O’Connor-Ratcliff dhe T.J. Zane, përdorin llogaritë e tyre në Facebook dhe Twitter për të komunikuar me publikun. Dy prindër, Christopher dhe Kimberly Garnier, u bllokuan nga llogaritë e anëtarëve të bordit pasi bënë kritika në postimet e tyre. Një gjykatë apeli vlerësoi se anëtarët e bordit shkelën të drejtat e fjalës së lirë me këtë veprim.

Rasti tjetër ka të bëjë me James Freed-in, i cili nga viti 2014 udhëheq administratën e qytetit Port Huron në Miçigan. Freed, i cili u emërua në këtë pozitë nga kryebashkiaku dhe Këshilli Bashkiak, përdor një faqe në Facebook për të komunikuar me publikun. Në vitin 2020, një banor, Kevin Lindke, komentoi në këtë llogari disa herë nga tre profile në Facebook, duke kritikuar mes të tjerash reagimin e bashkisë ndaj pandemisë COVID-19. Freed bllokoi të tre llogaritë dhe fshiu komentet e Lindke.

Lindke ngriti padi, por gjykatat më të ulëta mbajtën anën e Freed. Katie Fallow, eksperte në Institutin Knight për Amendmentin e Parë në Universitetin e Kolumbias, që ishte i përfshirë në çështjen Trump, tha se gjithnjë e më shumë zyrtarët publikë po përdorin mediat sociale për të komunikuar rreth biznesit zyrtar.

“Zyrtarët e qeverisë nuk mund t’i bllokojnë njerëzit nga këto forume thjesht sepse nuk u pëlqen ajo që thonë,”- tha Fallow.

Gjykata e Lartë nuk do të dëgjojë çështjet e reja para vjeshtës. Gjyqtarët këtë javë po dëgjojnë argumentet e tyre të fundit të planifikuar dhe do të marrin vendime në maj dhe qershor përpara se të shkojnë në pushimin veror. Gjykata do të rifillojë shqyrtimin e argumenteve në tetor./VOA

gjykata e larte donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës