LIVE UPDATES
Bota

VOA: Kosova kremton 9 majin, Ditën e Evropës, ndërsa mbetet e fundit në rajon në proceset integruese

Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se u bë “thembra e Akilit” në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim e cila muajin e kaluar mori dritën jeshile nga Asmableja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

9 Maj 2024, 17:41 Nga E. D
VOA: Kosova kremton 9 majin, Ditën e Evropës, ndërsa mbetet e
foto ilustruese

KOSOVA- Të mërkurën një zëdhënës i Këshillit të Evropës i tha Zërit të Amerikës se çështja e Kosovës nuk është në agjendën e takimit të ministrave të Këshillit të Evropës, që mbahet javën e ardhshme.

Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se u bë “thembra e Akilit” në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim e cila muajin e kaluar mori dritën jeshile nga Asmableja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Disa nga vendet perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e shndërruan në kusht për votën e tyre hedhjen e hapave konkretë nga Kosova për themelimin e Asociacionit, në bazë të një projektstatuti të hartuar nga diplomatë perëndimorë që iu dorëzua palëve në tetor të vitit të kaluar. Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e cilësoi “absurd” dhe të papranueshëm një kushtëzim të tillë.

Analistët me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës thonë se vendosja e kushteve të tilla jo formale në procese integruese është një praktikë që shtetet anëtare të bllokut e përdorin për t’u bërë trysni palëve që të përmbushin detyrimet e tyre.

“Edhe pse nuk është në asnjë mënyrë një kusht formal për integrimin e Kosovës në Këshill të Evropës sepse Kosova në prill është konstatuar se ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim, megjithatë duket se Asociacioni po përdoret si mjet që i ushtron trysni shtetit të Kosovës për të dhënë një zgjidhje lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin edhe qeveria e Kosovës ka dhënë një premtim se do të punojë në drejtim të themelimit të tij. Pra nëse statuti aktual nuk është i duhuri dhe nuk përputhet me kriteret e Gjykatës Kushtetuese, atëherë qeveria duhet të tregojë një maturi politike për të ofruar një zgjidhje për të dalë nga situata ku gjendemi sepse anëtarësimi në Këshill të Evropës është shumë i rëndësishëm”, tha Njomza Arifi nga Grupi për Studime Juridike e Politike.

“Aty është çështje politike dhe normalisht ka edhe kërkesa politike, që nuk do të duhej të ishin por për fat të keq janë aty, siç kanë theksuar për shembull Franca dhe Gjermania që duhet të ecim një hap tutje me çështjen e Asociacionit, këtu është gjithë problematika e shtetit të Kosovës mendoj për të ecur tutje jo vetëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës por në tërësi drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO. Këto janë institucione në të cilat është në dorën e perëndimit që ne të përparojmë, por perëndimi po kërkon një lloj baraspeshe mes kërkesave të Kosovës, Serbisë dhe pakicës serbe në Kosovë”, thotë profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi.

Afrimi me Këshillin e Evropës ishte parë si një hap i rëndësishëm për Kosovën e cila kremton 9 majin Ditën e Evropës me aspiratën që një ditë të jetë pjesë e bllokut.

Por ku qëndron Kosova aktualisht në procesin e integrimeve evropiane?

“Nëse e krahasojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor në momentin që po flasim Kosova renditet në fund të procesit në krahasim me shtetet tjera duke qenë se së fundmi edhe Bosnje e Hercegovina iu dha drita e gjelbërt për hapje të negociatave. Kurse Kosova tash e sa vite mbetet në fazën e implementimit të marrëveshjes së stabilizim asocimit e cila është arritur vite më parë dhe përkatësisht në zbatimin e planit kombëtar evropian dhe deri vonë edhe në planin për reforma të agjendës evropiane. Kjo ka qenë marrëveshja e vetme kontraktuale e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe fatkeqësisht ende mbetet në nivel të MSA-së”, thotë zonja Arifi.

“Integrimi evropian për Kosovën është një ëndërr e cila ngadalë po bëhet realitet por shumë e vështirë në praktikë sepse Kosova është vendi i fundit që e ka fituar pavarësinë nga ish Jugosllavia dhe në njëfarë mënyre kjo na ka penalizuar në shumë procese. Nga aspekti legjislativ mund të themi se jemi më mirë se rajoni, por nga aspekti i zbatimit nuk mund të themi se jemi më të mirët”, thotë zoti Arifi.

Njohës të kësaj fushe thonë se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në institucionet evropiane është e lidhur ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se mungesa e përparimit në këtë proces po e ngadalëson integrimin e vendit.

“Nëse ne zbatojmë marrëveshjet e arritura deri sot në mënyrë të njëanshme, Bashkimi Evropian në njëfarë mënyre e ka garantuar ecjen në këtë proces në mënyrë të pavarur. Pra nëse ne lëvizim, ne lëvizim tutje, nëse ne zbatojmë marrëveshjet atëherë Kosova lëvizë tutje sepse nuk ka alternativë tjetër. Unë mendoj se ne nuk duhet të mbesim në kurthin e fqinjit tonë verior i cili nuk po mund të këndellet, ne nuk guxojmë të presim që një shtet të demokratizohet e mandej edhe ne të fillojmë, kjo qasje është shumë e gabuar sepse ne humbim”, thotë zoti Arifi.

“E kemi parë dhe vazhdojmë ta shohim se Bashkimi Evropian në asnjë mënyrë nuk e mbështet anëtarësimin e një shteti të ri nëse ai shtet ka një konflikt dypalësh me një shtet tjetër që potencialisht mund të jetë anëtar në Bashkimin Evropian. Pra Bashkimi Evropian fare nuk ka interes për anëtarësim të shteteve të reja të cilat kanë konflikte dypalëshe në mes vete dhe kjo vazhdimisht bëhet e ditur nga zyrtarë të bllokut që edhe për Kosovën edhe për Serbinë ky proces është ngushtë i lidhur me normalizimin e marrëdhënieve që nënkupton respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, thotë zonja Arifi.

Por ndonëse vitin e kaluar palët u pajtuan për një marrëveshje normalizimi në Bruksel dhe në Ohër, zbatimi i saj nuk ka filluar dhe diplomatët perëndimorë janë vënë në përpjkeje për ringjalljen e saj mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë në rajon.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, shkroi në rrjete sociale se bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak “janë bashkërenduar mbi strategjitë për ta çuar përpara çështjen e bisedimeve Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve”. Ai nënvizoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun si “rrugë për marrëdhënie paqësore”. Por, zoti O’Brien e as zoti Lajçak nuk dhanë ndonjë hollësi për strategjitë e përmendura./VOA

kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet