LIVE UPDATES
Bota

Embargoja tregëtare e Turqisë ndaj Izraelit dhe pasojat e saj

Portet e Turqisë janë mbyllur për tregtinë me Izraelin. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan thotë se embargoja do të hiqet vetëm nëse arrihet një armëpushim i përhershëm në Gazë.

9 Maj 2024, 15:44 Nga E. D
Embargoja tregëtare e Turqisë ndaj Izraelit dhe pasojat e saj
foto ilustruese

TURQI- Vendimi i Turqisë javën e kaluar për të ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin ka të ngjarë të godasë rëndë ekonominë e Izraelit. Turqia synon të ushtrojë trysni ndaj shtetit hebre për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gazë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, shqetësimet për ndikimin e kësaj embargoje përfshijnë përpjekjet e Turqisë për të nxitur edhe vende e tjera në botën islame të bëjnë të njëjtën gjë.

Portet e Turqisë janë mbyllur për tregtinë me Izraelin. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan thotë se embargoja do të hiqet vetëm nëse arrihet një armëpushim i përhershëm në Gazë.

Të martën Presidenti Erdogan kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të ushtrojë trysni më të madhe ndaj Izraelit. Analistët paralajmërojnë se kjo do të ketë pasoja më të gjera.

“Turqia u bë vendi i parë që vendosi një embargo totale tregëtare ndaj Izraelit, duke përfshirë eksportet dhe importet. Turqia ka të ngjarë të përpiqet të, bindë vende të tjera, në botën islame, në botën arabe, të marrin vendime të njëjta”, thotë Sinan Ulgen, analist në Qendrën për Studime të Ekonomisë dhe Politikës së Jashtme në Stamboll.

Vitin e kaluar, tregtia turko-izraelite kapte vlerën e afro 7 miliardë dollarëve, nga të cilat më shumë se 5 miliardë dollarë ishin eksporte turke.

Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz e dënoi embargon, duke u zotuar të gjejë furnizues alternativë.

Analistët paralajmërojnë se ekonomia izraelite do t’i ndjejë pasojat.

“Ka shumë mallra që ne importojmë nga Turqia, si makina, ushqime, tekstile e artikuj të tjerë. Sigurisht, mund të gjenden tregje të tjera që mund të furnizojnë Izraelin. Por do të duhet kohë për të gjetur zëvendësues dhe ato do të kushtojnë më shumë”, thotë Gallia Lindenstrauss, analiste në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

Izraeli mbështetet shumë tek nafta nga Azerbajxhani që dërgohet në portin Ceyhan të Turqisë prej nga më pas dërgohet në rafineritë izraelite.

Azerbajxhani është aleat i Izraelit dhe Turqisë. Mbetet e paqartë se si embargoja turke do të ndikojë në shitjen e kësaj nafte në Izrael, por analistët paralajmërojnë se një ndërprerje e furnizimeve mund të ketë pasoja të rënda edhe për Ankaranë.

“Kjo do të armiqësojë marrëdhëniet turko-izraelite. Përmirësimi i tyre do të kërkojë vite të tëra. Nëse ndodh, do të ndikonte negativisht edhe në marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Turqisë. Izraelitët mund të thonë, 'Ne kemi mundësi të tjera'”, thotë Mehmet Ogutcu analist në organizatën 'London Energy Club'.

Tregtia ka qenë historikisht arsyeja që ka ruajtur marrëdhëniet turko-izraelite edhe në kohë tensionesh të larta. Megjithatë, analistët parashikojnë se niveli i tanishëm i armiqësisë nënkupton se embargoja nuk do të hiqet së shpejti.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit do të ndodhte vetëm nëse ndryshohej qeveria në Izrael. Atëherë do të merrej parasysh edhe heqja e embargos tregëtare”, thotë analisti Sinan Ulgen.

Megjithatë, pasojat e embargos mund të shtrihen përtej qeverive aktuale në Turqi dhe Izrael. Vëzhguesit paralajmërojnë se rivendosja e tregëtisë dhe besimit mund të kërkojë një kohë të gjatë./VOA

turqi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë