8 Mars 2024, 20:21
Nga M.B
Volodmyr Zelensky dhe Recep Tayyip Erdogan
STAMBOLL- Presidenti turk Tajip Erdogan priti të premten në Stamboll homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky për bisedime mbi rrjedhën e luftës Ukrainë-Rusi, marrëveshjen e dështuar të drithit në Detin e Zi dhe rritjen e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, thanë të dyja palët. Presidenca turke tha se takimi filloi rreth orës 16:15, pasi Zelensky vizitoi një kantier detar pranë Stambollit për të inspektuar punën në dy korveta që po ndërtoheshin për marinën e Ukrainës. Vizita e Zelensky-t në Stamboll vjen përpara një vizite të pritshme të presidentit rus Vladimir Putin, për të cilën Kremlini ka thënë se do të jetë pas zgjedhjeve ruse më 15-17 mars.
Zyra e Zelensky-t tha se axhenda me Erdogan përfshin një formulë paqeje që synon t'i japë fund luftës me Rusinë, lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës të mbajtur nga Moska dhe lidhjet dypalëshe të industrisë së mbrojtjes. Në fillim të takimit, Zelensky tha në platformën e mediave sociale X se Ankaraja dhe Kievi duhet të punojnë së bashku për të arritur sigurinë ushqimore dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, duke shtuar se Ukraina gjithashtu dëshironte lidhje më të forta të mbrojtjes me Turqinë dhe kishte nevojë për ndihmën e saj për të siguruar lirimin e të burgosurit.
“Ne jemi të interesuar të forcojmë bashkëpunimin dypalësh dhe bashkëprodhimin me kompanitë turke të mbrojtjes”, tha ai.
Një burim diplomatik turk, sipas Reuters, tha se Ankaraja do të përsërisë dëshirën e saj për t'i dhënë fund luftës në bazë të negociatave, duke theksuar gjithashtu mbështetjen e fortë të vazhdueshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
lufta rusi-ukraine
Bota
8 Mars 2024, 20:13
E. D
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetrai i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev tha se presidenti i SHBA Joe Biden nuk duhet të...
Bota
8 Mars 2024, 20:19
h.k
Foto ilustruese
KIEV-Ukraina do t’i pranojë 6 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në dy muajt e ardhshëm, tha kryeministri ukrai...
Bota
8 Mars 2024, 20:17
M.B
Mali i Zi
MALI I ZI- Veprimtaret e të drejtave të njeriut në Ulqin paraqitën sfidat dhe vështirësitë e gruas në sho...
Bota
8 Mars 2024, 19:44
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se shtatë raketa u hodhën nga Libani jugor në drejtim të Izraelit verior. Në nj&eum...
Bota
8 Mars 2024, 19:49
M.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e tij të tretë për gjendjen e vendit të enjten në mbrë...
Bota
8 Mars 2024, 19:43
S.B
Mbreti Charles I
BRITANI E MADHE- Një unazë 400-vjeçare, dikur në pronësi të mbretit Charles I, do të shitet p&eu...
Bota
8 Mars 2024, 19:34
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump ka konsoliduar qëndrimin e tij në Komitetin Kombëtar Republikan, RNC pasi nusja e tij d...
Bota
8 Mars 2024, 19:26
S.B
Mbreti Charles
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles i diagnostikuar me kancer në fillim të këtij viti, dhe gjendja e tij kanë qenë...
Bota
8 Mars 2024, 19:06
E. D
SERBI- Një skenë e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin Mlladenoc të Serbisë. Një qytetar u ngjit me shkallë lart&...
Bota
8 Mars 2024, 18:29
E. D
foto ilustruese
SUEDI- Shumë suedezë shprehen se kanë një lehtësim të dukshëm që pritja për t'u bashkuar ...