Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Veprimtarët e shoqërisë civile kanë adresuar problemet e gruas brenda bashkësisë shqiptare në Malin e Zi duke paraqitur sfidat dhe vështirësitë gjatë karrierës së tyre profesionale.
MALI I ZI- Veprimtaret e të drejtave të njeriut në Ulqin paraqitën sfidat dhe vështirësitë e gruas në shoqërinë bashkëkohore. Ata theksuan problemet e gruas në procesin e zhvillimit dhe të vendim-marrjes duke kërkuar nevojën e rregullimit të gjithanshëm të të drejtave të gruas për të arritur barazinë gjinore. Veprimtarët e shoqërisë civile kanë adresuar problemet e gruas brenda bashkësisë shqiptare në Malin e Zi duke paraqitur sfidat dhe vështirësitë gjatë karrierës së tyre profesionale. Veprimtarja Ardita Rama, vuri në dukje rëndësinë e aktivizmit të gruas shqiptare.
“Përmes nesh po promovojmë aktivizmin e femrës shqiptare në këto troje. Të gjitha ne që po marrim pjesë në këtë panel i takojmë profesioneve të ndryshme dhe është shumë e rëndësishme që vajzat e reja të dëgjojnë dhe të shohin shembuj dëshmie që me shumë këmbëngulje dhe shumë punë mund të arrihen ëndrrat”, tha zonja Rama.
Komunikimi, guximi dhe përvojat e grave nxisin dhe përmirësojnë jetën e gruas për të arritur barazinë gjinore. Kjo sipas veprimtares Arlinda Osmani duhet të mbetet objektiv i veprimtarisë së tyre.
“Diskutimi na çon gjithmonë një hap më tej sepse fjala, e cila përçohet tek të tjerët ndihmon në hapat e duhura që ky hendek të zvogëlohet e ndoshta një ditë të arrihet tek ajo pika që të njihet si barazia gjinore”, tha zonja Osmani.
Organizatorja dhe veprimtarja e të drejtave të gruas, Hatixha Gjoni vë në dukje kontributin e gruas, e cila la gjurmë të pashlyeshme në jetën shoqërore të Ulqinit dhe më gjerë.
“Potenciali i grave në Ulqin është i dukshëm. Gjatë veprimtarisë së vet ata kanë lanë gjurma që qartazi flasin këto fotografi të ekspozuara dhe të cilat tregojnë veprimtarinë e gruas dhe aktivizmin e tyre”, tha zonja Gjoni.
Veprimtaret e shoqërisë civile theksuan nevojën e përfshirjes së gruas në proceset e zhvillimit dhe të vendim-marrjes. Në këtë kuadër ata besojnë se rregullimi i duhur i pikëpamjeve kolektive të njerëzimit do të avanconte barazinë për ti trajtuar padrejtësitë me të cilat ndeshen gratë./ VOA
fotot ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite tha se shtatë raketa u hodhën nga Libani jugor në drejtim të Izraelit verior. Në nj&eum...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e tij të tretë për gjendjen e vendit të enjten në mbrë...
Mbreti Charles I BRITANI E MADHE- Një unazë 400-vjeçare, dikur në pronësi të mbretit Charles I, do të shitet p&eu...
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka konsoliduar qëndrimin e tij në Komitetin Kombëtar Republikan, RNC pasi nusja e tij d...
Mbreti Charles BRITANI E MADHE- Mbreti Charles i diagnostikuar me kancer në fillim të këtij viti, dhe gjendja e tij kanë qenë...
SERBI- Një skenë e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin Mlladenoc të Serbisë. Një qytetar u ngjit me shkallë lart&...
foto ilustruese SUEDI- Shumë suedezë shprehen se kanë një lehtësim të dukshëm që pritja për t'u bashkuar ...
fotot ilustruese JEMEN- Një anije që udhëtonte 50 milje detare në juglindje të qytetit Aden të Jemenit raportoi të premt...
pamje nga pikturat murale ANGLI- Pikturat murale të krijuara në një spital si pjesë e një transformimi prej 15,000 dollar&eum...
Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal KIEV- Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal deklaroi sot se ata do të marrin 6 miliardë euro (6.6...