Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deklarata është bërë pas ftesës së presidentit rus, Vladimir Putin, për të marrë pjesë në festimet që shënojnë 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të vizitojë Moskën në muajin maj të vitit të ardhshëm, duke shënuar vizitën e parë në Rusi që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë. Deklarata është bërë pas ftesës së presidentit rus, Vladimir Putin, për të marrë pjesë në festimet që shënojnë 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.
“Nëse nuk ndodh fundi i botës ndonëse nuk jam i sigurt, por shpresoj që kjo të mos ndodhë do të ishte nder i madh për mua të jem në Sheshin e Kuq për këtë përvjetor historik”, tha Vuçiç.
Gjithashtu Vuçiç ka theksuar se për këtë çështje ka diskutuar edhe me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico, i cili gjithashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Ndërkohë, Kremlini ka njoftuar se më 9 maj të vitit të ardhshëm synon të organizojë festimin më të madh në histori, duke promovuar vlerat patriotike dhe ushtarake.
Kjo vizitë e paralajmëruar vjen në një kohë kur Serbia përballet me kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian për politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Në Raportin e Progresit për Serbinë, BE-ja ka vënë në dukje mungesën e harmonizimit të politikave të Serbisë me ato të bllokut, veçanërisht përballë agresionit rus në Ukrainë. Raporti ka ngritur shqetësime për bashkëpunimin e shtuar midis Beogradit dhe Moskës, ndërkohë që Serbia refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me Kremlinin.
Serbia i ka nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që në vitin 2014, por marrëdhëniet e saj të veçanta me Rusinë kanë ngritur pikëpyetje për përkushtimin e saj ndaj integrimit evropian. Refuzimi për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së dhe kultivimi i lidhjeve të forta me Moskën e kanë pozicionuar Serbinë në një situatë të ndërlikuar diplomatike, duke sfiduar përpjekjet e saj për t’u afruar me Perëndimin.
Josep Borrell BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell do të udhëtojë në Jordani, Qipro dhe Liban si pjesë ...
protesta BRITANI- Fermerët anglezë kanë protestuar këtë të martë kundër vendimit të fundit të qeveri...
Andrej Plenkoviç KROACIA- Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, tha të martën kryeministri Andrej Plen...
gruaja iraniane IRAN- Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër gruas iraniane e cila është zhveshur përgjatë nj&eu...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Zelensky i kërkoi Evropës të "shtyjë më fort Rusinë" në nj&e...
Presidenti Lula BRAZIL- Policia në Brazil ka arrestuar pesë persona të dyshuar se planifikonin të vrisnin Luiz Inácio Lula da Si...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën ta lejojnë Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjat&eum...
debora ne Britani BRITANI- Mbi 200 shkolla u mbyllën dhe udhëtimi i rrugëve dhe trenave u ndal në shumë pjesë të Britani...
Donald Trump SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA ka konfirmuar sot se me anë të “emergjencës kombëtare” do të dislokoj&...
sergei lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se sulmet në rajonin Bryansk të vendit nga Ukraina me raketa amerika...