8 Korrik 2026, 22:57
Nga D.S
Mark Rutte,
TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është përballur me një situatë tejet të sikletshme gjatë konferencës për shtyp që pasoi Samitin e NATO-s në Ankara. Gazetari i agjencisë daneze të lajmeve "Ritzau", Rasmus Svaneborg, i drejtoi një pyetje direkte Rutte-s, duke e vënë në pikëpyetje integritetin dhe "vetërespektin" e tij.
Gazetari aludoi në qëndrimin e Rutte-s pranë Donald Trumpit, pikërisht në momentet kur presidenti amerikan po diskutonte për Grenlandën dhe po ushtronte presion ekonomik ndaj aleatëve të NATO-s, siç është rasti i Spanjës.
Duke e vënë në krahasim me të kaluarën, gazetari theksoi se "Mark Rutte i dikurshëm" me siguri nuk do të kishte pranuar të heshtte përballë një retorike të tillë, duke lënë të kuptohet se pozicioni aktual i tij si kreu i NATO-s e ka detyruar atë të bëjë kompromise të vështira me parimet e tij.
“Mark, ti ulesh pranë Donald Trump në momentet kur ai flet për pushtimin e Groenlandës, flet për sulmet ndaj aleatëve si Spanja, për fillimin e luftërave tregtare - gjëra që nuk duket se Mark Rutte i vjetër do t’i miratonte. A ka kjo ndonjë efekt në vetërespektin tënd kur ulesh kështu dhe nuk thua asgjë?” pyeti Svaneborg troç.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shmangu pyetjen dhe zgjodhi të përgjigjej duke u përqendruar në ndryshimet që janë arritur në Aleancë. Rutte i atribuoi një rol të rëndësishëm Trump në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes të vendeve evropiane, duke vënë në dukje se presidenti amerikan arriti të promovojë diçka që Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar prej dekadash.
"E dini, ajo që bëj gjithmonë është të pranoj kur lavdërimi është i denjë, dhe mendoj se duhet ta lavdërojmë Donald Trump për faktin se NATO është shumë më e fortë. Sigurisht, kjo ka të bëjë me kërcënimin rus, ka të bëjë me luftën në Ukrainë, por ka shumë të bëjë edhe me Presidentin Trump që po sjell tani atë që, që nga koha e Eisenhower, Shtetet e Bashkuara u përpoqën të arrinin: barazimin e shpenzimeve midis SHBA-së dhe Evropës. Dhe kjo e bën Evropën më të fortë", u përgjigj Rutte./Dosja.al
rutte trump
Bota
8 Korrik 2026, 22:22
D.S
Eva Palatová
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palat...
Bota
8 Korrik 2026, 21:50
E.d
Donald Trump dhe Mark Rutte
Mund të thuhet se dita e fundit e samitit të NATO-s në Ankara, më 8 korrik, nisi nën një atmosfe...
Bota
8 Korrik 2026, 21:42
D.S
Aleksandar Vuçiq
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se mungesa e konsensu...
Bota
8 Korrik 2026, 18:21
D.S
Ngushticën e Hormuzi
IRAN- Press TV, kanali në gjuhën angleze për stacionin shtetëror IRIB të Iranit, citon një bur...
Bota
8 Korrik 2026, 17:35
D.S
Giorgia Meloni
TURQI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, konfirmoi pas samitit të NATO-s se vendi i saj nuk ka marrë pjesë n...
Bota
8 Korrik 2026, 17:32
E.d
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
TURQI- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është vlerësuar ditën e sotme nga presidenti ameri...
Bota
8 Korrik 2026, 16:54
D.S
TURQI- Në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është shumë i prirur pë...
Bota
8 Korrik 2026, 16:23
E.d
Donald Trump
TURQI- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar këtë të mërkurë se mund të rivendosë një blloka...
Bota
8 Korrik 2026, 16:04
E.d
Mark Rutte
TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar ditën e sotme se nëse një vend i NATO-s sulmohe...
Bota
8 Korrik 2026, 15:42
D.S
Mark Rutte,
TURQI- Shqipëria do të jetë mikpritësja e samitit të ardhshëm të NATO-s, ku liderët e 32 vendeve...