LIVE UPDATES
Bota

Vëzhgimi i REL: Kosova pa Sistem Informativ Shëndetësor

Valdet Hashani punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë dhe thotë se i merr shumë kohë për të kuptuar historikun shëndetësor të një pacienti.

17 Prill 2023, 11:14 Nga k.m.
Vëzhgimi i REL: Kosova pa Sistem Informativ Shëndetësor
Foto ilustruese

Me plot dokumente mjekësore nga kontrollet e ndryshme që kishte bërë më herët te mjekët në ortopedi, otorinolaringologji e endokrinologji, Luljeta Zeqiri po priste në radhë që të kryente një kontroll në ambulancën qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Ajo, sikurse shumë pacientë të tjerë, ishte detyruar t’i merrte me vete të gjitha dokumentet, të cilat pasqyrojnë shëndetin e përgjithshëm të saj, pasi në Kosovë nuk funksionon Sistemi Informativ Shëndetësor (SISH).

“Për mua, bartja e këtyre dokumenteve është shumë e lodhshme. Edhe tash kam një problem tjetër shëndetësor dhe më duhet t’i tregoj mjekut për të kaluarën...”, rrëfen Zeqiri për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thotë se në mungesë të sistemit i ka të ruajtura në shtëpi të gjitha raportet dhe dokumentet e vizitave mjekësore, të bëra në pesë vjetët e fundit. Njohësi i politikave shëndetësore, specialisti Valdet Hashani, thotë se mungesa e një databaze për pacientë paraqet pengesë të madhe në punë.

Hashani punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë dhe thotë se i merr shumë kohë për të kuptuar historikun shëndetësor të një pacienti.

“Nëse do të kishte një sistem, [pacienti] paraqitet te mjeku, caktohet termini... dhe ti e di saktë se sa pacientë do t’i kesh. Ky është një lehtësim për mjekun. Unë sot [29.03.2023] kam pasur 68 pacientë - 30 prej tyre kanë qenë për herë të parë dhe nuk kam asnjë informacion për ta. Kështu, duhet të hysh dhe ta marrësh anamnezën, historinë familjare. Për mjekun është rraskapitëse, është shumë e lodhshme. Po të kishte Sistem të Informimit Shëndetësor, me një klik, mjeku familjar do t’i kishte të gjitha të dhënat e pacientit”, thotë Hashani për Radion Evropa e Lirë.

Sistemi Informativ Shëndetësor bën gjenerimin, përpilimin, analizimin, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave për sektorin publik dhe privat shëndetësor. Për të përmirësuar shërbimin shëndetësor ndaj qytetarëve të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë (MSH), në vitin 2011, ka provuar fillimin e zbatimit të këtij sistemi në tri faza. Dy fazat e para planifikohej të përfshinin pilotimin dhe implementimin e sistemit në 30 për qind të territorit të vendit dhe vlerësimin e pilotimit në fund të vitit 2014. Ndërsa, faza e tretë përfshinte implementimin e sistemit në gjithë territorin e vendit, me synim që të realizohej deri në vitin 2020.

Mirëpo, as tash në vitin 2023, sistemi në fjalë nuk është realizuar.

Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë (ZKA) ka kryer një auditim për periudhën 2010-2017 lidhur me zbatimin e Sistemit Informativ Shëndetësor, si projekt i Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas këtij auditimi, Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur ta realizojë planin për këtë sistem. Në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë më 29 mars, 2023, Zyra Kombëtare e Auditimit përmendi disa arsye të dështimit të sistemit:

“MSH-ja ende nuk i ka funksionalizuar kartelat profesionale shëndetësore, të cilat nevojiten për identifikimin dhe autorizimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor”.

Sipas ZKA-së, shpërndarja e infrastrukturës fizike ka munguar në të gjitha institucionet shëndetësore, në të cilat ka qenë e paraparë, dhe po ashtu, sipas saj, nuk ka pasur riorganizim të të dhënave ekzistuese, me qëllim që ato të futeshin në sistemin e ri.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Arben Vitia, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky sistem është i domosdoshëm për shëndetësinë në Kosovë, për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore dhe për vetë sistemin shëndetësor. Ai thotë se nuk di shumë detaje për mosrealizimin e projektit, por shton se ministria që ai aktualisht drejton, është duke punuar në këtë drejtim. Sipas tij, pas pak kohe do të mund të shihen edhe rezultatet.

“Tash, për të mos pasur asnjë dyshim në hapat e vazhdueshëm, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, është duke u bërë një studim fizibiliteti i thukët, i cili do të përfundojë në muajin qershor dhe i cili do të na tregojë të gjitha rekomandimet dhe hapat konkretë se si do t’i qasemi ndërtimit të këtij Sistemi Informativ Shëndetësor, që të mos dështojmë edhe një herë. Me përfundimin e këtij studimi të fizibilitetit, nga qershori, menjëherë dhe paralelisht, jemi duke i bërë të gjithë hapat që të përgatitemi që, pas rekomandimeve, të fillojmë me implementimin e këtij sistemi shumë të rëndësishëm”, thotë Vitia.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tash nënkryetar i Komisionit parlamentar për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, thotë se mundësi buxhetore dhe investime në këtë rrafsh ka pasur, por se rezultatet kanë munguar.

“Kanë ndodhur investime milionëshe, por qe tre vjet duke u shtyrë me të njëjtat interesa njerëzit, të cilët e udhëheqin pjesën administrative të MSH-së dhe që kanë ndikim te ministri ose te politikat e ministrit. Nuk kanë lëvizur asnjë milimetër - të them - për funksionimin e këtij sistemi”, thotë Zemaj për Radion Evropa e Lirë, por nuk specifikon më shumë.

Ai thotë se gjatë kohës sa ai ka qenë ministër, ka qenë kohë pandemie dhe se nuk është marrë me investime kapitale. Sipas tij, me mungesën e këtij sistemi, jeta e pacientëve vështirësohet dhe keqpërdorimet janë më të mëdha. Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Sistemi Informativ Shëndetësor kërkon shumë kohë për të qenë gjithëpërfshirës. Sipas saj, secili shtet është i obliguar që ta ketë Sistemin Informativ Shëndetësor.

“Sistemi i Informimit Shëndetësor është i domosdoshëm dhe duhet ta ketë edhe Kosova. Kosova ka pasur të dhëna edhe më herët, por tash është koha që të bëhet kompaktibil me tërë sistemin në Evropë dhe botë, sidomos me Evropën”, konsideron Humolli.

Në vitin 2010, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka hartuar dhe aprovuar strategjinë për Sistemin Informativ Shëndetësor në Kosovë (2010-2020). Për ta zbatuar atë, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Luksemburgut kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe, me obligime dhe përgjegjësi për secilën palë.

Sipas raportit të ZKA-së, Qeveria e Luksemburgut do t'i kryente obligimet e saj financiare për implementimin e projektit në vlerë prej 6.5 milionë eurosh, ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbështeste dhe monitoronte zbatimin e projektit dhe do të siguronte kontributin e saj në vlerë prej 1.3 milion eurosh.

Radio Evropa e Lirë e pyeti Ministrinë e Shëndetësisë se sa para janë shpenzuar për projektin e nisur, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk mori përgjigje./REL

mjekesia ne kosove kosove

Sondazh

Poll
Bota 17 Prill 2023, 10:08 k.m.

Silvio Berlusconi del nga terapia intensive

Silvio Berlusconi ITALI- Pas 12 ditësh, ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi largohet nga reparti i terapisë intensive të San ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet