LIVE UPDATES
Bota

Mijëra izraelitë marshojnë kundër projektligjit për gjyqësorin

Protesta filloi me qindra demonstrues, por me kalimin e ditës, numri u rrit në mijëra, me izraelitë nga rajone të ndryshme që u bashkuan. Marshimi mbuloi një distancë prej rreth 70 kilometrash dhe shërbeu si një protestë e fuqishme kundër asaj që shumë e konsiderojnë si një nga qeveritë më të djathta të historisë së Izraelit.

21 Korrik 2023, 14:28 Nga k.m.
Mijëra izraelitë marshojnë kundër projektligjit për
Foto ilustruese

Mijëra izraelitë u bashkuan në një marshim nga Tel Avivi në Jerusalem të premten, në shenjë proteste pasi kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar se do të shtyjë përpara një projektligj që synon të kufizojë autoritetin e Gjykatës së Lartë.

Protesta filloi me qindra demonstrues, por me kalimin e ditës, numri u rrit në mijëra, me izraelitë nga rajone të ndryshme që u bashkuan. Marshimi mbuloi një distancë prej rreth 70 kilometrash dhe shërbeu si një protestë e fuqishme kundër asaj që shumë e konsiderojnë si një nga qeveritë më të djathta të historisë së Izraelit. Protesuesit kanë planifikuar të kalojnë natën në një kamp në Shoresh, rreth 18 kilometra nga Jerusalemi, përpara se të nisen në drejtim të parlamentit të Izraelit të shtunën, ditën e shenjtë hebraike të Shabatit.

Kjo protestë vjen vetëm një ditë pasi Netanyahu deklaroi vendosmërinë e tij për të çuar përpara projektligjin.

Pavarësisht përballjes së kundërshtimit nga protestuesit, rritjes së numrit të rezervistëve ushtarakë që dezertojnë dhe apeleve nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden për të rishqyrtuar planin, Netanyahu këmbëngul të vazhdojë me planin.

Ligjvënësit pritet të votojnë të hënën këtë projektligj, i cili do të kufizojë kompetencat mbikëqyrëse të Gjykatës së Lartë duke kufizuar atë që të rrëzojë vendimet që i konsideron "të paarsyeshme". Netanyahu dhe aleatët e tij – një grumbullim partish ultranacionaliste dhe ultra-ortodokse – thonë se plani është i nevojshëm për të frenuar atë që ata i konsiderojnë fuqi të tepërta të gjyqtarëve të pazgjedhur nga populli.

Kritikët thonë se legjislacioni do të përqendrojë pushtetin në duart e Netanyahut dhe aleatëve të tij të ekstremit të djathtë dhe do të minojë sistemin e kontrollit dhe ekuilibrit të vendit.

Plani për rishikimin e sistemit gjyqësor të Izraelit u njoftua menjëherë pasi Netanyahu mori detyrën si kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare të nëntorit. Presidentët e universiteteve të mëdha izraelite thanë se do të zhvillonin një grevë të dielën për të protestuar ndaj projektligjit, njoftuan mediat lokale.

Mjekët mbajtën një "grevë paralajmëruese" dy orëshe të mërkurën për të protestuar kundër tij.

Ata u zotuan për masa më të ashpra nëse projektligji votohet./REL

jerusalem

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet