LIVE UPDATES
Bota

Vendet myslimane denoncojnë djegien e Kuranit në Suedi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u vu në krye të një kori kritikash nga bota myslimane në drejtim të Suedisë të enjten, një ditë pasi një irakian dogji faqet e një Kurani jashtë një xhamie në Stokholm.

30 Qershor 2023, 09:00 Nga a.l
Vendet myslimane denoncojnë djegien e Kuranit në Suedi
Foto ilustruese

SUEDI-  Një sërë vendesh islamike kanë kritikuar djegien e faqeve të Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm, si pjesë e një proteste të autorizuar. Presidenti turk Erdogan ishte mes tyre, mes bisedimeve të NATO-s me Suedinë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u vu në krye të një kori kritikash nga bota myslimane në drejtim të Suedisë të enjten, një ditë pasi një irakian dogji faqet e një Kurani jashtë një xhamie në Stokholm. Erdogani tha në fjalime televizive se ai dënoi incidentin e së mërkurës në Stokholm.

“Ne përfundimisht do t’u mësojmë perëndimorëve arrogantë se fyerja e muslimanëve nuk është liri e mendimit. Ne do të tregojmë reagimin tonë në termat më të fortë të mundshëm, derisa të arrihet një fitore e vendosur kundër organizatave terroriste dhe islamofobisë,” tha Erdogani, duke i kushtuar pak vëmendje identitetit joperëndimor të vetë protestuesit. 

Komentet e Erdoganit të lënë të kuptosh se ai kërkonte të përdorte incidentin për të bllokuar edhe më tej ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, e paraqitur pas sulmit rus kundër Ukrainës. Bisedimet e mëtejshme mes dy palëve janë planifikuar për javën e ardhshme.

Erdogani akuzon Suedinë se strehon ata që ai i quan “terroristë”, zakonisht militantë kurdë ose mbështetës të një ish-aleati të kthyer në rival të Erdoganit, Fetullah Gylen. Presidenti kritikoi gjithashtu protestat e mëparshme të ngjashme në Suedi, të cilat ai i konsideroi ose anti-Turqi ose anti-islame ose të dyja.

Në një kohë që ndikimi i protestës së Erdoganit mund të jetë shqetësimi më urgjent për Stokholmin, duke pasur parasysh përpjekjet e tij aktuale politike, kritikat ndaj Turqisë ishin vetëm një zë mes shumë zërave nga e gjithë bota islame.

Kor kritikësh, thirren ambasadorët

Një një numër qeverish islamike shprehën mosmiratimin e tyre për veprimin, ndërsa në Irak protestuesit u përpoqën të hynin në ndërtesën e ambasadës suedeze në Bagdad.
Kjo pasoi thirrjen e klerikut shiit Moqtada Sadr për një protestë jashtë ambasadës duke kërkuar shkarkimin e ambasadorit, duke akuzuar Suedinë se ishte “armiqësore ndaj Islamit”.

Më shumë se 2% e popullsisë së Suedisë identifikohet si myslimane. Suedia është gjithashtu strehim i shumë njerëzve nga vendet islamike që kanë hequr dorë nga besimi i tyre, si protestuesi i së mërkurës, shumë prej të cilëve ndihen të pasigurt në vendet e tyre pasi e kanë bërë këtë.

Jordania thirri ambasadorin suedez të enjten, siç kishte bërë Maroku të mërkurën. Iraku, Irani, Arabia Saudite, Liga Arabe, Egjipti, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bënë komente kritike.
Qeveria e Bagdadit tha se veprime të tilla “ngacmojnë ndjenjat e muslimanëve në mbarë botën dhe përfaqësojnë një provokim të rrezikshëm për ta”.

Irani e quajti protestën “provokative, të pamenduar dhe të papranueshme”, ndërsa tha se ishte detyrimi i Suedisë të parandalonte “përsëritjen e fyerjeve ndaj shenjtorëve”.

Arabia Saudite vuri në dukje se akti përkoi me festën fetare të Kurban Bajramit dhe përfundimin e pelegrinazhit të Haxhit: “Këto akte të neveritshme dhe të përsëritura nuk mund të pranohen me asnjë justifikim,” tha ministria saudite e Punëve të Jashtme.

Kryeministri suedez: Protesta e ligjshme, por jo “e përshtatshme”

Suedia rrallë i ndalon protestat, madje edhe ato që mund të konsiderohen si nxitje në vende të tjera, dhe një gjykatë e miratoi protestën të mërkurën. Megjithatë, pas kësaj, policia tha se do të hetonte një “agjitim” të mundshëm që mund të jetë kryer me protestën nga një refugjat irakian që dëshiron që libri të ndalohet.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha në një konferencë shtypi se vendimi nëse do të vazhdojë apo jo protesta nuk i takonte atij. Ai tha për protestën se “është e ligjshme, por jo e përshtatshme”, duke thënë se vendime të tilla individuale u përkasin organeve suedeze të rendit, jo politikanëve.
Përfaqësuesit e xhamisë para së cilës u zhvillua demonstrata thanë të mërkurën se ishin të zhgënjyer që policia kishte lejuar protestën. Ata kishin sugjeruar që policia të paktën mund ta devijonte protestën në një vend më pak të ndjeshëm – një hap që do të kishte qenë nën kontrollin e tyre.

Demonstrata u ndoq nga një turmë njerëzish, duke përfshirë mbështetës dhe kundërprotestues; policia e izoloi protestuesin nga turma, me sa duket për mbrojtjen e tij.

Në janar, një protestë e ngjashme u zhvillua në Suedi, e udhëhequr nga lideri i një partie politike daneze të ekstremit të djathtë, që i vuri flakë një kopjeje të Kuranit pas një zhurme të gjatë rreth imigrimit mysliman në Suedi. Edhe ai u pasua me kritika të forta nga Turqia dhe vende të tjera.
NATO-ja, megjithatë, i bëri thirrje Turqisë të mendojë se qëndrimi i saj për anëtarësimin e Suedisë në NATO mund të kontribuojë në protestat në Suedi që Ankaraja dhe Erdogani më pas i konsiderojnë të qortueshme.

Kristerssoni tha në samitin e liderëve të BE-së të enjten se do të fliste me bllokuesin tjetër të NATO-s, kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Qeveria hungareze konfirmoi të enjten se do të vononte një votim parlamentar nëse do të ratifikohej anëtarësimi i Suedisë në NATO edhe një javë, por tha se vendimi nuk kishte lidhje me pakënaqësinë e re të Turqisë – një pretendim i kundërshtuar nga opozita në Budapest./DW 

suedi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet