LIVE UPDATES
Bota

Më shumë ndihmë nga Koreja e Veriut për Rusinë, DW: A dëshiron Putin paqe në Ukrainë?

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

24 Gusht 2025, 08:41 Nga r.ll
Më shumë ndihmë nga Koreja e Veriut për Rusinë, DW: A
putin, kim jong un

RUSI- "Nuk shoh shenja se,  Vladimir Putini dëshiron një paqe të drejtë", u shpreh ekspertja e Rusisë Margarete Klein në një intervistë për DW.

"Ai përpiqet për kapitullimin e Ukrainës", thekson drejtuesja e grupit kërkimor për Rusinë dhe Euroazinë në Fondacionin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP), i cili këshillon edhe qeverinë gjermane.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kishte shprehur më parë pikëpamje të ngjashme në një intervistë tjetër për DW. Studiuesja e SWP, Klein thekson ndihmën e pakufizuar ushtarake të ofruar nga regjimi i Koresë së Veriut.

Artileria: 40 % e municioneve nga Koreja Veriore

"Në disa kategori armësh, kjo ndihmë është madje thelbësore, ndonjëherë edhe më e rëndësishme se mbështetja e hapur e Iranit ose mbështetja e fshehtë e Kinës për komponentët e luftës", u shpreh Klein. Koreja e Veriut,  për shembull, dorëzoi 5.8 milionë predha artilerie deri në prill 2025.

Këto shifra konfirmohen nga burime të ndryshme, duke përfshirë analizën e Qendrës me Burime të Hapura, e cila shqyrtoi dërgesat e Koresë së Veriut duke përdorur imazhe satelitore, për shembull.

"E gjitha përbën 40 përqind të rezervave të municioneve të Rusisë në këtë fushë. Këto dërgesa janë thelbësore për Rusinë", tha Klein. Rusia po i rimbush rezervat e saj që po pakësohen me shpejtësi me furnizime nga Koreja e Veriut në mënyrë që "të bëjë përparim në luftën në terren".

Përveç kësaj, Koreja e Veriut po furnizon gjithashtu me raketa balistike, sisteme raketash me shumë lëshime dhe artileri me rreze të gjatë veprimi. Ekspertja e Rusisë është e sigurt: "Në përgjithësi, kjo është paketa më gjithëpërfshirëse e dërgesave dypalëshe të armëve që Rusia ka marrë nga një vend tjetër që nga viti 2022", i tha Klein DW.

Deri në 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut ndihmuan Rusinë në çlirimin e territoreve në rajonin rus të Kurskut që ishin pushtuar nga Ukraina në një operacion të papritur. Sipas deklaratës së Komandantit të Përgjithshëm të Ukrainës,  Oleksandr Syrskyi në janar 2025, gati 5,000 prej tyre u vranë ose u plagosën në tërheqjen ukrainase nga Kursku. Megjithatë, këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim, ka nderuar së fundmi ushtarët e tij në Rusi, duke thënë se ata kanë luftuar "heroikisht” deri më tani, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.

Forcat ruse nga Kursk për frontin në Zaporishja

Ushtarët e Koresë së Veriut me sa duket po e ndihmojnë Rusinë të lirojjë forcat  nga rajoni i Kurskut për të luftuar në frontin jugor në Ukrainë, sipas deklaratave të  Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski gjatë një takimi me gazetarët në Kiev, në të cilin ishte e ftuar edhe Deutsche Welle.

Pas takimit të Putinit me Trumpin dhe samitit evropian në Uashington, Zelenski nuk diskutoi vetëm situatën politike. Lidhur me lëvizjet aktuale ushtarake nga Rusia në Ukrainë, ai tha: "Mund të vërejmë se ata vazhdojnë të lëvizin disa nga trupat e tyre nga Kursku drejt Zaporishjas". Në një video-postim të publikuar së fundmi, presidenti ukrainas tha se ushtria duhet të përgjigjet me kundërsulme më të forta.

Ekspertja e Rusisë, Margarete Klein, tha në intervistë për DW, se ndihma e Koresë së Veriut i lejon Rusisë të kursejë trupat e veta "për operacione ofensive në Ukrainë". Kremlini gjithashtu përdor vendosjen e ushtarëve të Koresë së Veriut për qëllime propagande: si një shenjë se Rusia ka aleatë. "Në përgjithësi, udhëheqja e Rusisë po përpiqet të fshehë humbjet e veta të mëdha nga brenda", thotë Klein.

Humbjet e larta ruse në Ukrainë kanë pasoja edhe për industrinë e armëve. Ndërkohë ofrohen punëtorë dhe "specialistë të Koresë së Veriut për industrinë e armëve dhe operacionet hibride", thekson ekspertja Klein në intervistën për DW. Raportimet përputhen me informacionet nga një takim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës në Kiev në qershor.

Kyjiv: Rusia ka probleme me mobilizimin

Atëkohë, një zëdhënës i tha DW: "Dislokimi i trupave elitare të Koresë së Veriut nga Rusia tregon jo vetëm rritjen e varësisë nga regjimet totalitare, por edhe probleme serioze me rezervat e saj të mobilizimit." Sipas burimeve të paverifikueshme nga shërbimet sekrete perëndimore, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Il ka folur me Kremlinin edje për dërgimin e një kontingjenti tjetër të ushtarëve të tij.

Ekspertja e Rusisë, Margarete Klein, e bën të qartë se Putini nuk ka ndryshuar. Edhe pas takimeve midis Putinit dhe Trumpit në Alaska, "ende nuk ka asnjë sinjal nga Moska se ata janë vërtet të gatshëm të angazhohen në negociata kuptimplote dhe duan t'i japin fund kësaj lufte", thotë Klein./DW

vladimir putin kim jong un

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026