20 Prill 2024, 12:02
Nga r.ll
Avionet luftarake kineze
TAJVAN- Më 20 prill, në një periudhë prej tre orësh, përreth ishullit të Tajvanit u detektuan dhjetëra avionë luftarakë kinezë, tha Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit. Avionët u detektuan vetëm një muaj para se ishulli vetëqeverisës, më 20 maj, të zhvillojë ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Lai Ching-te.
Kina pretendon se Tajvani është pjesë e saj dhe ka thënë se asnjëherë nuk do të përjashtojë mundësinë që përmes forcës të marrë nën kontroll ishullin. Tensionet mes dy palëve në Ngushticën e Tajvanit janë rritur që nga janari kur zëvendëspresidenti i atëhershëm Lai, që nga Pekini cilësohet si “separatist i rrezikshëm”, u zgjodh presidenti i ri i ishullit.
Ekspertët po ashtu kanë thënë se stërvitjet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve, që nisin të hënën, afër Detit Jugor Kinez – që Kina pretendon se është pjesë e saj – mund të nxisin Pekinin që të shfaqë forcën përreth Tajvanit. Ministria e Mbrojtjes në Tajpei tha se të shtunën detektoi 21 avionë luftarakë kinezë përreth Tajvanit, përfshirë avionë luftarakë të llojit J-16, avionë transportues me rreze të mesme veprimi Y-8 dhe dronë.
“Shtatëmbëdhjetë avionë [nga 21 gjithsej] kaluan vijën e mesme, hynë në pjesën tonë veriore, qendrore dhe jugperëndimore [të zonës të mbrojtjes ajrore të identifikuar], së bashku me anijet që shërbejnë për patrullime luftarake”, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter. Tajvani tha se forcat e tij po monitorojnë të gjitha aktivitetet përreth ishullit të ushtrisë kineze.
Pekini, që nuk e njeh ekzistencën e vijës së mesme që gjendet në Ngushticën e Tajvanit, pothuajse në baza ditore dërgon avionë luftarakë dhe luftanije përreth Tajvanit. Ekspertët kanë thënë se me këto veprime Kina ngacmon Tajvanin, por nuk dëshiron që të përshkallëzojë veprimet deri në luftë. Por, sipas tyre, me këto veprime Pekini synon që të rraskapitë Forcat e Armatosura tajvaneze. Shtatorin e vitit të kaluar, u shënua rekord i avionëve luftarakë që Kina dërgoi në Tajvan, plot 103.
Para se të mbaheshin zgjedhjet presidenciale në Tajvan, Kina kishte paralajmëruar se nëse do të zgjidhej Lai në krye të ishullit vetëqeverisës, ai do të ishte shkaku i “luftës dhe rënies” së Tajvanit./REL
kine tajvan
Bota
20 Prill 2024, 11:12
r.ll
konferenca
SERBI- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të...
Bota
20 Prill 2024, 10:14
r.ll
Ibrahim Moussawi
IRAN- Dhuna në Lindjen e Mesme nuk do të ndalet derisa të përfundojë lufta në Gaza. Kështu ka deklaruar...
Bota
20 Prill 2024, 10:05
r.ll
Foto ilustruese
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit tha mbrëmjen e djeshme se Teherani po hetonte sulmin e fundit në Iran, duke minimizuar god...
Bota
20 Prill 2024, 09:59
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjatë natës 50 dronë ukrainas q&e...
Bota
20 Prill 2024, 09:19
r.ll
ebrahim raisi
IRAN- Presidenti iranian Ebrahim Raisi nuk përmendi sulmin e së premtes të Izraelit ndaj Iranit, ndërsa lavd&eu...
Bota
20 Prill 2024, 09:12
r.ll
miroslav lajcka
BOSNJE- I dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Ko...
Bota
20 Prill 2024, 08:59
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sipas drejtorit të CIA-s, William Burns, pa ndihma të tjera nga SHBA-ja Ukraina mund ta humbasë luftën ...
Bota
20 Prill 2024, 08:52
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Europian mendon se studentët dhe të rinjtë e sapodiplomuar të Europës vuajtën më s&eu...
Bota
20 Prill 2024, 08:47
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një gjykatë italiane i hodhi poshtë akuzat dhe pushoi një çështje kundër anëtarëve t&...
Bota
20 Prill 2024, 08:39
r.ll
pamje nga shperthimet
IRAK- Të paktën tre persona u plagosën pasi pesë shpërthime tronditën një bazë ushtarake q&eu...