LIVE UPDATES
Bota

Ushtria izraelite kryen bastisje në spitalin Al-Shifa në Gaza

Ushtria ka thënë se ushtarët kanë kryer “operacion preciz” dhe se janë përballur me të shtëna me armë zjarri kur kanë hyrë në spital.

18 Mars 2024, 08:31 Nga M.B
Ushtria izraelite kryen bastisje në spitalin Al-Shifa në Gaza
Ushtria izraelite në spitalin Al-Shifa në Gaza

LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka thënë të hënën se trupat e saj kanë kryer bastisje në ndërtesat e spitalit Al-Shifa në Gaza, në një operacion që autoritetet shëndetësore palestineze kanë thënë se ka rezultuar me shumë viktima dhe me një zjarr të madh në njërën prej ndërtesave. Ushtria ka thënë se ushtarët kanë kryer “operacion preciz” dhe se janë përballur me të shtëna me armë zjarri kur kanë hyrë në spital.

“Trupat janë përgjigjur me armë zjarri dhe zonat prej kah ka ardhur sulmi janë identifikuar. Trupat tanë janë duke vazhduar operimin në zonën e spitalit”, është thënë në deklaratë.

Sipas ushtrisë, operacioni është zhvilluar pas sigurimit të informacionit që spitali është përdorur prej liderëve të lartë të Hamasit. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se zjarri ka shpërthyer në hyrje të kompleksit, duke ngufatur disa gra dhe fëmijë. Sipas saj, komunikimet janë pamundësuar me spitalin, dhe kështu disa persona janë bllokuar brenda njësiteve të kirurgjisë dhe emergjencës.

“Ka viktima, të vrarë dhe të plagosur, dhe është e pamundshme të shpëtohet dikush për shkak të intensitetit të zjarrit dhe goditjes së secilit që u afrohet dritareve”, ka thënë ministria, duke i akuzuar forcat izraelite për “një tjetër krim kundër institucioneve shëndetësore”.

Ushtria ka thënë se trupat janë udhëzuar për rëndësinë e operimit me kujdes, si dhe për masat që duhet marrë për të shmangur dëmtimin e pacientëve, civilëve, stafit mjekësor dhe pajisjeve mjekësore, dhe ka thënë se pacientëve nuk u është kërkuar të evakuohen. Hamasi ka thënë përmes një deklarate se ushtria izraelite është duke kryer një tjetër krim, duke shënjestruar ndërtesat e spitalit, pa e vrarë mendjen për pacientët, stafin mjekësor dhe personat e zhvendosur që janë strehuar aty.

Ky spital në qytetin e Gazës është një prej qendrave të pakta shëndetësore që kanë mbetur funksionale në enklavën e rrethuar, dhe ushtria izraelite e ka akuzuar që një kohë Hamasin për përdorim të tij si bazë të luftëtarëve. Hamasi dhe zyrtarë të spitalit i kanë hedhur poshtë akuzat. Ushtria izraelite e ka nisur ofensivën tokësore dhe ajrore në Gaza, pas militantët e Hamasit i kanë vrarë rreth 1.200 njerëz në jug të Izraelit, më 7 tetor të vitit të kaluar, si dhe i kanë marrë rreth 240 pengje. Autoritetet shëndetësorë në Gazë kanë thënë që më shumë se 31.000 palestinezë janë vrarë qysh prej nisjes së ofensivës./ REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet