LIVE UPDATES
Bota

"IAN" në SHBA/ 2.5 mln banorë pa energji elektrike, shënohet viktima e parë! Biden: Mund të jetë më vdekjeprurësi

Florida po përballet me uraganin Ian, i cili ka lënë rreth 2.5 milionë njerëz pa energji elektrike. Zyrtarët kanë paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të ndodhin për shkak të linjave të rrymës të rrëzuara, pasi stuhia dhe erërat e forta vazhdojnë në jugperëndim të shtetit. Biden e ka cilësuar këtë uragan si më vdekjeprurësi në Florida.

29 Shtator 2022, 19:23 Nga s.s
"IAN" në SHBA/ 2.5 mln banorë pa energji elektrike,
Uragani Ian

FLORIDA- Florida po përballet me uraganin Ian, i cili ka lënë rreth 2.5 milionë njerëz pa energji elektrike. Zyrtarët kanë paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të ndodhin për shkak të linjave të rrymës të rrëzuara, pasi stuhia dhe erërat e forta vazhdojnë në jugperëndim të shtetit. Ata kanë paralajmëruar se ndërprerjet do të vazhdojnë derisa të fillojnë operacionet e rikuperimit, pasi të kalojë uragani Ian.

Kryebashkiakja e Tampa, Jane Castor, u ka kërkuar njerëzve që të strehohen në vend gjatë natës, duke shtuar se 24 orët e ardhshme do të jenë më të rrezikshmet. “Stuhia do të shkaktojë ende përmbytje”, tha ajo, duke shtuar se nivelet e përmbytjeve nuk do të rriten aq shpejt sa në Florida jugore. Ndryshe nga pjesa më në jug të Floridaa, Tampa aktualisht nuk ka ndonjë plan për të vendosur një shtetrrethim, konfirmoi ajo, raporton BBC.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis në një konferencë deklaroi se ka pasur përmbytje të mëdha në Florida qendrore, por kjo që ka ndodhur së fundmi është një përmbytje që ndodh 1 herë në 500 vite dhe është ndikim historik. "Është një përmbytje që ndodh një herë në 500 vite. Ndikimi i stuhisë është historik. Ne kurrë nuk kemi parë një ngjarje të tillë përmbytjeje. Ne kurrë nuk kemi parë një stuhi të tillë të përmasave. Do të përfundojë duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë e shumë njerëzve. Stuhia ende përbën një kërcënim të madh", tha ai.

Misionet e kërkim-shpëtimit kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha dhe një fond shtetëror për fatkeqësitë ka mbledhur 1.6 milion dollarë që nga krijimi i tij të mërkurën. Banorët të cilët jetonin pranë shtegut të uraganit u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në fillim të javës, por shumë Floridianë vendosën të qëndronin dhe të kërkonin strehim brenda dhe nuk kanë valë telefonike për të kontaktuar shërbimet e emergjencës për ndihmë.

"IAN" në SHBA/ 2.5 mln banorë pa energji elektrike,
Një banore e Fort Meyers vëzhgon dëmet në banesën e saj pas uraganit

Stuhia tropikale Ian pritet të kthehet sërish në një uragan më vonë të enjten përpara se të zbarkojë për herë të dytë të premten, ka thënë Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së (NHC) në këshillën e saj të fundit. Gjithashtu, ka pasur dëme të rënda në shumë pjesë të Floridës, duke përfshirë këtu në Fort Myers ku varkat janë shtyrë në një rrugë në qytetin jugperëndimor.

"IAN" në SHBA/ 2.5 mln banorë pa energji elektrike,
Varka

Ata lëshuan ​​gjithashtu një paralajmërim uragani për të gjithë bregdetin e Karolinës së Jugut. Stuhia tropikale Ian është tani rreth 25 milje (40 km) në veri-lindje të Kepit Canaveral, ku NASA lëshon raketa në hapësirë ​​në Qendrën Hapësinore Kennedy. Erërat maksimale të qëndrueshme të Ian-it janë rritur deri në rreth 70 mph (110 km/h) dhe pritet të kthehet sërish në një uragan deri në mbrëmje dhe të bjerë në tokë si një stuhi të premten, me parashikim të dobësimit të shpejtë pas rënies në tokë. Bregdeti i Gjirit të Floridës nuk është më nën një paralajmërim, por pjesë të Floridës qendrore lindore dhe verilindore mund të presin deri në 20 inç (51 cm) reshje. NHC gjithashtu vë në dukje se Ian është një ciklon i madh, me erëra me intensitet stuhie tropikale që shtrihen më shumë se 400 milje.

Zyrtari më i lartë i Bidenit për fatkeqësitë do të mbërrijë në Florida të premten. Ndërsa zyrtarët në Volusia County, në verilindje të Orlandos, Florida, kanë konfirmuar se një burrë ka vdekur si pasojë e uraganit Ian. Në një konferencë për shtyp, ata thanë se një burrë 74-vjeçar doli gjatë stuhisë në përpjekje për të mbuluar me tendë pishinën e tij dhe vdiq. Vdekja e tij është e para që konfirmohet zyrtarisht. Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur fjalime në selinë e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (Fema), e cila ka për detyrë të ndihmojë shtetet dhe individët në kohë krize. Ai tha: "Ky mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës".

"IAN" në SHBA/ 2.5 mln banorë pa energji elektrike,
Biden

Ditën e djeshme, Roja Bregdetare amerikane ka nisur kërkimet për 23 emigrantë të zhdukur pasi anija me të cilën po udhëtonin në brigjet e Floridës, ku po godet uragani i fuqishëm Ian. Në Venece, një qytet bregdetar me 24 mijë banorë midis Tampa dhe Fort Myers, kishte filluar të binte shi që nga mesdita, ndaj shumë rrugë u përmbytën. Më shumë se 200 mijë shtëpi dhe biznese janë tashmë pa energji në Florida, dhe guvernatori Ron DeSandis tha se "kjo është vetëm një pikë në oqeanin e asaj që do të ndodhë në 24-48 orët e ardhshme".

florida shba uragan uragani ian ron desantis


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet