LIVE UPDATES
Bota

Spiunët "ngecin" në rrjetën e Policisë! Abazoviç: Punonin për rusët! Non-grata 6 diplomatë

Aksioni i Policisë dhe strukturave të Inteligjences është përshëndetur dhe nga kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili mirëpriti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar. Abazoviç tha se “ aksioni po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim ruajtjen e interesave kombëtare”.

29 Shtator 2022, 18:20 Nga e.k
Spiunët "ngecin" në rrjetën e Policisë!
Foto ilustruese

MALI I ZI- Dy shtetas malazezë, gjashtë punonjës të ambasadës ruse dhe disa shtetas rusë janë vënë nën hetim nën dyshimin se kanë punuar për shërbimin inteligjent rus. Kjo falë një mega-operacioni të Policisë malazeze të kryer ditën e sotme, i cili ende vijon. 

Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Radomir Sekuloviç, kjo e konfirmuar nga burimet e "Vijestit" në këtë dikaster të rëndësishëm të politikës së Jashtme. Menjëherë pas aksionit të Policisë ka reaguar dhe Prokurori Special, Vukas Radonjiç, i cili me anë të një deklarate të bërë nga zëdhënësi i Prokurorisë shprehet se operacioni vijon ende ndërkohë sqaroi se po kryhen kontrolle të imtësishme në banesat e personave të dyshuar.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat dhe hapësirat e tjera të disa qytetarëve, për shkak të dyshimit të bazuar se janë kryer veprat penale: krijim i organizatës kriminale dhe spiunazh. Deri më tash nuk është arrestuar askush”, tha Radonjiç.

Sekuloviç ka mbajtur disa detyra të larta në administratën shtetërore për më shumë se dy dekada. Ndërkohë që ka mbajtur poste të lartë dhe në kohën e ish-Jugosllavisë. Aksioni është udhëhequr nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB), nën juridiksionin e së cilës është kjo vepër penale, dhe është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Sipas një burimi, një nga personat e arrestuar, sipas të dhënave të agjencisë, ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit janë të njohur për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Të njëjtat burime thonë se aksioni i sotëm është vetëm fillimi i aktiviteteve për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja inteligjente.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli non-grata gjashtë diplomatë rus. Në arsyetimin e dhënë nga ministria saktësohet se ky vendim vjen pasi diplomatët kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Marrëdhëniet e Respektit dhe Respektit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.

Aksioni i Policisë dhe strukturave të Inteligjences është përshëndetur dhe nga kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili mirëpriti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar. Abazoviç tha se “aksioni po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim ruajtjen e interesave kombëtare”.

“Aktiviteti ishte planifikuar pak më herët dhe u aktivizua mbrëmë, sot në mëngjes janë arrestuar disa persona, do të thotë të arrestuar deri sa të shkojnë në prokurori dhe deri në masën e ndalimit. Gjithsesi, në disa lokacione po kryhen kontrolle dhe janë të përfshirë disa persona. Ka karakter ndërkombëtar. Ne jemi të gatshëm ta mbrojmë interesin kombëtar të Malit të Zi në çdo segment", tha Abazoviç duke folur nga Nikshiqi.

I pyetur nga gazetarët nëse mund t'i shpallte emrat e të arrestuarve, Abazoviç tha se aksioni ishte "top secret", e po ashtu kur iu kërkuan detaje lidhur me vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lidhjen me arrestimet, kryeministri zgjodhi të moskomentonte. 

“Mendoj se vizita ishte shumë e suksesshme dhe se Mali i Zi e presin gjëra të mira sa i përket sundimit të ligjit. Është detyrim im moral dhe politik, u jam mirënjohës të gjithëve që na ndihmojnë të arrijmë te njerëzit që bëjnë aktivitete ilegale në Mali i Zi. Gjithçka që mund të bëjmë ka për qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar në Mal të Zi. Të gjithë ata që sjellin konfuzion dhe destabilizimin", shtoi ai.

Kujtojmë se Agjencia për Siguri Kombëtare ka njoftuar më parë, se shërbimet ruse kanë qenë mbrapa një sulmi të fuqishëm kibernetik që ka çaktivizuar infrastrukturën shtetërore të teknologjisë informative, në fund të gushtit të këtij viti.

Ky aksion i gjerë i forcave të rendit dhe strukturave të Inteligjences malazeze dhe jo vetëm, duke marrë parasysh se kryeministri në detyrë i Malit të Zi u shpreh se ka pasur ndihmë dhe nga partnerët vjen në një kohë kur Mali i Zi është gjendur nën sulmet kibernetike. I pyetur nga gazeatrët në lidhje me sulmet, Abazoviç nuk dha detaje të tjera vetëm pohoi se Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet për të diskutuar këtë çështje. Duke qenë se ky operacion i gjërë sa i përket shkallës së përfshirjes së institucioneve të ndryshme po kryehet nën masa të rrepta sa i përket sekretit hetimor dhe fakti së mes të arrestuarve ka dhe shtetas rus dhe punonjës të administratës në institucione kyç të vendit të çojnë tek "dosja hakera" që kryeministri nuk e përmendi drejtpërdrejt por la të kuptohet se operacioni i sotëm ka lidhje me sulmet në rrjet. Mali i Zi ashtu si dhe Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut kohët e fundit ka qenë nën "shënjestrën e hakerave" rusë dhe jo vetëm.

mali i zi dritan abazoviç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet