LIVE UPDATES
Bota

Universitetet e Kinës e ndihmojnë Rusinë t’i kundërpeshojë sanksionet e Perëndimit

Gjetjet fillestare të përpiluara nga Instituti Australian për Politika Strategjike (ASPI) dhe të verifikuara nga REL-i, tregojnë se të gjitha 68 universitetet kineze të përshkruara zyrtarisht si pjesë e sistemit të mbrojtjes së vendit ose të mbikëqyrura nga një agjenci e mbrojtjes kanë “thelluar ose thelluar ndjeshëm” lidhjet e tyre kërkimore me Rusinë që prej vitit 2019.

19 Shtator 2025, 09:27 Nga I.A

Universitetet e Kinës e ndihmojnë Rusinë t’i

KINË- Një studim i ri, i ndarë me Radion Evropa e Lirë (REL), tregon se universitetet kryesore kineze të lidhura me sektorin e mbrojtjes së vendit kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin kërkimor me institucionet ruse, duke i mundësuar Moskës qasje në teknologji dhe ekspertizë të re që mund ta ndihmojnë atë t’i kundërpeshojë sanksionet perëndimore të vendosura që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Kremlini.

Gjetjet fillestare të përpiluara nga Instituti Australian për Politika Strategjike (ASPI) dhe të verifikuara nga REL-i, tregojnë se të gjitha 68 universitetet kineze të përshkruara zyrtarisht si pjesë e sistemit të mbrojtjes së vendit ose të mbikëqyrura nga një agjenci e mbrojtjes kanë “thelluar ose thelluar ndjeshëm” lidhjet e tyre kërkimore me Rusinë që prej vitit 2019.

Ky bashkëpunim në rritje mund t’i japë Moskës qasje të madhe në teknologjitë strategjike për përdorim ushtarak ku Kina është fuqi globale, ndërsa Pekinit i mundëson qasje në kërkim dhe zhvillim në sektorë kyç si, prodhimi i motorëve të avionëve, ku Rusia mbetet shumë e përparuar, tha autorja kryesore e projektit kërkimor.

“Këto janë të gjitha universitete të lidhura me mbrojtjen ose me ekosistemin e teknologjisë kritike dhe me përdorim të dyfishtë në Kinë”, tha për REL-in Bethany Allen, drejtoreshë për hulumtime mbi Kinën në ASPI.

“Kjo mund ta ndihmojë tërthorazi luftën e Rusisë në Ukrainë duke i mundësuar qasje në inovacione dhe dije që ndihmojnë në kompensimin e sanksioneve dhe kontrolleve të eksporteve të Perëndimit”, theksoi ajo.

Thellimi i bashkëpunimit mes Pekinit dhe Moskës përmes arsimit të lartë përfaqëson një tjetër fushë strategjike ku marrëdhëniet e tyre janë zgjeruar nën presidentin rus, Vladimir Putin, dhe liderin kinez, Xi Jinping, të cilat janë bërë edhe më të ngushta prej shkurtit të vitit 2022, kur të dy njoftuan për partneritet “pa kufij” në prag të nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

Edhe pse bashkëpunimi midis institucioneve kineze dhe ruse ekzistonte edhe më parë dhe nuk kufizohet vetëm në sektorët me përdorim ushtarak, bashkëpunimi kërkimor në këtë fushë është përshpejtuar në sfondin e luftës në Ukrainë.

Të dhënat paraprake të ASPI tregojnë se partneritetet kërkimore janë përqendruar sidomos në aeronautikë dhe teknologjinë e dronëve mes institucioneve kryesore të të dyja vendeve.

Kjo ndodh ndërkohë që qeveritë perëndimore synojnë ta kufizojnë bashkëpunimin akademik me të dyja vendet dhe t’i shkëpusin ato nga qasja në kërkime strategjike.

“Rusia është shkëputur pjesërisht nga kërkimi shkencor perëndimor pas pushtimit të Ukrainës dhe institucionet kërkimore kineze po përballen gjithashtu me kufizime të reja, sidomos nga Shtetet e Bashkuara”, tha Allen. “Përballë kësaj trysnie, ata kanë vendosur se ka kuptim të bashkëpunojnë ngushtë”.

Kërkimi është pjesë e një projekti të nisur nga ASPI në shtator, i cili ndjek lidhjet mes universiteteve civile kineze dhe agjencive ushtarake e të sigurisë të vendit. ASPI ndau me REL-in gjetjet fillestare rreth lidhjeve midis institucioneve kineze dhe ruse.

Kina ka prioritet ndërtimin e lidhjeve mes universiteteve civile dhe agjencive ushtarake e të sigurisë.

Historikisht, vendi ka trajnuar shkencëtarët e mbrojtjes përmes një grupi prej shtatë universiteteve kryesore të njohura si “Shtatë Bijtë e Mbrojtjes Kombëtare”, por ekosistemi i Kinës është zgjeruar vitet e fundit me 61 universitete shtesë që tani përshkruhen zyrtarisht si pjesë e rrjetit të mbrojtjes ose të mbikëqyrura nga Administrata Shtetërore e Shkencës, Teknologjisë dhe Industrisë për Mbrojtje Kombëtare.

Është pikërisht ky grup universitetesh që po bashkëpunon me institucionet kërkimore ruse.

Një partneritet i rëndësishëm i identifikuar nga ASPI është ai midis Institutit të Aviacionit të Moskës (MAI) dhe Universitetit Beihang, të cilët krijuan një program të përbashkët masteri në vitin 2017. Instituti i Kërkimeve për Motorët e Avionëve i Beihang thotë se synimi i programit është ta ndihmojë sektorin e motorëve të avionëve në Kinë të hyjë në një “fazë kritike transformimi” nga “testime dhe imitime kërkimore” drejt “zhvillimit të pavarur”.

Ky bashkëpunim sjell përfitime të qarta për të dyja palët dhe ka përdorime të dyfishta – nga fusha e betejës në Ukrainë deri tek mbizotërimi mbi teknologjitë kritike të së ardhmes.

Beihang është një nga “Shtatë Bijtë” dhe renditet si universiteti kryesor i Kinës për kërkime në hapësirë ajrore, me fokus të veçantë në prodhimin e dronëve, teknologjinë e grupeve të dronëve dhe kërkimin mbi motorët e avancuar të avionëve.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara konsiderohen lider botëror në kërkimet mbi motorët e avancuar të avionëve, por Kina ka ambicie të qarta për ta marrë vendin e parë.

Ajo tani është përgjegjëse për një pjesë të madhe të kërkimeve kryesore në këtë fushë dhe ka themeluar institute të reja për zhvillimin e tyre.

MAI është një nga institutet më të rëndësishme të Rusisë në fushën e hapësirës ajrore dhe ka udhëhequr kërkime të avancuara mbi motorët e avionëve. Edhe pse shitjet e armëve ruse në Pekin kanë rënë vitet e fundit për shkak se Kina nuk ka mungesë të pajisjeve ushtarake, motorët e avionëve kanë mbetur një import i qëndrueshëm, madje edhe gjatë luftës në Ukrainë.

“Kina ka hasur vështirësi në prodhimin e motorëve më të avancuar të avionëve, kështu që kjo është një fushë ku Rusia mund të ndihmojë”, tha Allen.

Universiteti Teknologjik i Xi’an është një tjetër nga “Shtatë Bijtë” që ka krijuar partneritete të reja me Rusinë.

Ky universitet fokusohet në kërkime për sisteme të avancuara armësh në bashkëpunim me disa kompani kineze të armëve dhe në vitin 2023 ngriti një program të përbashkët trajnimi me Universitetin Politeknik “Pjetri i Madh” të Shën Petersburgut, i cili ka disa nga laboratorët më të avancuar të hidro-aerodinamikës në Rusi si dhe lidhje të ngushta me kompleksin ushtarako-industrial rus.

Universiteti rus është i përfshirë thellësisht në përpjekjet e Kremlinit për luftë dhe drejtuesit e tij kanë mbështetur publikisht pushtimin e Ukrainës.

Qendra e saj e Teknologjive Speciale është aktualisht nën sanksionet e SHBA-së dhe BE-së dhe ka zhvilluar dronin Orlan-10, një nga mjetet kryesore të përdorura në sulmet ruse mbi infrastrukturën kritike të Ukrainës.

Një tjetër qendër e rëndësishme kërkimore mes Kinës dhe Rusisë është Instituti i Teknologjisë së Harbinit (HIT), një nga universitetet më të rëndësishme të kërkimit ushtarak në Kinë, i cili u sanksionua nga Qeveria amerikane në vitin 2020 për rolin e dyshuar në prokurimin e pajisjeve për ushtrinë kineze.

Ndërsa ky institut ka qenë prej kohësh i përfshirë në shkëmbime dhe kërkime të përbashkëta midis Kinës dhe Rusisë, vitet e fundit ka zgjeruar ndjeshëm lidhjet me universitetet ruse.

HIT dhe Universiteti Shtetëror Teknik i Moskës, Bauman, krijuan në vitin 2011 Shoqatën e Universiteteve Teknike Sino-Ruse, e cila më vonë u zgjerua në një institut të përbashkët ku 59 studentë studiojnë si në Rusi ashtu edhe në Kinë.

HIT gjithashtu po trajnon mbi 1.500 studentë kinezë dhe rusë në një qendër të re të arsimit shkencor të krijuar me Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut.

Universiteti kinez gjithashtu nënshkroi në vitin 2024 një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me Institutin e Shkencës dhe Teknologjisë Skolkovo dhe Akademinë Ruse të Inxhinierisë. Këto lidhje të ngushta bënë që Putini ta vizitonte HIT-in në vitin 2024 si pjesë e një vizite shtetërore në Kinë, ku ai tha se ky institucion është “i pandashëm nga Rusia”./REL

universitetet e kinës instituti australian për politika strategjike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet