LIVE UPDATES
Bota

Dita e fundit të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Trump takohet me Starmer

Starmer do ta presë Trumpin në ditën e dytë të vizitës në rezidencën e tij, për të biseduar për çështje të ndryshme, sikurse tregtia, Ukraina dhe Gaza.

18 Shtator 2025, 09:28 Nga I.A
Dita e fundit të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar,
Donald Trump

ANGLI- Pas një mikpritjeje mbretërore gjatë vizitës së dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer, për bisedime për shumë çështje. Starmer do ta presë Trumpin në ditën e dytë të vizitës në rezidencën e tij, për të biseduar për çështje të ndryshme, sikurse tregtia, Ukraina dhe Gaza.

Starmer e ka paraqitur veten si urë mes udhëheqësit amerikan dhe aleatëve evropianë, veçmas për luftën në Ukrainë, në përpjekje për të siguruar zotime për Kievin nga Trumpi.

Raporti i mirë i Starmerit me Trumpin, i mundësoi shtetit të tij të kishte disa lëshime dhe ai është i interesuar që tarifat prej 25 për qind ndaj aluminit dhe çelikut të ulen në zero, megjithatë deklaratat e Trumpit kanë sugjeruar se një marrëveshje mes dy shteteve nuk është afër.

“Ata do të donin të shihnin nëse mund të arrihet një marrëveshje pak më e mirë. Do të flasim me ta”, tha Trump para udhëtimit për në Britani.

Megjithatë, Starmer mori një shtysë pozitive kur gjiganti amerikan i kapitalit privat Blackstone tha se planifikon të investojë 123 miliardë dollarë në projekte në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dekadës së ardhshme, pasi Microsoft kishte bëri të ditur për një plan që përfshin investime deri në 30 miliardë dollarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në anën tjetër, grupi farmaceutik britanik, GSK, njoftoi se do të investojë 30 miliardë dollarë në SHBA në pesë vjetët e ardhshme.

Bisedimet vijnë në një kohë kur Starmer po përballet me probleme politike brenda vendit pasi shkarkoi ambasadorin britanik në Uashington, Peter Mandelson, për shkak të një skandali që kishte të bënte me lidhjet e diplomatit me Jeffrey Epstein, amerikanin e ndjerë, që ishte dënuar për abuzim seksual.

Edhe administrata e Trumpit po përballet me presion që të publikohet dosja e Epstein.

Policia ka arrestuar katër persona pasi at paraqitën imazhe të Trumpit dhe Epsteinit në Kështjellën Uindsor të martën mbrëma.

Një ditë më vonë, udhëheqësi amerikan u prit me një ceremoni mbretërore nga Mbreti Charles III në Kështjellën Uindsor.

Trump dhe monarku britanik e përmbyllën takimin e tyre me një banket shtetëror, ku morën pjesë 160 të ftuar, përfshirë anëtarë të familjes mbretërore, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, magnati i mediave, Rupert Murdoch, shefi i Apple, Tim Cook e të tjerë.

Para darkës, Trump u tha të ftuarve se vizita shtetërore ishte “me të vërtetë një nga nderet më të mëdha të jetës sime”, duke përshkruar Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në si “dy nota në një akord… secila e bukur për vete, por me të vërtetë e destinuar që të luhet së bashku”.

Gjatë fjalimit të tij, monaru lavdëroi “angazhimin personal të Trumpit për të gjetur zgjidhje për disa nga konfliktet më të vështira të botës”, duke theksuar përmendur po ashtu angazhimet mjedisore që udhëheqësit aktualë kanë ndaj “fëmijëve tanë, nipërve dhe të atyre që do të vijnë pas tyre”./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet