23 Gusht 2023, 11:02
Nga I.A
Ermal Meta
ITALI- Këngëtari Ermal Meta ka marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga viktima të ndryshme të dhunës seksuale, menjëherë pasi reagoi për ngjarjen e rëndë të Palermos, ku një vajzë 19-vjecare u përdhunua në grup nga 7 djem. Meta një ditë më parë mbajti një qëndrim për ngjarjen në rrjetet sociale duke u shprehur ashpër kundër përdhunuesve. Historitë e ndara nga Ermal Meta janë të gjitha anonime, por në njërën prej tyre thuhet: I dashur Ermal, më përdhunuan më 26 dhjetor 2000. Pas 23 vitesh ende nuk mund t’ia rrëfej burrit, më vjen turp.
Më pas është edhe dëshmia mallëngjyese e një gruaje, e cila tregon për shoqen e saj, e cila, pavarësisht bashkëshortit dhe vajzës së dashur, nuk mundi të duronte më dhimbjen e madhe që la përdhunimi dhe një mëngjes u vetëvar.
Një grua e përdhunuar nga xhaxhai i saj në moshën 5-vjeçare tha: Do të doja tu thosha atyre që flasin, flasin, flasin se nuk është e lehtë të jetosh me një traumë të tillë, të lahesh derisa të të dalë gjaku nga lëkura sepse ndihesh pis, është një tmerr.
Mes komenteve të postimit është edhe ai i aktores Elena Sofia Riçi, e cila shkruan: Shpirti yt i bukur nuk keqkuptohet. Në moshën 12-vjeçare u përpoqa të mbrohesha me një vizatim që kisha bërë, një fletë me ngjyra, nga abuzimi i një zotërie shumë të madh dhe shumë të vlerësuar, i cili e njihte mirë familjen time. Unë munda të flas për këtë vetëm disa vite më parë. Shenja që mbeten përgjithmonë.
Ermal Meta pasi publikoi shumë prej mesazheve, shkroi: Më duket e qartë se duhen ligje të rrepta për t’i bërë gratë që vuajnë nga abuzimi dhe ngacmimi të ndihen të afta të raportojnë pa asnjë hezitim, pa mosbesim dhe pa frikë. Nëse doni të më kryqëzoni për këtë, mos u lodhni të brohorisni se ngjitem vetë sipër në kryq.
ermal meta
Bota
23 Gusht 2023, 11:04
a.l
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një ...
Bota
23 Gusht 2023, 11:00
a.l
Shembet ura në Indi
INDI- Një urë hekurudhore që ishte në ndërtim e sipër në Indi është shembur, duke shk...
Bota
23 Gusht 2023, 10:53
I.A
Korridori Vasari
ITALI- Vandalizëm në Firence. Korridori historik Vasari është shkatwrruar me grafit. Mën...
Bota
23 Gusht 2023, 10:56
a.l
Sergei Surovikin
RUSI- Rusia ka emëruar një kryetar të ri në detyrë të forcave të saj të hapësir&eu...
Bota
23 Gusht 2023, 10:50
a.l
Gitanas Nauseda
LITUANI- Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka mbërritur në Kiev, për të marrë pjesë në festime...
Bota
23 Gusht 2023, 10:45
a.l
Lisa Hu
SHBA- Një grua nga Oakland e raportuar e zhdukur gati tetë vjet më parë është gjetur dhe është e sigu...
Bota
23 Gusht 2023, 10:44
I.A
Zjarret
GREQI- Qindra zjarrfikës punuan gjatë natës për ta kontrolluar një zjarr masiv në periferi të Athinës, ku e...
Bota
23 Gusht 2023, 10:41
a.l
Foto ilustruese
INDI- India po synon të bëjë histori duke u bërë vendi i parë që do të arrijë ...
Bota
23 Gusht 2023, 10:22
a.l
emigranti
GREQI- Një shqiptar i identifikuar me emrin Apostolos (Astrit) Tota me origjinë nga Kukësi i cili prej 33 vitesh jeton në Gre...
Bota
23 Gusht 2023, 10:02
I.A
Raffaele Fitto
ITALI- Ministri italian i Çështjeve të BE-së Raffaele Fitto ka deklaruar se përpara se të vazhdohet me ...