LIVE UPDATES
Bota

Ukraina mund të pranohet përpara 2030 nëse vazhdon me këtë shpejtësi/ Zelensky: Aderimi në BE dhe NATO do të na ndihmojë shumë

Von der Leyen shpjegoi se ajo hezitonte të jepte një datë specifike se kur mund të zbatohej anëtarësimi i Ukrainës në BE, pasi kjo mund të nënkuptojë se edhe vendet e tjera kandidate do të kërkojnë një datë të tillë. Ajo shtoi se Ukraina po ecën mirë dhe mund të pranohet më herët se 2030 nëse vendi vazhdon me këtë shpejtësi dhe këtë cilësi.

24 Shkurt 2025, 17:36 Nga M.L

 

Ukraina mund të pranohet përpara 2030 nëse vazhdon me
Volodymyr Zelenskyy 

UKRAINË- Procesi i pranimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian bazohet në merita dhe duhet të jetë i dobishëm si për vendin kandidat ashtu edhe për BE, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në Kiev, ku morën pjesë në një samit për të shënuar përvjetorin e tretë të pushtimit rus të vendit.

 

Von der Leyen shpjegoi se ajo hezitonte të jepte një datë specifike se kur mund të zbatohej anëtarësimi i Ukrainës në BE, pasi kjo mund të nënkuptojë se edhe vendet e tjera kandidate do të kërkojnë një datë të tillë. Ajo shtoi se Ukraina po ecën mirë dhe mund të pranohet më herët se 2030 nëse vendi vazhdon me këtë shpejtësi dhe këtë cilësi.

Ursula von der Leyen, u shpreh në lidhje me heqjen e sanksioneve kundër Rusisë nëse arrihet një marrëveshje paqeje, duke thënë se sanksionet nuk do të përfundojnë nëse Moska nuk demonstron gatishmëri për të krijuar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Zelensky: Shpresojmë që nëse lufta përfundon këtë vit, anëtarësimi në NATO do të na ndihmojë

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha: Lufta me Rusinë ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe kjo është arsyeja pse ne nuk do ta harrojmë kurrë atë.

Ndërsa për luftën, e cila po vazhdon prej 3 vitesh, presidenti ukrainas tha: Shpresojmë që luftën ta përfundojmë këtë vit, është shumë e vështirë për të gjithë kombin.

Zelensky shtoi se në afat të shkurtër, Ukraina ka nevojë për garanci sigurie për të parandaluar rikthimin e Rusisë në vitet e ardhshme.

“Aderimi në BE dhe NATO së shpejti do të na ndihmojë shumë”, tha ai.

Vihet re në këtë pikë se Volodymyr Zelensky, në një tjetër lëvizje diplomatike, së fundmi deklaroi se do të jepte dorëheqjen si president i Ukrainës nëse Kievi bëhej anëtar i NATO-s, propozim që Moska, por e refuzoi si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje. Në lidhje me marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, të cilat duken të tensionuara, Zelensky shmangu përgjigjen e një pyetjeje gazetareske për presidentin Donald Trump.

"Shpresoj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, ashtu si të gjithë partnerët. Ne gjithashtu nuk duhet ta humbim këtë unitet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Zelensky.

Theksohet se marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan veçanërisht pasi Shtetet e Bashkuara propozuan një përfundim të shpejtë të luftës në Ukrainë, pa iu referuar respektimit të integritetit territorial të Ukrainës, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Uashingtoni u ka bërë thirrje anëtarëve të Kombeve të Bashkuara të mbështesin rezolutën e saj për luftën në Ukrainë, pavarësisht kritikave për formulimin e saj të diskutueshëm.

Rezoluta është një shkak për tensione të mëtejshme në marrëdhëniet midis dy vendeve, pasi ajo nuk përmend referenca për territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia dhe në vend të kësaj fokusohet në nxitjen e një përfundimi të shpejtë të konfliktit, pa shqyrtuar integritetin territorial të Kievit. Për më tepër, javën e kaluar, Trump e quajti presidentin ukrainas një diktator dhe tha se ai ka bërë një punë të tmerrshme në udhëheqjen e Ukrainës. Kësaj i parapriu deklarata e Zelensky se Trump jeton në një hapësirë ​​dezinformimi të qeverisur nga Moska.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy be nato ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet