Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Bota
Ukraina gati të shkëmbejë dronë me luftëtarë polakë dhe raketa kundërajrore! Zelensky dhe Tusk detajojnë marrëveshjen e re ushtarake
Sipas presidentit ukrainas, të dy diskutuan zhvillimin e një ndërlidhjeje të rrjetit elektrik midis Polonisë dhe Ukrainës, sistemi energjetik i të cilave është goditur nga sulmet ajrore ruse në muajt e fundit.
5 Shkurt 2026, 16:21Nga D.S
Volodymyr Zelensky dhe Donald Tusk
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është gati të shkëmbejë dronët e saj me raketa kundërajrore dhe avionë luftarakë polakë. Sipas presidentit ukrainas, të dy diskutuan zhvillimin e një ndërlidhjeje të rrjetit elektrik midis Polonisë dhe Ukrainës, sistemi energjetik i të cilave është goditur nga sulmet ajrore ruse në muajt e fundit.
Mediat e huaja shkruajnë se, Polonia po përgatit një paketë të re ndihme prej 55.91 milionë dollarësh për Ukrainën, e cila do të përbëhet kryesisht nga automjete të blinduara. Kyeministri polak Donald Tusk tha se, Polonia mund t’i japë Ukrainës avionë luftarakë MiG-29 në çdo kohë, por Volodymyr Zelensky i kishte thënë atij se Kievi mund të ketë nevojë për pajisje të tjera të mbrojtjes ajrore që ishin me përparësi të lartë dhe se ai do ta diskutonte çështjen me zyrtarët polakë dhe do ta diskutonte përsëri me presidentin ukrainas të hënën./Dosja.al