LIVE UPDATES
Bota

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri: Çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, publikisht ka konfirmuar se Izraeli në mënyrë aktive synonte vrasjen e udhëheqësit suprem iranian gjatë konfliktit, por nuk mund ta vriste pasi ai ishte “fshehur shumë thellë nën tokë”, që nënkuptoi se Izraeli “nuk pati mundësi operative” për të kryer një atentat ndaj tij.

30 Qershor 2025, 07:44 Nga r.ll
Udhëheqja e Iranit nga bunkeri: Çfarë do të thotë
Foto

IRAN- Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues për udhëheqjen e tij dhe të ardhmen e Republikës Islamike. Përderisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte gjithë kohës i pranishëm në publik – duke bërë përditë deklarata dhe duke treguar vendosmëri – Khamenei, komandanti i përgjithshëm i Iranit, pothuajse nuk u pa fare nga publiku, pasi ai publikoi vetëm dy video-mesazhe gjatë konfliktit. Një prej tyre thuhet se është incizuar në një bunker.

Teksa video-mesazhi i tretë u shfaq pas armëpushimit, debati mbi ndikimin e sjelljes së tij gjatë luftës është thelluar si në mesin e ekspertëve, ashtu edhe në opinionin publik iranian. Zhdukja e Khameneit nga skena publike nuk lidhet thjesht me stilin e tij të udhëheqjes. Ajo është nxitur drejtpërdrejt nga raportimet se ai ishte në krye të listës së Izraelit për eliminim.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, publikisht ka konfirmuar se Izraeli në mënyrë aktive synonte vrasjen e udhëheqësit suprem iranian gjatë konfliktit, por nuk mund ta vriste pasi ai ishte “fshehur shumë thellë nën tokë”, që nënkuptoi se Izraeli “nuk pati mundësi operative” për të kryer një atentat ndaj tij.

Kërcënimi ishte aq serioz, saqë Khamenei raportohet se pezulloi çdo komunikim elektronik dhe u mbështet vetëm te ndihmësit e tij më të besueshëm. The New York Times ka raportuar se ai madje kishte caktuar se kush do të merrte postin e tij në rast se do të vritej. Ky nivel i kërcënimit dhe mënyra se si reagoi Khamenei ndikuan ndjeshëm në perceptimin për udhëheqjen e tij.

“Ajatollah Khamanei ishte përgjegjës si për sjelljen e kësaj katastrofe mbi regjimin e tij, po ashtu edhe për shpëtimin e tij në një moment rreziku”, tha për Radion Evropa e Lirë, Ali Vaez, drejtor i programit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Sulmi fillestar izraelit eliminoi një sërë komandantësh të ushtrisë së Iranit dhe ekspozoi “dobësi serioze strukturore brenda udhëheqjes dhe aparatit të sigurisë së Iranit”, tha Vaez. Këto pengesa, të përforcuara edhe nga dëmet në arsenalin raketor të Iranit, programin bërthamor dhe bashkëpunëtorët rajonalë, e kanë futur doktrinën strategjike të Republikës Islamike në një kaos.

“Përderisa Khamenei i ka mbijetuar konfliktit, si fizikisht ashtu edhe politikisht, trashëgimia e tij është shkatërruese për shtetin”, argumentoi Vaez.

Megjithatë, disa shohin nuanca në mënyrën se si Khamenei e menaxhoi krizën. Raz Zimmt, drejtor për Iranin në Boshtin Shiit në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me seli në Tel Aviv (INSS), vuri në pah se pavarësisht tronditjes fillestare dhe humbjes të komandantëve të lartë, Khamanei arriti që shpejt të emëronte pasardhësit – një arritje organizative që “nuk është aspak e lehtë”, veçmas duke pasur parasysh shkallën e këtyre humbjeve.

“Pavarësisht befasisë, pavarësisht tronditjes, që sigurisht rriti paranojën e tij, mendoj se ai në fakt ai arriti të emërojë pasardhës në më pak se 24 orë”, tha Zimmt për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, kjo aftësi për të ruajtur kontrollin përballë kaosit, e ka mbrojtur përkohësisht Khamenein që autoriteti i tij të mos sfidohet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Do të jetë edhe më e vështirë të vihet në dyshim autoriteti i tij në të ardhmen e afërt, kryesisht për shkak se ai është i rrethuar me komandantë që kanë më pak përvojë”.

Megjithatë, ky episod ka forcuar më shumë rolin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Vaez theksoi se “çdo tronditje që i është shkaktuar Republikës Islamike nga jashtë... historikisht ka kontribuar në zgjerimin e rolit të Gardës Revolucionare brenda sistemit”.

Garda Revolucionare ka dalë nga kjo krizë si shtylla kurrizore e establishmentit politik, duke mbushur shpejt boshllëqet në komandë dhe duke e pozicionuar veten si institucion i pazëvendësueshëm për mbijetesën e Iranit. Zimmt u pajtua, duke argumentuar se “nuk shoh asnjë tjetër që mund ta zëvendësojë Gardën Revolucionare si elementin kryesor brenda elitës iraniane që mund të ofrojë siguri dhe të mbështesë ekzistencën e regjimit”.

Megjithatë, kostot strategjike të luftës me gjasë do të ngrenë pyetje të vështira në muajt e ardhshëm të cilat kanë të bëjnë “me shqetësimet për paaftësinë e Iranit për të ruajtur aftësinë parandaluese përballë Izraelit dhe SHBA-së”.

Por, ai shtoi se “mendoj që për aq kohë sa [Khamenei] është aty, dhe për aq kohë sa nuk ka arsye që ai të pensionet, Garda Revolucionare do ta mbështesë atë... dhe pastaj do të përgatitet për ditën kur të vijë pasardhësi i tij”. Të dy ekspertët ranë dakord se edhe pse një grusht shteti ka pak të ngjarë të ndodhë në terma afatshkurtër, ndikimi i Gardës Revolucionare pritet të rritet gjithnjë e më shumë, veçmas pasi mosha e shtyrë e Khameneit ngre pikëpyetje për pasardhësin e tij.

Vaez paralajmëroi se Garda Revolucionare “po afrohet ngadalë drejt shqyrtimit të udhëheqjes fetare më shumë si një barrë sesa si një aset”. Ndërkaq, Zimmt u shpreh se nuk sheh asnjë sinjal për një ndryshim të afërt të drejtimit strategjik të Iranit, as nën Khamenein dhe as nën pasardhësin e tij, diçka, që sipas tij, i përshtatet shumë mirë Gardës Revolucionare.

Pra, përderisa ka pak të ngjarë që të ketë sfida të menjëhershme ndaj sundimit të Khameneit, roli qendror i Gardës Revolucionare vetëm është rritur për shkak të luftës me Izraelin, e cila ka nxitur pyetje dhe përplasje të pushteteve që do të formësojnë të ardhmen e Republikës Islamike./ REL

iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet