LIVE UPDATES
Bota

Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës në Ballkan

Rajoni, i pozicionuar mes interesave të BE-së dhe SHBA-së, si dhe ndikimit të Rusisë dhe Kinës, është kthyer në një objekt gare i fuqive të mëdha, për shkak të pozicionit të tij strategjik dhe ekonomisë së brishtë.

4 Maj 2026, 12:19 Nga E.d
Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës në
Një tubacion i ri gazi duhet ta lidhë Bosnjën qendrore me rrjetin kroat të gazit dhe terminalin e gazit të lëngshëm natyror në ishullin kroat të Kërkut.

Prej se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka marrë detyrën vitin e kaluar, Uashingtoni dhe Brukseli kanë pasur përplasje për tregtinë, për mbështetjen që i jepet Ukrainës dhe për shpenzimet ushtarake.

Tani, një fushë e re përplasjesh është Ballkani Perëndimor.

Rajoni, i pozicionuar mes interesave të BE-së dhe SHBA-së, si dhe ndikimit të Rusisë dhe Kinës, është kthyer në një objekt gare i fuqive të mëdha, për shkak të pozicionit të tij strategjik dhe ekonomisë së brishtë.

Asgjë nuk e shpjegon këtë më qartë sesa marrëveshjet e fundit të investitorëve amerikanë për projekte energjetike në Shqipëri, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë - vende që synojnë të shkëputen nga varësia ndaj furnizimeve ruse.

“Presidenti Trump po hap një epokë të re bashkëpunimi me Evropën Jugore, Qendrore dhe Lindore”, tha sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, në Forumin e Biznesit të Iniciativës së Tri Deteve, që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë.

Përplasja e agjendave u bë e dukshme javën e kaluar, kur Shtetet e Bashkuara realizuan investimin e tyre më të madh publik në Ballkanin Perëndimor prej vitesh, duke nënshkruar disa marrëveshje shumëmiliardëshe për eksportin e gazit dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Pikë qendrore është gazsjellësi Ndërlidhja Jugore, me vlerë 1.5 miliard dollarë, mes Bosnjës dhe Kroacisë, i cili e lidh Bosnjën si me terminalin kroat të gazit të lëngshëm në ishullin Kërk, ashtu edhe me rrjetin më të gjerë të gazit në Evropë.

“Ekziston një pranim se ky është një rajon me rreziqe të mëdha dhe sa më shumë që i bën këto gjëra publike, aq më shumë provokon kundër-reagim - nga Moska, nga Pekini, madje edhe nga pjesë të Evropës”, tha për Radion Evropa e Lirë një ndihmës i Kongresit.

“Strategjia është që kapitali dhe projektet të lëvizin më shpejt se politika. Nëse gjithçka e paraqet si garë gjeopolitike, e ngadalëson procesin. Nëse e quan investim dhe infrastrukturë, ai ec përpara”, shtoi një tjetër.

Ëndrra për gazsjellësin

Bosnje e Hercegovina, një nga vendet më të varfra në Evropë, ka nevojë që gjërat të lëvizin dhe shpejt. Aktualisht, ajo është plotësisht e varur nga furnizimet ruse me lëndë djegëse fosile, që vijnë përmes gazsjellësit Rrjedha Turke. 

Terminali i Kërkut është një nyje e rëndësishme për gazin e lëngshëm natyror amerikan që hyn në Evropë, dhe marrëveshja e nënshkruar edhe nga SHBA-ja do të sigurojë që në rajon të arrijë edhe më shumë energji amerikane.

Vendet e Ballkanit duket se po kthehen drejt Shteteve të Bashkuara, pas dështimeve me vite për të siguruar financime nga Evropa.

“Mungesa e investimeve ka qenë një problem i gjatë në Ballkan”, thotë David J. Kostelancik, bashkëpunëtor i lartë në Programin e Rezistencës Demokratike në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA).

“Duke u përqendruar në angazhimin diplomatik dhe duke lehtësuar financimet, SHBA-ja mund të rrisë investimet në sektorin e energjisë, që rrit konkurrueshmërinë dhe sigurinë, përfshirë sigurinë kibernetike dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, që i zbulojnë përpjekjet e aktorëve keqdashës për të fituar ndikim”, shton ai.

Si Brukseli, ashtu edhe Uashingtoni mbështet shkëputjen e Ballkanit nga varësia energjetike ndaj Rusisë.  Por, politika energjetike tani po shndërrohet në një garë ndikimi, duke i vënë dy kryeqytetet përballë njëri-tjetrit. Për të hapur rrugën për marrëveshjen e tubacionit, Bosnja ndryshoi legjislacionin, për të përcaktuar një kompani private amerikane - AAFS Infrastructure and Energy - si investitorin dhe zhvilluesin kryesor.

Sipas të dhënave të kompanisë dhe projektit, drejtori i AAFS Infrastructure and Energy është Jesse Binnall, ish-anëtar i ekipit ligjor të presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa zëvendes i tij është Joseph Flynn, vëllai i ish-këshilltarit për siguri kombëtare, Michael Flynn. Ligji i ri shmangu procedurën e hapur të tenderit - gjë që e zemëroi Brukselin dhe bëri që organizata Transparency International të paralajmëronte për krijimin e një “precedenti të rrezikshëm”.

Në një letër të datës 13 prill, ambasadori i BE-së në Sarajevë, Luigi Soreca, paralajmëroi se ligji i miratuar posaçërisht për projektin e gazsjellësit (lex specialis), mund të rrezikojë qasjen e Bosnjës në tregun evropian të energjisë, si dhe rreth 1 miliard euro financim nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Vendi ballkanik është pjesë e Komunitetit të Energjisë të Brukselit, i cili i shtrin ligjet e tij në këtë fushë edhe për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Ndërsa Sarajeva është vend kandidat për në BE që nga viti 2022, nuk ka asnjë indikacion se ajo do t'i bashkohet bllokut së shpejti, meqë Brukseli shpesh ankohet për mungesën e reformave të brendshme.

Zyrtarët në Bosnje thonë, gjithashtu, se marrëveshja me investitorët amerikanë vjen si përpjekje për ta ndihmuar vendin që të ecë drejt vetë synimit të BE-së për ndalimin e plotë të importeve të energjisë ruse deri më 1 janar 2028.

Ky është një synim i vështirë për Bosnjën, e cila nuk ka prodhim të vetin të gazit dhe është plotësisht e varur nga Rusia, e cila i siguron rreth 225 milionë metra kub gaz në vit. Me perspektivën e anëtarësimit në BE ende të largët, Bosnja duket se ka zgjedhur t’i injorojë paralajmërimet e Evropës “për t’i shqyrtuar me kujdes detyrimet” në nënshkrimin e kontratave energjetike.

Bosnja, madje, iu bashkua edhe një iniciative amerikane për të forcuar furnizimin me energji të rajonit. Ministri i saj i Jashtëm, Ellmedin Konakoviq, i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se “ishte ekonomikisht e rëndësishme për vendin”.

“Kjo pjesë e Evropës po kthehet tek arsyeja e shëndoshë. Rruga drejt prosperitetit është më shumë, jo më pak energji", tha Wright.

Interesi ekonomik i SHBA-së në rajon është nxitur më tej nga miratimi i Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor nga Kongresi amerikan, në muajin shkurt.

Ky akt, mes tjerash, i angazhon Shtetet e Bashkuara që të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik.

Javën e kaluar, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, priti një konferencë të investitorëve amerikanë, me qëllim tërheqjen e bizneseve amerikane për të investuar në projekte të shumta, të tilla si: një stacion i ri autobusësh dhe një spital në qytet, ndërtimi i një unaze rrugore dhe objekte të shumta të infrastrukturës sportive.

Grupi investues amerikan, Pantheon Atlas, nënshkroi një letër qëllimi me partnerin lokal, Koncar Group, për ndërtimin e një qendre të zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe të të dhënave në Kroaci, vitin e ardhshëm, me vlerë 58 miliardë dollarë dhe kapacitet energjetik të planifikuar prej 1 miliard gigavatesh.

Ndërkohë, në Tiranë, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje kornizë 20-vjeçare për furnizim me importe amerikane të gazit të lëngshëm natyror, me vlerë 6 miliardë dollarë. Ajo do ta lidhë furnizuesin lokal të energjisë, Albgaz, me firmën amerikane, Venture Global, dhe kompaninë greke, Aktor.

Zyrtarët që folën në kushte anonimiteti thanë se pritet që të ketë edhe njoftime të tjera, por nuk dhanë detaje.

Ata shtuan se, ndërsa fokusi aktual është te Shqipëria, Bosnja dhe Kroacia, ekziston një ndjenjë e fortë se kjo politikë e re synon të jetë rajonale.

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi shihen si hapa të ardhshëm të logjikshëm nëse projektet e para realizohen, sidomos për faktin se Uashingtoni synon të ndërtojë një korridor më të integruar energjetik dhe digjital në Ballkanin Perëndimor./REL

donald trump ballkan evropë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet