LIVE UPDATES
Bota

Pronat në Beograd të Radulle Steviç, njërit nga të akuzuarit për sulmin në Banjskë

Ndërsa për Serbinë, ai është biznesmen, ka një kompani në veri të Kosovës dhe është pronar i apartamenteve luksoze në Beograd.

4 Maj 2026, 08:24 Nga I.A
Pronat në Beograd të Radulle Steviç, njërit nga të
Pronat

Radulle Steviç në Kosovë është person në kërkim pasi akuzohet për përfshirjen në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai është nën sanksione për shkak të lidhjeve me Millan Radoiçiqin dhe Zvonko Vesellinoviqin, si dhe për akuza për krim të organizuar dhe korrupsion. Ndërsa për Serbinë, ai është biznesmen, ka një kompani në veri të Kosovës dhe është pronar i apartamenteve luksoze në Beograd.

Kompania e Steviqit, Rad 028, është pronare e dy banesave dhe katër garazheve në lagjet Dedinje dhe Beogradi, tregojnë të dhënat nga kadastra, të cilat i ka analizuar Radio Evropa e Lirë (REL). Banesa dhe garazhet, sipas një vlerësimi të bazuar në çmimet e tregut të pasurive të paluajtshme në Beograd, vlejnë më shumë se 1 milion e gjysmë euro. Se kush banon në këto prona, REL-i nuk ka arritur ta përcaktojë.

Policia dhe Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk u janë përgjigjur pyetjeve nëse kanë njohuri që Steviqi, i cili me kërkesë të Kosovës është në kërkim ndërkombëtar, ndodhet në Serbi dhe nëse është nën hetim për rastin e Banjskës. Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, deri në publikimin e këtij teksti, nuk iu përgjigj as Steviqi. Pyetjet janë dërguar në adresën elektronike të kompanisë Rad 028 dhe në numrin e telefonit të Steviqit, i regjistruar në Serbi, i cili ende është aktiv.

Steviqi është prezantuar në publik si biznesmen nga veriu i Kosovës, që ka kompani ndërtimi në Zveçan. Këto kompani janë të regjistruara si në sistemin kosovar ashtu edhe në atë serb, ndërsa Steviqi, përmes tenderëve, për vite me radhë ka fituar kontrata në vlerë milionëshe – si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina. Ndërsa Kosova ka ndaluar dhënien e kontrata pas vendosjes të sanksioneve amerikane, tenderët nga Serbia kanë vazhduar.

Sipas aktakuzës së Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë, Steviqi përmes kompanive të tij e ka ndihmuar Millan Radoiçiqin në pastrimin e parave.

Do të thotë, siç thuhet në aktakuzë, që “të ardhurat e fituara nga aktivitetet kriminale të shndërrohen në pasuri” dhe të “fshihet origjina e tyre”.

Për pastrim parash, akuzë që rëndon ndaj Steviqit, në Kosovë parashihet dënim deri në dhjetë vjet burgim.

Aktakuza përfshin edhe kompanitë e Steviqit në Kosovë dhe në Serbi.

Thuhet se për funksionimin e kompanive të Steviqit vendoste Millan Radoiçiq, i cili përmes pastrimit të parave ka fituar fuqi të madhe dhe ka kontrolluar veriun e Kosovës përmes aktiviteteve kriminale.

Ndërsa Radoiçiq, i cili ka pranuar se ka organizuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në shtator të vitit 2023, në Kosovë akuzohet për terrorizëm dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetues.

Pra, si “kreu i një grupi terrorist” që ka tentuar ta aneksojë veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, me forcë dhe armatim të rëndë, për ta bashkuar me Serbinë.

Në sulmin në Banjskë u vra një polic i Kosovës, ndërsa më pas në shkëmbim zjarri që pasoi u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Në Kosovë më 24 prill është shpallur aktgjykimi i parë për rastin e Banjskës – dy të akuzuar janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa një tjetër me 30 vjet burgim.

Më shumë se 40 të akuzuar të tjerë nuk janë të arritshëm për drejtësinë kosovare.

Në katin e shtatë të njërës prej kullave në lagjen e quajtur Beogradi mbi ujë, ndodhet një apartament prej 54 metrash katrorë në pronësi të kompanisë Rad 028 të Steviqit.

Kompania në këtë ndërtesë ka edhe një garazh.

Ky kompleks luksoz, i ndërtuar mbi shtëpi të shembura pa leje përgjatë brigjeve të Savës, në vitet e fundit konsiderohet si një nga më të shtrenjtët në Beograd – me çmime për metër katror nga 4 mijë deri në 10 mijë euro.

Vlera e apartamentit dhe garazhit të Radulle Steviqit vlerësohet rreth 280 mijë euro.

Kompania e Steviqit, deri në shtator 2024, ka qenë pronare edhe e një apartamenti tjetër dhe një garazhi në këtë lagje.

Në kompaninë Rad 028 figuron një apartament rreth 90 metrash katrorë dhe një garazh.

Të dhënat nga kadastra në Serbi tregojnë se apartamenti tani ka një pronar të ri, por nuk është e qartë nëse është shitur apo dhuruar.

Si pronë e kompanisë Rad 028 është regjistruar edhe një apartament prej rreth 250 metrash katrorë si dhe tre garazhe në një ndërtesë në lagjen Dedinje.

Dedinja është një tjetër lagje luksoze e Beogradit, me shumë vila, ambasada dhe objekte nën mbrojtje shtetërore.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) ka raportuar se Millan Radoiçiq kishte vendbanim të regjistruar në këtë apartament, i cili zyrtarisht figuron në emër të kompanisë së Steviqit.

Në afërsi të këtij apartamenti ndodhet edhe një vilë me pishinë në pronësi të Zharko Vesellinoviqit, vëllait të Zvonko Vesellinoviqit, dhe bashkëshortes së tij.

Deri së fundi, kjo vilë ka qenë pronë e kompanisë Inkop, pronarë të së cilës janë vëllezërit Vesellinoviq.

Partneri i tyre i biznesit në Inkop ka qenë Millan Radoiçiq.

Ai u largua nga pronësia në kompaninë Inkopa dhe kompanive të tjera në tetor të vitit 2023, pasi publikisht e pranoi se kishte organizuar sulmin e armatosur në Banjskë.

Ai ia dhuroi pjesën e tij të aksioneve Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq.

Edhe Vesellinoviqët, ashtu si Radoiçiqi dhe Steviqi, janë nën sanksione të SHBA-së, nën dyshimet se kanë lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Megjithatë, Serbia nuk reagon ndaj këtyre akuzave, as ndaj sanksioneve ndërkombëtare.

Po ashtu, ajo injoron vendimin gjyqësor dhe aktakuzën në Kosovë për sulmin në Banjskë.

Për Radulle Steviqin në Kosovë është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar.

Në këtë listë janë përfshirë të gjithë të akuzuarit për rastin e Banjskës, në krye me Millan Radoiçiqin.

Radoiçiq ndodhet në Serbi, dhe adresa e tij e regjistruar është në Beograd.

Autoritetet në Serbi refuzojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se do t’i gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët kosovarë i akuzojnë se po i ofrojnë mbrojtje.

Ndërsa nëse Radulle Steviqi ndodhet gjithashtu në Serbi, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Megjithatë, firma e tij është gjetur në një dokument të dorëzuar në institucionet e Serbisë në gusht të vitit 2025.

Në atë kohë, Radulle Steviq paraqiti kërkesë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve për të hapur edhe dy degë të tjera të kompanisë së tij në Zveçan të Kosovës – për tregti me shumicë të produkteve kimike dhe drithërave.

Edhe pse Steviqi dhe kompania e tij Rad 028 janë pjesë e aktakuzës së Kosovës, ajo vazhdon të operojë në sistemin e Serbisë.

Gjatë vitit 2025, kompanisë i janë dhënë më shumë se 30 kontrata, me vlerë rreth 6.5 milionë euro – kryesisht të lidhura me projekte ndërtimore në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Kompania e Steviqit ka lidhur kontrata me organet e përkohshme komunale, të themeluara sipas ligjeve të Serbisë.

Këto organe kanë funksionuar në Kosovë, në zonat me shumicë serbe, deri në vitin 2024, ndërsa më pas janë mbyllur nga autoritetet kosovare, pasi Prishtina i konsideron ilegale.

Megjithatë, organet e përkohshme kanë vazhduar punën e tyre nga lokacione alternative në qytetet kufitare në Serbi.

Ata nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë se sipas cilave kritere i ndajnë kontratat kompanisë së Steviqit dhe si realizohen këto projekte – duke qenë se autoritetet kosovare gjatë tri vjetëve të fundit kanë pezulluar projektet ndërtimore të financuara nga Serbia, me arsyetimin se nuk kanë leje nga institucionet e Kosovës.

Pyetjeve nuk iu janë përgjigjur as Qeveria e Serbisë dhe Zyra e saj për Kosovën.

Katër kontrata janë lidhur gjatë vitit 2026.

Përveç riparimit të një kishe në fshatin Zherovnicë, afër Zveçanit, kompanisë Rad 028 i është besuar edhe furnizimi me pako për Vitin e Ri për nxënësit e shkollave fillore në Kosovë, si dhe sanimi i një terreni sportiv dhe një këndi lojërash në Mitrovicën e Veriut.

Këto punë kanë vlerë mbi 520 mijë euro.

Dhe gjatë vitit 2025, me këtë kompani janë kontraktuar punë me vlerë rreth 6 milionë eurosh – ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë në disa komuna të Kosovës, rinovimi i një shkolle në Zveçan dhe i një spitali në Llapnasellë.

Institucionet arsimore dhe shëndetësore në vendbanimet me shumicë serbe vazhdojnë të funksionojnë në sistemin e Serbisë.

REL-i nuk ka mundur të verifikojë nëse të gjitha këto kontrata janë realizuar, përkatësisht, nëse shtëpitë janë ndërtuar me të vërtetë dhe objektet publike janë rinovuar.

Nga dokumentacioni i tenderëve që ka analizuar REL-i, shihet se Rad 028 ka bashkëpunuar me disa kompani që përmenden në aktakuzën e Kosovës për rastin e Banjskës, si dhe se para për pajisje të ndryshme – si makineri – kanë marrë të akuzuarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe anëtarë të familjeve të tyre. Në sistemin e Kosovës, Steviqi kishte dy kompani ndërtimi me emra të ngjashëm: RAD D.O.O. dhe RAD P.T.P.

Këto kompani fitonin tenderë deri në dhjetor të vitit 2021, kur Steviq, së bashku me to, u përfshi në sanksionet amerikane. Në tenderët në Kosovë, nga viti 2018 deri në vitin 2021, ai ka fituar punë me vlerë rreth 5 milionë eurosh. Shërbimet e kompanisë së tij atëherë i shfrytëzonin kryesisht komunat me shumicë serbe në veri, që funksionojnë në sistemin e Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku./REL

radulle steviç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet