LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit

Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të reagojë, nëse Irani përpiqet ta pengojë këtë mision - gjë që mund të rrezikojë edhe armëpushimin aktual.

4 Maj 2026, 10:07 Nga DOSJA

SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron

HORMUZ- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se nga 4 maji forcat amerikane do t’i shoqërojnë anijet neutrale të bllokuara pranë Ngushticës së Hormuzit, për t’i nxjerrë në mënyrë të sigurt nga zona. Ai tha se kjo është një masë “humanitare”, ndërsa shtoi se SHBA-ja po zhvillon “bisedime pozitive” me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të reagojë, nëse Irani përpiqet ta pengojë këtë mision - gjë që mund të rrezikojë edhe armëpushimin aktual.

“Nëse, në çfarëdo mënyre, ky proces humanitar pengohet, atëherë ajo ndërhyrje, fatkeqësisht, do të duhet të trajtohet me forcë”, tha Trump.

Një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi se Teherani do ta konsiderojë çdo përpjekje të SHBA-së për të vepruar në ngushticë si shkelje të armëpushimit.

“Çdo ndërhyrje amerikane në regjimin e ri detar të Ngushticës së Hormuzit do të konsiderohet shkelje e armëpushimit”, shkroi në X Ebrahim Azizi, udhëheqës i Komisionit për Siguri Kombëtare të Parlamentit iranian.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se misioni “do të përfshijë shkatërrues me raketa, mbi 100 avionë tokësorë dhe detarë, platforma pa pilot në shumë fusha operimi dhe 15.000 ushtarë”.

Njoftimi nuk sqaroi se si do të përdoren këto mjete.

Një gazetar nga Axios, duke cituar dy zyrtarë amerikanë, tha se anijet e Marinës amerikane nuk do t’i shoqërojnë drejtpërdrejt anijet tregtare, por do të qëndrojnë “në afërsi” për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme për të penguar sulmet.

Presidenti amerikan tha se kjo masë po merret me kërkesë të vendeve, anijet e të cilave kanë mbetur të bllokuara në këtë kanal ujor, pasi Irani ka kufizuar pjesën më të madhe të trafikut, në përgjigje të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, që nisën më 28 shkurt.

SHBA-ja është duke zbatuar edhe një bllokadë për të penguar hyrjen dhe daljen e anijeve nga portet iraniane.

“Vende nga e gjithë bota, pothuajse të gjitha që nuk janë të përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme, na kanë kërkuar ndihmë për të liruar anijet e tyre që janë bllokuar në Ngushticën e Hormuzit”, tha Trump.

Ai shtoi se u ka kërkuar përfaqësuesve të tij t’ua bëjnë të ditur këtyre vendeve se “ne do të bëjmë përpjekje maksimale për t’i nxjerrë në mënyrë të sigurt anijet dhe ekuipazhet e tyre nga Ngushtica e bllokuar e Hormuzit”.

“Lëvizja e anijeve ka për qëllim vetëm t’i ndihmojë njerëzit, kompanitë dhe vendet që nuk kanë bërë absolutisht asgjë të gabuar - ata janë viktima të rrethanave”, tha Trump.

“Shumë nga këto anije po mbeten pa ushqime dhe pa gjërat e tjera të nevojshme, në mënyrë që ekuipazhet e mëdha të qëndrojnë në kushte të shëndetshme dhe higjienike”, shtoi ai.

Bisedimet e paqes mes SHBA-së dhe Iranit - të ndërmjetësuara nga Pakistani - kanë ngecur pas rundit të parë të zhvilluar në Islamabad më 11-12 prill.

Më 3 maj, zyrtarët iranianë thanë se janë duke shqyrtuar përgjigjen e Trumpit ndaj propozimit më të fundit për paqe me 14 pika, të cilin Teherani ia dorëzoi SHBA-së përmes Pakistanit. Trump, më 2 maj, tha se po përgatitej ta shqyrtonte këtë propozim, por shtoi se nuk mund ta imagjinonte që ai do të ishte i pranueshëm./REL

lufta iran-izrael ngushtica e hormuzit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet