LIVE UPDATES
Bota

Uashington, përfaqësues të serbëve te Kosovës akuzojnë qeverinë Kurti për dëmtim të besimit mes dy komuniteteve

Duket se deri tek zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës ka ende shumë pikëpyetje. Qeveria ka përkrahur idenë e një peticioni, që duhet të mbështetet nga 20 për qind e popullatës që jeton atje, çka do t’i hapte rrugën procesit. Por disa ekspertë serbë në Kosovë thonë se një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë dhe propozojnë, që një zgjidhje më e shpejtë e racionale, do të ishte dorëheqja e kryetarëve të komunave të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

19 Korrik 2023, 09:12 Nga f.i
Uashington, përfaqësues të serbëve te Kosovës
foto ilustruese

KOSOVË- Përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit serb të Kosovës, akuzuan qeverinë Kurti për thyerje të besimit mes dy komuniteteve, besim që, sipas tyre, u ndërtua me shumë vështirësi gjatë asaj që ata e quajnë periudha e artë në marrëdhëniet mes tyre, në vitet 2013-2015. Gjatë kësaj periudhe, Kosova dhe Serbia nënshkruan disa marrëveshje në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, pjesë e të cilave ishte edhe zotimi për ngritjen e asocacionit të komunave me shumicë serbe.

Qendra Evropiane e Këshillit të Atlantikut, organizoi të hënën një tryezë në Uashington, me përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit serb, ku morën pjesë edhe ekspertë dhe ish-diplomatëve amerikanë. Takimi u zhvillua pa praninë e kamerave, por pas tij, kolegia Menada Zaimi bisedoi me disa prej pjesëmarrësve në të.

Anëtarë të komunitetit serb në Kosovë thonë se gjatë dy viteve të fundit janë ndjerë të përjashtuar nga vendimarrja e të kërcënuar dhe për këtë fajësojnë qeverinë e kryeministrit Kurti.

“Ndihem e kërcënuar. Ndjej se komuniteti im po tkurret dhe po shkon drejt disa shifrave kritike, e që mund të mos ketë një të ardhme në Kosovë. Ndihem e kërcënuar nga qeveria, veçanërisht nga kjo qeveri, veprimet që ajo ndermerr dhe qasja ndaj identitetit serb në Kosovë”, -thotë Milica Rakiç, menaxhere projektesh në organizatën “Iniciativa e re sociale”.

Problem kryesor për serbët e Kosovës vazhdon të jetë prania e forcave speciale të policisë në veri të vendit, megjithë angazhimin rishtazi të qeverisë për të tërhequr një pjesë të tyre.

“Eshtë vërtet e vështirë, që si gazetare të shpjegosh për audiencen se problemi është policia. Ndaj ne po mundohemi ta ngremë këtë pyetje dhe të shpjegojmë se si është thyer besimi ndërmjet komuniteteve. Ne kemi patur dhjetë vjet paqe, pas marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013. Por për fat të keq, ajo është prishur tashmë, veçanërisht për shkak të mënyrë sesi sillet kryeministri”,- thotë Sonja Sovrliç korrenspondente e televizionit N1.

Milica Rakic dhe Sanja Sovrlic, së bashku me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile të serbëve të Kosovës, ishin pjesë e një tryezë të organizuar nga Qendra Evropiane e Këshillit te Atlantikut, me bazë në Uashington.

“Ashtu sikurse duhet të sigurohemi që qeveritë në Prishtinë dhe Beograd t’i kthehen dialogut konstruktiv mes tyre dhe të punojnë drejt një zgjidhjeje politike, ne duhet gjithashtu të sigurohemi që komunitetet më të prekura nga kriza aktuale në veri të Kosovës, të kenë një mundësi që të dëgjohen, të ndihen të sigurt, që prioritet e tyre të jenë të përfshira në zgjidhjet politike”, tha për Zërin e Amerikës Jorn Fleck, drejtori i Qendrës Evropiane, në Këshillin e Atlantikut.

Javën e kaluar qeveria e Kosovës, ra dakord të reduktojë me 25 për qind numrin e forcave speciale të vendosura rreth ndërtesave të komunave në veri, si dhe të organizojë zgjedhje të reja, të cilat pritet të mbahen me gjasë në vjeshtën e këtij viti. Lëvizja u mirëprit nga Brukseli dhe është parë si masë drejt uljes së tensioneve. Por ekspertët thonë se çdo marrëveshje duhet shoqëruar me veprime nga të dy palët.

“Prova nuk është tek fjalët e marrëveshjes, por tek veprimet e ardhshme të qeverisë së Kosovës dhe tek përgjigjja nga ana e komunitetit serb”, thotë Thomas Countryman, ish-diplomat i lartë amerikan.

Muajt e fundit janë karakterizuar nga tensione të mëdha mes Prishtinës dhe Beogradit, lidhur me situatën në veri të Kosovës. Tensionet kulmuan me përplasjet mes komunitetit serb të Kosovës dhe përfaqësueve të forcave paqeruajtëse, pasi tre kryetarë komunash shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, u përpoqën të hynë në zyrat e tyre. Pjesa dërrmuese e komunitetit serb i bojkotoi zgjedhjet, si pjesë e një fushate më të gjerë, e mbështetur nga Beogradi, për më shumë autonomi për serbët e Kosovës. Për rrjedhojë pjesmarrja në zgjedhje ishte vetëm 3.5 për qind.

Kryeministri Kurti, ka fajësuar komunitetin ndërkombëtar se, në përpjekje për të ulur tensionet, ka qenë më i ashpër me Kosovën, sesa Serbinë, që ai e akuzon si shkaktare të tyre. Gjatë një interviste televizive së fundmi ai tha se arsyeja për këtë, janë përpjekjet ndërkombëtare për ta mbajtur Serbinë larg ndikimit rus. Por ish-zyrtari i lartë amerikan Thomas Countryman, nuk ndan të njëjtin mendim.

“E respektoj kryeministrin, por nuk jam dakord me të. Përpjekjet si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Brukseli janë për të zgjidhur problemet në atë rajon. Dhe kjo kërkon herë diplomaci, që zhvillohet pas dyerve të mbyllura, herë diplomaci, që thërret me zë të lartë. E kuptoj që zoti Kurti mendon se Perëndimi po tregohet më i ashpër ndaj tij sesa ndaj zotit Vuçiç. Më vjen keq që ai ndihet kështu. Por ai i keqkupton motivet që qëndrojnë pas angazhimit ndërkombëtar”, thotë ai.

Duket se deri tek zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës ka ende shumë pikëpyetje. Qeveria ka përkrahur idenë e një peticioni, që duhet të mbështetet nga 20 për qind e popullatës që jeton atje, çka do t’i hapte rrugën procesit. Por disa ekspertë serbë në Kosovë thonë se një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë dhe propozojnë, që një zgjidhje më e shpejtë e racionale, do të ishte dorëheqja e kryetarëve të komunave të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Një tjetër çështje, edhe më e komplikuar, që është në thelb, shkaku i tensioneve, është krijimi i asocacionit të komunave me shumicë serbe. Zgjidhja për të duket ende e largët.

Isak Vorguçiç drejtor ekzekutiv i RTV Radio Kim, i cili jeton në Graçaniçë, thotë se qeveria Kurti nuk po zbaton asnjë prej angazhimeve për të cilat u ra dakord mes Prishtinën e Beogradit prej vitit 2013.

“Ajo që po bën ai është të shmangë krijimin e asociacionit, duke hedhur propozime të reja, siç është modeli kroat, apo modele të tjera. Ne nuk kemi nevojë për modele. Ekziston një model për të cilin është rënë dakord ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ajo që ne duam dhe që e gjithë bashkësia ndërkombëtare po sugjeron, është që kjo gjë të zbatohet”, thotë ai.

Por qeveria e kryeministrit Kurti e sheh variantin e propozuar në marrëveshjet e mëparshme mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga BE-ja, si një premisë për krijimin e një shteti brenda shtetit si “Republika Srpska” në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas zotit Kurti, marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 mbi asocacionin, bien ndesh me kushtetutën e Kosovës. Nga ana tjetër, ai fajëson ndërhyrjen e Beogradit, që përmes strukturave paralele dhe të paligjshme, synon të sabotojë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk ka rrezik më të madh për ndarjen e Kosovës sesa kur qeveria pretendon se ka struktura ilegale në mesin e komunitetit pakicë. Pra, kjo është një mënyrë për ta vendosur komunitetin pakicë në shënjestër sepse nëse thua se ka struktura ilegale, të gjitha perceptohen si të paligjshme. Për shembull qeveria pretendon se në veri ka kriminelë, perceptimi është se të gjithë në veri janë kriminelë. Nuk zgjidhen problemet e Kosovës duke bërë deklarata politike”, thotë zoti Vorguçiç.

Kryenegociatorёt e Kosovës dhe Serbisë do të takohen të mërkurën për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura se fundmi në Bruksel dhe Ohër mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe masave për shtensionim të situatës.

Marrë nga VOA

albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet