All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Nga logjistika deri në psikologji, efektet e shpërthimit të urës së Krimesë

Zëvendëskryeministri i Jashtëm rus, Marat Khusnullin, ka dhënë garanci se shtyllat nuk janë dëmtuar dhe se ura do të riparohet plotësisht më 1 nëntor.

19 Korrik 2023, 07:53 Nga I.A
Nga logjistika deri në psikologji, efektet e shpërthimit të
Ura e krimese
All - Paragraf - 1

RUSI- Zyrtarët në Moskë dhe në Krimenë e pushtuar kanë qenë të shpejtë në reagimin e tyre se dëmi i shkaktuar në urën e vetme që lidh Rusinë me gadishullin nuk është serioz dhe se trafiku rrugor dhe ai hekurudhor do të rikthehen shpejt. Zëvendëskryeministri i Jashtëm rus, Marat Khusnullin, ka dhënë garanci se shtyllat nuk janë dëmtuar dhe se ura do të riparohet plotësisht më 1 nëntor.

Megjithatë, sulmi e ka goditur rrugën kryesore logjistike, përmes së cilës furnizohen forcat ushtarake ruse, jo vetëm në Gadishullin e Krimesë, por edhe në jug të Ukrainës, ku Kievi është duke zhvilluar një kundërofensivë për të rikthyer kontrollin e territorit që e ka pushtuar Rusia, prej kur e ka nisur luftën në shkurt të vitit 2022.

“Ura e Krimesë është lidhja kryesore logjistike”, ka thënë Pavlo Lakiychuk, analist ushtarak në institutin Strategy XXI, me bazë në Kiev.

“Edhe nëse hekurudha në rrugë mbyllet për le të themi gjashtë orë, dhe furnizimet ndalen për aq orë, kjo nënkupton pauzë gjashtëorëshe për trupat tanë, pasi kundër tyre do të nisen më pak bomba. Ky është plus”.

Lakiychuk e ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit rus Vladimir Putin se ura “nuk është përdorur që një kohë” për transport ushtarak.

“Ura ka qenë dhe mbetet një prej arterieve kryesore të furnizimit për forcat ruse që gjenden në jug të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ura përdoret për t'i transportuar pajisje të rënda, të cilat po i përdor Rusia në luftën kundër Ukrainës.

“Vonesa në furnizim me këto pajisje për një orë, dy, tri, gjashtë, apo 12 është jetike për trupat tona ushtarake, që vazhdimisht përballen me luftime të ashpra”, ka thënë Lakiychuk.

“Kanali i furnizimeve për Rusinë është bllokuar”, ka deklaruar mes tjerash ai.

Khusnullin, zëvendëskryeministër rus, i cili është angazhuar në mbikëqyrje të punimeve për riparim, ka shkruar më 18 korrik në Telegram se një pjesë e urës është rihapur për qarkullim të makinave.

Dëmi që i është shkaktuar urës ka pasur ndikim edhe te civilët në Krime.

Furnizimet me ushqim dhe produkte tjera – përmes urës – janë ndalur, të paktën përkohësisht dhe autoritetet pushtuese ruse kanë paralajmëruar se do të duhen disa ditë që të rikthehet trafiku.

Kamionët janë duke u bartur me tragete, por transportimi mund të rrezikohet për shkak të erërave të mëdha në atë zonë.

Këtë muaj, para sulmit, shoferët e kamionëve veçse kanë raportuar për vonesa, si pasojë e inspektimeve.

Kur shpërthimet janë dëgjuar në qytetin e Kërçit në Krime, në fund të urës, më 9 korrik, zyrtarët de facto u kanë thënë banorëve se ura nuk është shënjestruar.

“Njerëzit në Krime kanë të drejtë kur brengosen për urën e Kërçit, sepse transiti përmes territorit ukrainas të pushtuar nga Rusia, nuk është i sigurt”, ka thënë Lakiychuk.

Faqja e lajmeve Kerch.fm ka raportuar në qershor se shoferët e kamionëve kanë refuzuar që të udhëtojnë nga Rusia në Krime dhe anasjelltas përmes pjesëve të pushtuara në jug të Ukrainës, për shkak të sigurisë së ulët.

Krimeja konsiderohet zonë lufte dhe gadishulli është shënjestruar nga një numër sulmesh me dron dhe sulme tjera më 2023. Autoritetet pushtuese janë në proces e sipër të ndërtimit të llogoreve dhe fortifikimeve tjera.

Megjithatë, analisti ushtarak ukrainas, Mykhaylo Prytula, kolonel i pensionuar ushtarak, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se strategjia e Kievit është që ta izolojë gadishullin sa më shumë që të jetë e mundur.

“Në një moment, Krimeja do të jetë thjesht një ishull pa ndonjë qasje në tokë, apo përmes urës së Kërçit”, ka thënë ai.

“Imagjinojeni një Krime pa ujë. Pa furnizime ushtarake… Gjithçka që do të funksionojë është aeroporti dhe ndoshta portet. Trafiku rrugor do të mbyllet, dhe njerëzit nuk do të mund t’i evakuojnë sendet e tyre”.

“Në atë pikë, zgjidhja e vetme do të jetë dorëzimi ose ikja”, ka thënë Prytula.

Ura e Krimesë, e gjatë 19 kilometra, e cila mundëson trafikun rrugor dhe atë hekurudhor, është hapur në maj të vitit 2018 dhe i ka kushtuar Rusisë 4 miliardë dollarë.

Ura është inauguruar nga vetë presidenti rus Vladimir Putin.

Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin – i dyti në këtë urë brenda 10 muajve – mirëpo mediat ukrainase kanë raportuar se shërbimet e sigurisë i kanë nisur dy dronë të marinës për ta kryer operacionin.

Lakiychuk ka thënë se diçka e tillë përbën përparim të rëndësishëm teknologjik për Kievin.

Ai ka thënë se Ukraina ka nisur t’i përdorë dronët detarë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, dhe se puna është kryer “në gjendje lufte”.

“Nëse kjo është e vërtetë, pala ruse nuk ka qenë e përgatitur për kapacitetet ushtarake ukrainase të përdorimit të dronëve”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se operacione të tilla prodhojnë informacion të vlefshëm për shërbimet ukrainase të inteligjencës, në mënyrë që operacionet në të ardhmen t’i ketë të suksesshme.

“Inteligjenca do të ketë shumë punë tash”, ka thënë Laviychuk.

Shpërthimi i 17 korrikut pason një shpërthim të madh në tetor të vitit 2022, që e ka bllokuar me muaj urën.

Lakiychuk ka thënë se fakti që ura është dëmtuar në të dyja rastet, nënkupton se themelet e saj janë të cenueshme.

Pas shpërthimit që ka ndodhur në urë, në tetor të vitit 2022, Rusia është detyruar t’i rrisë kontrollet në të dyja drejtimet, ka thënë Refat Chubarov, president i Kongresit Botëror të krimeo-tatarëve, me bazë në Kiev, më 30 qershor, para se të ndodhte shpërthimi i fundit.

“Këto masa do të vazhdojnë të aplikohen sa të ekzistojë ura, derisa të shkatërrohet një ditë nga raketat ukrainase. Mendoj që do të ndodhë shpejt”, ka thënë ai.

Marrë nga REL

marat khusnullin pavlo lakiychuk

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet