LIVE UPDATES
Bota

U zunë rob nga beteja për rrethimin e Mariupolit në 2022/ REL: Beteja për t'i liruar luftëtarët ukrainas të Azovstalit nga "ferri" rus

Mbrojtja heroike e fabrikës së çelikut Azovstal gjatë rrethimit të Mariupolit, pati zemëruar rëndë zyrtarët rusë, të cilët e kanë shpallur këtë njësit organizatë terroriste dhe kanë bërë thirrje që luftëtarët e tij të përballen me tribunale dhe madje ekzekutim.

8 Qershor 2025, 09:11 Nga r.ll
U zunë rob nga beteja për rrethimin e Mariupolit në 2022/ REL:
foto ilustruese

RUSI- Më 25 maj, Rusia dhe Ukraina e kanë finalizuar këmbimin më të madh të të burgosurve, prej nisjes së luftës së Rusisë në tokën ukrainase. Marrëveshja është arritur gjatë diskutimeve mes delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, duke mundësuar kthimin e mijëra personave nëpër shtëpitë e tyre.

Por, asnjëri prej tyre nuk ka qenë nga Brigada e Azovit – njëra prej njësiteve ushtarake ukrainase me namin më të madh. Qindra luftëtarë të Azovit janë zënë robër gjatë rrethimit të përgjakshëm të qytetit të Mariupolit nga forcat ruse më 2022. Kjo ka qenë një prej betejave më brutale në luftë, por edhe ajo e cila u ka dhënë hapësirë forcave ukrainase për t’u përgatitur që të sfidojnë pushtimin rus.

Mbrojtja heroike e fabrikës së çelikut Azovstal gjatë rrethimit të Mariupolit, pati zemëruar rëndë zyrtarët rusë, të cilët e kanë shpallur këtë njësit organizatë terroriste dhe kanë bërë thirrje që luftëtarët e tij të përballen me tribunale dhe madje ekzekutim. Prej atëherë, shoqëria ukrainase i ka mbështetur zëshëm ushtarët e kapur. Ndonëse disa mbrojtës të Mariupolit – përfshirë komandantë të Azovit – janë liruar prej duarve ruse, qindra të tjerë vazhdojnë të jenë të burgosur dhe jetojnë në kushte brutale.

Për vite, zyrtarët rusë kanë gërmuar për të kuptuar origjinën e Brigadës së Azovit – fillimisht të formuar si regjiment më 2014 nga një milici e krahut të djathtë, dhe kështu i kanë keqinterpretuar ose ekzagjeruar pikëpamjet nacionaliste dhe veprimet e tyre, duke tentuar të krijojnë një bazë për pretendimin e rremë se Ukraina kontrollohet apo dominohet nga neo-nazistët.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia i ka bllokuar vazhdimisht përpjekjet për t’i rikthyer luftëtarët e Azovit. Tani kur lufta i ka mbushur tre vjet, disa prej komandantëve ushtarakë më të njohur të brigadës – bashkë me familjarët e tyre që janë në mbajtje – nuk binden se ajo është arsyeja e vetme e mbajtjes peng.

‘Mungesë kompetence apo vendim i menduar mirë?’

Disa orë pasi Ukraina dhe Rusia e kanë përfunduar fazën e fundit të këmbimit të 1.000 personave më 25 maj, Denys Prokopenko, komandant i Brigadës së 12-të të Forcave Speciale të Azovit, e ka quajtur mungesën e luftëtarëve të Azovit si “trup për gjithë shtetin”.

“Kjo është tallje”, ka thënë Prokopenko, i cili është përballur me robërimin rus. Ai ka thënë se nuk beson se Rusia është pengesa e vetme për kthimin e luftëtarëve të Azovit.

“Nëse kjo do të ishte tërësisht e vërtetë, as unë dhe as luftëtarët tjerë të Azovit nuk do të ktheheshin nga mbajtja”, ka thënë Prokopenko përmes një postimi në X.

Disa ditë pas përvjetorit të tretë të tërheqjes së Ukrainës nga fabrika në Azovstal, postimi i Prokopenkos vetëm i ka riforcuar shqetësimet në mesin e banorëve të rëndomtë lidhur me fatin e atyre që mbahen peng ende në Rusi. Si përgjigje, Andriy Yusov, zëvendësdrejtori i Qendrës koordinuese ukrainase për trajtim të të burgosurve të luftës, i ka thënë Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se ai nuk mund t’i komentojë deklaratat “emocionale”, pasi çështja e luftëtarëve të Azovit që mbahen peng është “e ndjeshme dhe e dhimbshme”.

Yusov e ka akuzuar Rusinë se me qëllim e ka komplikuar procesin e këmbimit të luftëtarëve të Azovit për të rritur presionin mbi Qeverinë ukrainase. Rastet penale të hapura nga hetuesit rusë kundër disa të burgosurve ukrainas të luftës janë shembull për këtë, ka thënë selia koordinuese më herët.

“Të burgosurit tanë janë në duart e Putinit… forcat speciale ruse e shfrytëzojnë çështjen e të burgosurve për qëllime të luftës kundër Ukrainës”, ka thënë Yusov.

Megjithatë, Prokopenko ka thënë se problemi qëndron në strategjinë e Ukrainës, andaj ka bërë thirrje për ndryshime në atë që e ka quajtur “mekanizëm që ka pushuar së funksionuari”.

“Ne duhet të gjejmë alternativa, t’iu ofrojmë dikë më të vlefshëm sesa një ushtar të kontraktuar”, ka thënë ai.

“Ukraina është e mbushur me agjentë rusë, të gjitha shërbimet tona speciale e dinë këtë”.

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se lista për këmbimin e të burgosurve është krijuar ndaras nga Ukraina dhe Rusia, dhe më pas dy shtetet kanë vendosur se cilët të burgosur të luftës dëshirojnë t’i lirojnë. Svyatoslav Palamar, zëvendëskomandant i Azovit, i është bashkuar Prokopenkos në dilemat rreth kësaj qasjeje. Megjithatë, Palamar ka thënë se këmbimi ka rezultuar me kthimin e shumë ushtarëve të denjë në shtëpi.

Por, në mesin e tyre janë liruar edhe disa që kanë bashkëpunuar me autoritetet ruse, ka shtuar ai.

“A është kjo mungesë gatishmërie, mungesë kompetence apo vendim i menduar mirë? A jemi duke negociuar, apo vetëm jemi duke pranuar atë që thotë armiku?”, ka pyetur Palamar në faqen e tij në Facebook.

Përgjatë një interviste dhënë Radios Evropa e Lirë, Oleksandra Yefimenko, drejtore komunikimesh për Asociacionin e Familjarëve të të Burgosurve Politikë nga Kremlini, ka thënë se nuk e beson që autoritetet ukrainase me qëllim nuk e kërkojnë lirimin e luftëtarëve të Azovit. Megjithatë, bashkë me udhëheqësin e Asociacionit, Ihor Kotelianets, Yefimenko u ka bërë thirrje zyrtarëve që të jenë më komunikativë dhe më transparentë për këto çështje.

“Nëse nuk ekzistojnë kategori që kanë prioritet për këmbim – të plagosurit rëndë, gratë, fëmijët, ata që kanë qenë të burgosur për kohë më të gjatë – atëherë e gjithë kjo krijon mosbesim të madh”, ka shkruar Kotelianets më herët në faqen e tij në Facebook.

“I bëjmë thirrje Zyrës së presidentit të Ukrainës dhe selisë së koordinimit për trajtim të të burgosurve të luftës, që publikisht të prezantojë procesin e këmbimit”, ka shtuar ai.

Nën “ferrin” e robërimit rus

Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 2022, ushtarët ukrainas, kryesisht prej njësitit të Azovit, kanë qëndruar për muaj në fabrikën e Azovstalit në Mariupol. Kjo mbrojtje është konsideruar kryesore në përgatitjen e ushtrisë ukrainase afër linjës së frontit. Në maj të vitit 2022, pas pothuajse dy muajve të bombardimeve të vazhdueshme, luftëtarët e rrethuar të Azovit janë dorëzuar, me urdhër të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe personelit tjetër ushtarak që e ka mbrojtur Mariupolin. Në postimin e tij, Prokopenko e ka përmendur se luftëtarët e Azovit i kanë respektuar urdhrat, andaj duhet të jenë prioritetet në procesin e këmbimit.

“Kjo është tallje ndaj atyre që u janë dhënë garanci, ata kanë pranuar të zihen robër, jo vetëm me vullnetin e tyre, por me urdhër të Komandës së Lartë”.

Rreth 2.500 ushtarë e kanë braktisur fabrikën, me vendim të Zelenskyt. Ushtria ukrainase i ka përshkruar zhvillimet si “operacion shpëtimi”.

Përgjatë tre vjetëve në vazhdim, disa prej ushtarëve që janë dorëzuar në Azovstal, janë përballur me dënime nga autoritetet ruse, nën akuzat për terrorizëm.

Të burgosur tjerë janë torturuar dhe shumë të tjerë kanë vdekur sa kanë qenë në mbajtje ruse, sipas zyrtarëve ukrainas. Aty përfshihen 54 ushtarë ukrainas që kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në burgun në qytezën Olenivka në rajonin e pushtuar të Donjeckut. Ihor Titovsky, pjesëtar i Brigadës së Azovit, i cili ka qenë në mesin e atyre që e kanë mbrojtur Azovstalin dhe më vonë është mbajtur në Olenivka, e ka përshkruar robërimin nën rusët si “ferr”.

Duke kujtuar transferimet nëpër burgjet në rajonet e Rostovit dhe Volgogradit, Titovskiy e ka përshkruar edhe torturën e përjetuar atje.

“Për tri ditë ata më kanë marrë në pyetje intensivisht, dhe më kanë goditur në këmbë”, ka thënë ai për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

“Në periudhën nëntor - dhjetor 2022, nuk kam mundur të qëndroj në këmbët e mia”.

“Ata më vendosën një thes në kokë dhe me duar të lidhura më hodhën në tokë, dy zyrtarë të FSB-së u ulën mbi trupin tim dhe përdorën elektroshok derisa më merrnin në pyetje”, ka thënë Titovskiy.

“Nuk kisha ide se çfarë po ndodhte. Nuk ngjante me asgjë që kisha përjetuar më parë”, ka shtuar ai.

Titovskiy është këmbyer në shtator të vitit 2024. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i personelit ushtarak të Azovit vazhdon të jetë nën mbajtjen ruse. Kostyantyn Kozhekin, një tjetër anëtar i Brigadës së Azovit, i cili ka folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se rreth 850 luftëtarë të Azovit janë duke u mbajtur nga Rusia.

Anastasia Hondul, gruaja e një luftëtari të Azovit, që mbahet ende në Rusi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se familjarët e të burgosurve jetojnë “të dëshpëruar”.

Ajo ka thënë se ndonëse u është premtuar që zërat e tyre po dëgjohen, shumë prej luftëtarëve nuk janë liruar ende. Pas këmbimit të fundit, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka thënë se Ukraina ka arritur të lirojë 33 mbrojtës të Azovstalit prej njësiteve tjera ushtarake. Yusov ka thënë se pavarësisht komplikimeve të vendosura nga Rusia ndër vite, Ukraina i ka kthyer në total 1.279 mbrojtës të Azovstalit – përfshirë 455 prej Brigadës së Azovit./REL

lufta rusi-ukraine brigada e azovit

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete