LIVE UPDATES
Bota

Trazira në Los Angeles/ Trump dërgon 2,000 anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Më shumë se 40 persona u arrestuan në Los Angeles të shtunën për rezistencë ndaj anëtarëve të agjencisë federale të imigracionit (ICE), e cila ka qenë duke kontrolluar SHBA-në për javë të tëra për të identifikuar dhe arrestuar emigrantë të paligjshëm si pjesë e një operacioni të urdhëruar nga Presidenti Donald Trump.

8 Qershor 2025, 07:50 Nga r.ll
Trazira në Los Angeles/ Trump dërgon 2,000 anëtarë të
foto ilustruese

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar vendosjen e 2,000 anëtarëve të Gardës Kombëtare në Los Angeles, pas trazirave që shpërthyen gjatë protestave kundër arrestimeve masive të emigrantëve të paligjshëm. Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, e quajti vendimin "qëllimisht nxitës".

Duke bërë një lojë me mbiemrin e Newsom, të cilin e quajti Newscum (në përkthim të lirshëm: llum i ri/llum), Presidenti Trump shkroi në një postim në platformën Truth Social: "Nëse Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe Kryetarja e Bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, nuk mund ta bëjnë punën e tyre - dhe të gjithë e dinë se nuk munden - atëherë qeveria federale do të ndërhyjë dhe do ta zgjidhë problemin e trazirave dhe plaçkitjeve në mënyrën që duhet zgjidhur."

Më shumë se 40 persona u arrestuan në Los Angeles të shtunën për rezistencë ndaj anëtarëve të agjencisë federale të imigracionit (ICE), e cila ka qenë duke kontrolluar SHBA-në për javë të tëra për të identifikuar dhe arrestuar emigrantë të paligjshëm si pjesë e një operacioni të urdhëruar nga Presidenti Donald Trump.

"Tashmë ka pasur disa arrestime për pengimin e operacioneve tona", shkroi zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bonzino, në një postim në platformën X. "Do të ketë edhe disa të tjera. Po i shqyrtojmë videot për të identifikuar autorët. Ju sillni kaosin, ne sjellim prangat", shtoi ai.

Oficerët e ICE-së u mblodhën këtë mëngjes në periferinë Paramount, ku jetojnë shumë anëtarë të komunitetit hispanik, pranë një dyqani Home Depot, ku punëtorët e pakualifikuar zakonisht kërkojnë paga ditore duke ofruar shërbimet e tyre. Nuk është e qartë nëse agjentët e ICE-së po përgatiteshin të arrestonin emigrantë të paligjshëm apo u mblodhën atje për t'u përgatitur për një operacion.

Kur u vu re prania e tyre, tensionet u përshkallëzuan dhe zyra e sherifit tha se kishte dërguar policinë për të rivendosur rendin. Protestuesit hodhën objekte drejt oficerëve dhe u përpoqën të bllokonin një autobus që të largohej nga zona. Policia e zmbrapsi turmën e mbledhur me gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese.

Disa orë më vonë, rrugët u mbushën me mbeturina dhe karroca të përmbysura pazari, siç shihet në pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive, të cilat raportuan gjithashtu se disa protestues i vunë flakën një flamuri amerikan.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, paralajmëroi se Pentagoni ishte gati të mobilizonte Marinsat "nëse dhuna vazhdon" në Los Angeles.



“Departamenti i Mbrojtjes po aktivizon menjëherë Gardën Kombëtare për të mbështetur zbatimin e ligjit federal në Los Angeles. Nëse dhuna vazhdon, do të vendosen edhe marinsat aktivë nga Pendleton - ata janë në gatishmëri të shtuar”, shkroi Hegseth në një postim në Platformën X.

Incidente të ngjashme ndodhën edhe të premten në Los Angeles, ku protestuesit hodhën vezë në automjetet e ICE pasi agjentët arrestuan emigrantë pa dokumente. Imazhet e postuara në Platformën X të shtunën nga agjenti i Patrullës Kufitare Michael Banks dhe të ndara nga Stephen Miller, një këshilltar i Presidentit Donald Trump, tregojnë dhjetëra agjentë të armatosur rëndë me uniforma ushtarake që përballen me protestuesit. Duke komentuar incidentet, Steven Miller foli për një “revoltë” kundër sundimit të ligjit dhe sovranitetit kombëtar të SHBA-së.

donald trump protesta ne los angelos

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin