6 Qershor 2022, 14:09
Nga DOSJA
Erdogan
Në këmbim të mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO, zyrtarët në Ankara kanë kërkuar që Stokholmi të dorëzojë ose censurojë gazetarë, politikanë dhe aktivistë që, sipas tyre, po mbështesin "terroristët" kurdë. Në mesin e tyre është edhe deputetja e parlamentit suedez, Amineh Kakabaveh, me të cilën Zëri i Amerikës zhvilloi një bisedë.
Disa javë pasi Suedia dhe Finlanda dorëzuan kërkesat për anëtarësim në NATO, Turqia vazhdon t’i bllokojë ato, duke thënë se të dy vendet, ndër të tjera, duhet të vënë në listën e zezë disa grupe dhe disidentë kurdë.
Një nga çështjet kryesore është një ligjvënëse suedeze me origjinë kurde nga Irani.
"Fillimisht donin që të më dorëzonin tek ata. Por më vonë mësuan se unë jam me origjinë nga një vend tjetër. Nga Kurdistani iranian. Unë nuk jam shtetase e Turqisë. Në të njëjtën kohë, jam anëtare e Parlamentit të një vendi evropian. Kështu që kjo nuk ishte e mundur për ta. Erdogani tani thotë se nuk do të lejojë që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s për sa kohë që unë jam anëtare e parlamentit", thotë ligjvënësja Amineh Kakabaveh.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, e ka quajtur Suedinë një "vatër terrorizmi".
"Ne kërkuam që 30 terroristë të ekstradoheshin, por Suedia tha se nuk do ta bënte këtë. Ju nuk do të dorëzoni terroristët tek ne, por na kërkoni që t'ju lejojmë të anëtarësoheni në NATO. NATO është një organizatë e sigurisë. Kështu që ne nuk mund t’i themi 'po' cenimit të sigurisë së kësaj organizate të sigurisë", tha presidenti turk.
Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Turqisë kanë qenë të ndërlikuara vitet e fundit kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kurdëve të Sirisë dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Turqi.
Sipas raportit të organizatës Human Rights Watch për vitin 2022, shumë politikanë kurdë në Turqi janë burgosur nën akuzat për terrorizëm "në bazë të aktiviteteve të tyre legjitime politike jo të dhunshme".
Deputetja suedeze i tha Zërit të Amerikës se ajo beson se është vënë në shënjestër sepse ka folur për Partinë Popullore Demokratike, ose HDP.
"Kjo ndodh sepse kam folur shumë për çështjen kurde, veçanërisht për HDP-në në Kurdistanin e Turqisë. Në Kurdistanin e Turqisë ose në të gjithë Turqinë, 5000 prej tyre janë në burg, përfshirë kryetarë bashkie dhe zyrtarë të tjerë të qyteteve", thotë ajo.
Zyrtarët suedezë dhe finlandezë thonë se do të vazhdojnë të bisedojnë me Turqinë, dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të angazhohen në këtë dialog.
Por mbetet e paqartë se si anëtarët e tjerë të NATO-s do të negociojnë aftësinë e Turqisë për t’i vënë veton kërkesave të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO./VOA/
Bota
6 Qershor 2022, 13:55
d.d
Foto ilustruese
INDI-Partia qeverisëse së Indisë, Bharatiya Janata (BJP) kanë njoftuar të dielën se kishte pezulluar zëd...
Bota
6 Qershor 2022, 14:03
j.c
Maria Bonikou
GREQI- Vrasja e aktores Maria Bonikou nga djali i saj ka tronditur Greqinë. Aktorja u gjet e pajetë brenda shtëpisë s&eum...
Bota
6 Qershor 2022, 14:06
Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do të ashpërsojë sulmet e rënda ndaj Ukrainës, nëse ajo&nb...
Bota
6 Qershor 2022, 14:01
d.a
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Këtë fundjavë u panë luftime të ashpra të vazhdueshme në Ukrainën lindore, si dhe su...
Bota
6 Qershor 2022, 13:53
d.a
Foto ilustruese
INDI- Pas lisë së majmunit një tjetër virus po kthehet në shqetësim në botë pasi autoritetet indian...
Bota
6 Qershor 2022, 13:53
Foto Ilustruese
Kompania gjermane për prodhim të makinave, Mercedes-Benz, ka bërë thirrje për kthim mbrapsht të pothuajse 1 m...
Bota
6 Qershor 2022, 13:50
j.c
MBRETËRIA E BASHKUAR- Fondacioni Internet Watch ka njoftuar se ka krijuar gjurmët dixhitale të gishtërinjve të një milion imazhe...
Bota
6 Qershor 2022, 13:34
d.d
Foto Ilustruese
RUSI- Gjenerali rus Major Roman Kutuzov, u vra duke udhëhequr një sulm në rajonin lindor të Donbasit të Ukrain&eum...
Bota
6 Qershor 2022, 13:39
j.c
Vrasja në Nigeri
NIGERI- Njëzet e një persona u vranë të dielën në një sulm të armatosur në një...
Bota
6 Qershor 2022, 13:37
d.a
Lavrov
RUSI- Kremlini e ka përshkruar si një veprim armiqësor të tre vendeve të Evropës Lindore për të bllokuar min...