6 Qershor 2022, 14:06
Nga DOSJA
Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do të ashpërsojë sulmet e rënda ndaj Ukrainës, nëse ajo furnizohet me raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi.
"Nëse ata japin armë të tilla, atëherë ne do të nxjerrim përfundimet e duhura dhe do të përdorim mjetet tona të 'asgjësimit', prej të cilave kemi mjaftueshëm, për të goditur ato objekte që nuk i kemi sulmuar deri tani", tha Putini në një intervistë për televizionin shtetëror "Rosiya 1". Qëllimi i dërgimit të armëve perëndimore është që ta zgjasin sa më shumë konfliktin në Ukrainë, tha ai.
Sa u përket njoftimeve nga SHBA-ja për furnizim të Ukrainës me raketahedhës shumëfishësh ultramodernë të tipit Himars, kreu i Kremlinit reagoi i shpenguar, duke thënë se për Ukrainën kjo nuk ndryshon asgjë thelbësore në shpërndarjen e forcave.
Tanke moderne për Ukrainën?
Sipas një njoftimi të gazetës "El País" Spanja dëshiron të dërgojë në Ukrainë tanke gjermane të tipit Leopard 2 A4 dhe si dhe raketa kundërajrore. Duke cituar informacione nga Ministria e Mbrojtjes në Madrid gazeta shkruan, se bëhet fjalë për tanke të nxjerrë jashtë përdorimit, që fillimisht duhet të rikthehen në gjendje luftimi. Trajnimi i ushtarëve ukrainas me këto tanke do të bëhet fillimisht në Letoni dhe më vonë në Spanjë.
Kjo është hera e parë që Ukraina furnizohet me tanke moderne perëndimore në luftën kundër ushtrisë ruse. Deri më sot politikanët e Partisë Socialdemokrate (SPD), parti në pushtet në Gjermani, kishin theksuar se ekziston midis vendeve të NATO-s një marrëveshje joformale për të mos derguar armë të tilla në Ukrainë./DW/
Bota
6 Qershor 2022, 14:01
d.a
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Këtë fundjavë u panë luftime të ashpra të vazhdueshme në Ukrainën lindore, si dhe su...
Bota
6 Qershor 2022, 13:53
d.a
Foto ilustruese
INDI- Pas lisë së majmunit një tjetër virus po kthehet në shqetësim në botë pasi autoritetet indian...
Bota
6 Qershor 2022, 13:53
Foto Ilustruese
Kompania gjermane për prodhim të makinave, Mercedes-Benz, ka bërë thirrje për kthim mbrapsht të pothuajse 1 m...
Bota
6 Qershor 2022, 13:50
j.c
MBRETËRIA E BASHKUAR- Fondacioni Internet Watch ka njoftuar se ka krijuar gjurmët dixhitale të gishtërinjve të një milion imazhe...
Bota
6 Qershor 2022, 13:34
d.d
Foto Ilustruese
RUSI- Gjenerali rus Major Roman Kutuzov, u vra duke udhëhequr një sulm në rajonin lindor të Donbasit të Ukrain&eum...
Bota
6 Qershor 2022, 13:39
j.c
Vrasja në Nigeri
NIGERI- Njëzet e një persona u vranë të dielën në një sulm të armatosur në një...
Bota
6 Qershor 2022, 13:37
d.a
Lavrov
RUSI- Kremlini e ka përshkruar si një veprim armiqësor të tre vendeve të Evropës Lindore për të bllokuar min...
Bota
6 Qershor 2022, 13:26
Zjarr në Greqi
GREQI- Përfshihet nga zjarri në orën 12:30 një zonë e banuar në Luçë, Greqi. Zjarri ësh...
Bota
6 Qershor 2022, 13:16
d.d
SUEDI-Studiuesit në Universitetin Uppsala në Suedi, kanë zbuluar një lloj të ri të koronavirusit në një specie brejt&e...
Bota
6 Qershor 2022, 12:58
d.d
Foto ilustruese
BANGLADESH- Të paktën 49 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur, pasi një depo konte...