LIVE UPDATES
Bota

Turizmi në Shqipëri përballë kërcënimeve nga dora e njeriut

Por organizatat mjedisore dhe studiuesit po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësimin se zonat e mbrojtura natyrore janë të kërcënuara nga politika dhe veprimtari të paqëndrueshme ekonomike dhe sidomos nga ndërtimet.

12 Shkurt 2023, 21:51 Nga I.A
Turizmi në Shqipëri përballë kërcënimeve nga dora
Divjake-Kavarasta

DIVJAKË- Në Shqipëri turizmi natyror po njeh kohët e fundit një rritje si rezultat i rritjes së vizitorëve, sidomos nga jashtë vendit. Vetëm Parku Kombëtar i Divjakë -Karavastasë u vizitua vitin e shkuar nga rreth 500 mijë turistë.

Por organizatat mjedisore dhe studiuesit po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësimin se zonat e mbrojtura natyrore janë të kërcënuara nga politika dhe veprimtari të paqëndrueshme ekonomike dhe sidomos nga ndërtimet. Parku Kombëtar Divjakë- Karavasta është një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë që vit pas viti njeh një rritje të vizitorëve, si vendas dhe të huaj.

Sipërfaqet e mëdha pyjore me pishë të butë, me pasurinë e florës dhe faunës, kombinohen me peisazhet e lagunës dhe mundësinë për plazhe në zonën bregdetare. Drejtori i parkut Ardian Koçi thotë se vitin e shkuar rreth gjysëm milionë vizitorë ishin në Divjakë.

“Ka qenë një vit i sukseshëm, do të thoja, me mbi gjysëm milionë turistë që kanë vizituar Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta nga të cilët rreth 65 mijë ishin turistë të huaj".

Zoti Koçi thotë se synimi është që turistët të qëndrojnë disa ditë në park dhe kjo përmes shtimit të tërheqjeve turistike.

“Kërkojmë që turisti që arrin këtu të mos qëndrojë disa orë, por disa ditë në park. Dhe kjo bëhet duke shtuar objekte turistike. Po punojmë për të shtuar destinacionet. Nga ana tjetër përparësi është mbrojtja e mjedisit të parkut dhe burimeve të tij. Kaluam një vit të vështirë me një verë tejet të thatë dhe me rrezikshmëri për zjarret edhe në stinët që pasuan kjo u përballua mjaft mirë nga punonjësit e parkut .”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vlerëson se vitin e shkuar në Shqipëri hynë mbi 7,5 milionë të huaj kryeisht për qëllime turistike. Një pjesë e madhe e vizitorëve kanë qenë drejt destinacioneve natyrore të vendit.

Shqipëria nuk e ka pasur më parë këtë mundësi, thotë Mirjan Topi, një studiues i shpendëve dhe mjedisit.

“Shqipëria kurrë nuk e ka pasur një mundësi të tillë, tashmë e ka duke marrë pararsysh zhvillimet që po ndodhin në nivel global dhe rritjen galopante të kërkesës për turizëm natyror. Prandaj biodiversiteti sot në Shqipëri është një pasuri, ndër të gjitha, ekonomik , dhe ka të bëjë me drejtimin që vendi duhet të marrë për sa i përket zhvillimit të turizmit".

Në kushtet ku është sot Shqipëria, thotë më tej zoti Topi, duhet të përkrahet fuqimisht turizmi natyror në vend të turizmit masiv. Por së bashku me rritjen e interesit për turizmin natyror në Shqipëri po rritet shqetësimi për modelet e zhvillimit të tij.

Alkesandër Trajçe që drejton organizatën e Mbrojtjes së Natyrës PPNEA shprehet me tone kritike.

“Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Një nga sloganet më të përdorura nga autoritetet vendase është 'Shqipëria është thesari i fundit i paeksploruar i Europës' dhe me këtë slogan ne duam të tërheqim turistë nga pjesa tjetër e botës. Ky slogan bazohet në një të vërtetë shumë faktike që janë vlerat natyrore të vendit tonë. Dhe pikërisht janë këto vlera natyrore të paprekura ndër shekuj dhe ndër dekada që kanë shpresë të ndryshojnë faqen e vendit në aspektin e një turizmi pozitiv. Por realiteti që ne po shohim është se turizmi po kthehet në një shkatërrimtar të natyrës dhe nuk po nxitet një turizëm i qëndrueshëm mjedisor, që shkon krah për krak me natyrën. Një turizëm që fitimet që gjenerohen i kthehen vetë popullsië lokale, por shohim lindjen e një turizmi që shumë vende të Europës e kanë parë dhe më përpara, një turizëm masiv bazuar me vendpushime gjigande, bazuar në parimin që një apo shumë pak individë fitojnë dhe të gjithë humbasin".

Ndërsa pedagogia e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, Ermelinda Mahmutaj, thotë se kontradiktat në vendimarrjen shqiptare e dëmtojnë më shumë mjedisin.

“Mendohet se ne që mbrojmë mjedisin jemi fanatikë të moszhvillimit, por në fakt nuk është e drejtë. Ne mendojmë se duhet të zhvillohemi por thjesht kur të zhvillohemi të hedhim pas sytë dhe nga e gjelbërta. Unë mendoj se në Shqipëri ka modele shumë të mira zhvillimi, ka strategji shumë të mira zhvillimi të turizmit duke mbrojtur mjedisin sikurse ka dhe vendime të menjëhershme që shkojnë në dëm të tij. Pra këto kontradikta, qoftë edhe në vendimarrjen shqiptare e dënojnë më shumë natyrën shqiptare se sa zhvillimi turizmit.”

Vitin e shkuar qeveria shqiptare rishikoi hartën e zonave të mbrojtura natyrore duke hequr sipërfaqe të mëdha në disa parqe kombëtare dhe zona ligatinore ku tani po shfaqen projekte ndërtimore. Disa Organizata mjedisore e kanë paditur në gjykatë këtë vendimarrje duke kërkuar anullimin e kufijve të rinj.

Ndërkohë, 49 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare mjedisore përmes një deklarate të përbashkët ditët e fundit shprehën shqetësimin se habitate natyrore në zonat e mbrojtura natyore janë të kërcënuara nga politika dhe veprimtari të paqëndrushme ekonomike.

Organizatat përmendin në reagimin e tyre ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë , ndërtime rezidenciale në Rezervatin Natyror të Kune-Vain , hidrocentralet në Zall-Gjocaj dhe Valbonë , investimet strategjike në formën e bujqësisë intensive në Divjakë-Karavasta si dhe qendrat e pushimit të planifikuara dhe disa në zhvillim në ish-zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Marrë nga VOA

ardian koçi ermelinda mahmutaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet