LIVE UPDATES
Bota

Thashetheme në Bullgari: A po bën BE-ja komplot për të ngrënë insekte?

Georgi Georgiev Gotti ka thënë se fundi në llogarinë e tij në Facebook se Komisioni Evropian dëshiron “t’iu japë kancer” bashkatdhetarëve të tij.

12 Shkurt 2023, 21:05 Nga I.A
Thashetheme në Bullgari: A po bën BE-ja komplot për të
Tiziana di Costanzo

BULLGARI- Ai është një politikan me qëndrime të skajshme dhe figurë e njohur në rrjetet sociale, që pretendon se është në kryqëzatë për të shpëtuar kombin. Georgi Georgiev Gotti ka thënë se fundi në llogarinë e tij në Facebook se Komisioni Evropian dëshiron “t’iu japë kancer” bashkatdhetarëve të tij.

Sipas Gottit, burokratët e Bashkimit Evropian do t’iu mundësojnë prodhuesve që të shtojnë insekte në formë pluhuri në një numër ushqimesh, kombinimi i të cilave është kancerogjen. Pa pasur fakte shkencore për ta përkrahur këtë pretendim, postimi i tij është bërë viral në Facebook – është shpërndarë 1.000 herë dhe ka gjeneruar qindra reagime, shumica e të cilave me doza të larta zemërimi.

Një komentuese në Facebook, e identifikuar si Tsetsi Ilieva, e ka konsideruar Bashkimin Evropian dhe politikanët e saj si “të ndyrë”. Në përhapje e sipër të dezinformatës, ky thashethem ka pësuar mutacion, pasi në rrjetet sociale janë parë postime se BE-ja synon të detyrojë njerëzit të konsumojnë insekte.

Në to është pretenduar se insektet në formë pluhuri do të shtohen në shumë ushqime - përfshirë bukën - dhe ato nuk do të shtohen në listën e përbërësve në paketim. Ndonëse është e vështirë të vërtetohet se këto thashetheme janë pjesë e një fushate të orkestruar të Kremlinit, postimet në rrjetet sociale kanë shpërthyer pasi një prej figurave më të fuqishme mediatike të Rusisë, Dmitry Kiselyov, e ka përmendur këtë gjë në emisionin e tij të popullarizuar në televizionin shtetëror, në fund të muajit janar.

Rusia shpërndan vazhdimisht dezinformata në Evropë, me qëllim të rritjes së mosbesimit dhe dyshimeve te institucionet e BE-së.

Milena Yakimova, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Sofjes, e cila vëzhgon përpjekjet për propagandë ruse në Bullgari, ka thënë se fushata e fundit e dezinformimit në Bullgari, synon të tregojë se “Evropa është e huaj për ne”.

Fushata aktuale duket se është duke u realizuar nga individë dhe organizata që të paktën kanë simpati ndaj Rusisë.

Bullgaria ka qenë dëshmitare e disa fushatave të ngjashme.

Ky shtet i rajonit të Ballkanit është përballur me numër të madh të viktimave me koronavirus – kryesisht për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit dhe dezinformatave mjekësore, të cilat i kanë rritur dyshimet te njerëzit.

Nuk ka shumë kohë që rrjetet sociale janë mbushur me pretendime të rreme se “mobilizimi ushtarak do të përfundojë, duke i dërguar burrat bullgarë në Ukrainë për të luftuar kundër ushtarëve rusë”.

Megjithatë, te thashethemet për insekte ka diçka të vërtetë.

Komisioni Evropian – organi kryesor i Bashkimit Evropian – i ka futur këtë vit në listën e ushqimeve më shumë insekte, pasi rregullatori i BE-së për siguri ushqimore e ka dhënë dritën jeshile.

Insektet janë pjesë e një diete ushqimore për çerekun e globit.

Besohet se ngrënia e më shumë insekteve dhe konsumimi më i paktë i mishit, mund të rezultojë, jo vetëm në shëndet më të mirë të njerëzve, por edhe në mjedis më të mirë.

Të dhënat e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi, tregojnë se bulkthit i duhet gjashtë herë më pak ushqim për të krijuar sasinë e njëjtë të proteinave.

Në tetor të vitit 2014, kjo agjenci ka thënë se bulkthi dhe krimbi i mëndafshit janë miqësorë për natyrën dhe alternativë për ushqim të njerëzve, në vend të mishit të pulës, viçit apo derrit.

Në analizën e kësaj agjencie është thënë se kultivimi i insekteve mund të çojë në emetime më të vogla të gazrave serrë dhe amoniakut, sesa rritja e bagëtive apo derrave, si dhe në efikasitet më të lartë në shndërrimin e ushqimit në proteina.

Në maj të vitit 2021, Komisioni Evropian ka konfirmuar se një lloj i krimbit të verdhë është miratuar dhe konsiderohet ushqim i ri në bllokun evropian.

Në gusht të vitit 2022, Komisioni Evropian ka thënë se tri lloje të insekteve: krimbat e verdhë, bulkthat e shtëpisë dhe disa lloje të karkalecave, janë autorizuar për përdorim në territorin e BE-së.

Në janar të këtij viti, Komisioni Evropian ka miratuar disa larva të ngjashme me krimbat e verdhë – një lloj brumbulli – dhe bulkthat e shtëpisë – në formë pluhuri – si ushqime të reja.

Në të dyja rastet, miratimi i Komisionit Evropian aplikohet vetëm në disa produkte specifike të prodhuara nga dy kompani.

Aty përmendet se në cilat lloje të ushqimeve mund të përdoren insektet – përfshirë bukën – dhe që duhet të shënjohet në paketim nëse janë përdorur ato.

Pas vendimit të Komisionit Evropian për insektet, rrjetet sociale në Bullgari janë mbushur me postime – duke përfshirë edhe ato të Gottit – duke përmendur një lloj të karkalecave që nuk është përmendur në vendimin e BE-së.

Të dhënat nga gjiganti Google tregojnë se kërkimet në Bullgari për karkalecat dhe bulkthat janë rritur brenda kohës së njëjtë, duke pasur pikun më 30 janar.

Shërbim bullgar i Radios Evropa e Lirë ka gjetur se një prej postimeve të para në Facebook, të datës 26 janar - në të cilin janë shpërndarë pretendime të rreme - ka qenë i një gruaje të identifikuar si Nadia Ivanova.

Në një analizim të llogarisë së saj në Facebook janë parë shumë postime në të cilat ajo lavdëron presidentin rus, Vladimir Putin dhe e përmend disa herë Nikolai Malinovin, një ish-ligjvënës bullgar dhe udhëheqës të një grupi të lobit pro-rus në Bullgari.

Më 2019, Malinov ka udhëtuar në Moskë për të marrë personalisht një shpërblim nga Putini.

Aktualisht ai është i përfshirë në procesin gjyqësor në Bullgari, me akuzat se ka spiunuar për Rusinë.

Postimi i Ivanovas më 26 janar është shpërndarë shpejt nga persona tjerë në Facebook, duke përfshirë një person të identifikuar si Lisa Miller, e cila ka ndarë shkrimin në rrjetin bullgar Varna pa Censurë, që akuzon mediat kryesore për paragjykime anti-ruse dhe gjëra tjera.

Profili i Millerit duket se është i rremë, sipas hulumtimeve që ka kryer Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë.

Nga ajo llogari janë shpërndarë shpesh teori konspirative dhe lajme të rreme.

Kjo temë ka fituar vëmendje edhe më të madhe, në Bullgari dhe gjetkë, pasi moderatori rus, Kiselyov e ka diskutuar atë në një program televiziv më 29 janar.

“Transformimi kulturor në Evropë është duke ndodhur tash e një kohë dhe tani e ka një dimension të brendshëm”, ka thënë Kiselyov.

Ai e ka përdorur narrativën familjare në Rusi se njerëzve në Evropë u kërkohet “të lajnë më rrallë rrobat, të ulin temperaturën e dhomës dhe tani këshillohen të hanë insekte”.

“Ata po shtyjnë evropianët që të pastrohen sa më rrallë dhe që të hanë insekte”, ka thënë Kiselyov, i cili shpesh përshkruhet si një prej njerëzve të Kremlinit që bën më së shumti propagandë.

Dhe ai nuk ka qenë i vetmi që e ka komentuar vendimin e BE-së. Në Francë, politikani i krahut të djathtë, Laurent Duplomb, i ka akuzuar burokratët e BE-së për qëllime të poshtra.

“Ne nuk mund të lejojmë që francezët të hanë insekte pa dijeninë e tyre”, ka shkruar ai në Twitter.

Transkripti i emisionit të Kiselyovit më 29 janar është shpërndarë shpejt në rrjetet sociale në Bullgari dhe është shpërndarë nga Ivanova, Miller dhe Gotti. Profesoresha e sociologjisë, Yakimova, ka thënë se “lajmi” për konsumimin e insekteve e ka vërshuar hapësirën e informimit në Bullgari javëve të fundit.

Yakimova ka thënë se ky lloj dezinformimi synon të nxisë çarje brenda BE-së.

“Ky është sulm në solidaritetin evropian dhe e shfrytëzon frikën e kahershme të Perëndimit për insektet”, ka thënë ajo.

Marrë nga REL

georgi georgiev gotti tiziana di costanzo

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale