LIVE UPDATES
Bota

“Presioni është i madh” Kurti: Marrëveshja për Asocacionin nuk e kaloi testin e Gjykatës Kushtetuese

Sipas tij Kosova nuk mund ta pranojë një asocacion një etnik, pavarësisht presionit të madh që ushtrohet mbi Prishtinën zyrtare, pasi është një thyerje e rendit kushtetues të saj.

12 Shkurt 2023, 20:45 Nga I.A
“Presioni është i madh” Kurti:  Marrëveshja për
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, duke u ndalur te asociacioni Kurti tha se Kosova një shtet me popullsi 93% shqiptare, u shpall shtet multietnik dhe tashmë i kërkohet që të krijojë një asocacion një etnik.

Sipas tij Kosova nuk mund ta pranojë një asocacion një etnik, pavarësisht presionit të madh që ushtrohet mbi Prishtinën zyrtare, pasi është një thyerje e rendit kushtetues të saj.

"Marrëveshja e asosacionit nëse është e veçantë është se nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në një farë mënyre kjo marrëveshje është e vetmja nga 33 marrëveshjet që u rrëzua në gjykatë. 7 Kapituj i ka ajo marrëveshje por gjithsej në 23 nene e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me secilin nga 7 kapitujt. Pra verdikti i Gjykatës Kushtetuese në dhjetorë të vitit 2015 ka thënë se në 7 kapitujt ka nene që nuk janë në përputhje me kushtetutën. Por ky nuk është problemi i parë. Problemi i parë është se ne duhet ti rregullojmë çështjet e pakicave kombëtare në shtetet tona. Kjo thuhet në fjalinë e tretë të preambulës në propozimin e BE. Tash ka modele të ndryshme për këtë gjë. Serbia pretendon se asosacioni është modeli i duhur por është interesante se këtë gjë e kërkon veç për Kosovën jo edhe për vete. Tash normalizimi i marrëdhënieve është normalizim i marrëdhënieve mes dy shteteve jo i një shteti me krahinën e vet qysh ka qenë para vitit 1989 por edhe pas vitit 1989. Pra normalizimi i marrëdhënieve është normalizimi i dy njësive të pavarura andaj ne themi nëse Serbia ka një propozim për pakicat kombëtare në Kosovë me parimin e reciprocitetit duhet ta zbatoj edhe në Serbi. Përgjithësisht ka më shumë shqiptar në Serbi, se sa serb në Kosovë se shqiptar nuk ka vetëm në Medvegj, Preshevë e Bujanovc po ka shqiptarë edhe në Vran edhe në Beograd edhe në Vojvodinë ka edhe në vende të tjera ashtu sikurse edhe serb nuk ka vetëm në veri të Kosovës.

Unë e pranoj normalizim të marrëdhënieve pa trajtuar çështjen e pakicave kombëtare nuk mund të ketë. Pakicat kombëtare me të drejtat e tyre në një vend janë ato që parandalojnë nacionalizmat hegjemonik e shovenist unë jam për parim të reciprocitetit. Por Beogradi asnjëherë nuk e ka marrë mundimin të tregoj pse plani i Ahtisaari që është në thelb të kushtetutës sonë nuk mjafton. Martti Ahtisaari ish-presidenti Filandez ka fituar çminim Nobel për paqen. Tash nëse Serbia dëshiron më shumë se sa propozimi i Ahtisaari që është me përplot me privilegje për serbët në Kosovë duhet të marr mundin e barrës së provës pse na qenka i mangët apo difektoz ky propozim. Kurrë nuk e ka bërë këtë gjë Nuk e pranon parimin e reciprocitetit dhe ne jemi në një situatë me të vërtet të vështirë. Para 15 vjetëve unë kam qenë kritiku më o madh i propozimit të Ahtisaari se më than se nuk bën që Kosova të shpallet shqiptare. Kosova u shpall e pavarur multietnike ndonëse se shqiptarë 93%, serb 4% dhe 3% etni të tjera. Pra 93% shqiptar than nuk bën të shpallet shqiptarë tash kur kremtojmë 15 vjetorin na thonë duhet një asosacion mono etnik pra 1 etnik. Jo pra tash asosacioni i Komunave të Kosovës është multietnik pse u dashka të prishim rendin kushtetues edhe asociacionin ekzistues në komunat e Kosovës me një asosacion mbi baza etnike kur mbi baza etnike nuk na lejuan ta shpallim pavarësinë këtu e 15 vjet përpara faktorët ndërkombëtarë. Andaj presioni që bëhet mbi Kosovën është tejet i madh dhe i padrejtë mirë po pozita jonë me argumente mbi diskutimin që bëjmë është tejet e volitshme.

Nuk ka debat mbi asociacionin që zyrtarët tanë nuk e fitojnë. Dhe për të qenë edhe më e kollajshme për neve na e bëri presidenti i Serbisë Viçiç i cili ironikisht me datën 10 dhjetor të vitit të kaluar pra në ditën e të drejtave të njeriut i dërgoj letër 5 shteteve mosnjohës edhe presidentëve edhe kryeministreve dhe ju tha mos e pranoni aplikimin e Kosvës për anëtarësim në BE që unë e dorëzova 5 ditë më vonë në Pragë. Pra pika 14 e marrëveshjes më të dashur që ka presidenti i Serbisë ajo 19 prillit 2013 thotë se Serbia dhe Kosova nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugëtimin Europian pra ai insiston në një marrëveshje që vet e shkeli para dy muajsh. Argumentet janë në anën tonë, ekziston një presion ndërkombëtarë që për bindjen time buron më së shumti nga frika e përhapjes së luftës së Ukrainës edhe në Ballkan. Unë besoj se prej kësaj vjen më së shumti se nga kongresi i Berlinit 1878 nuk ka asnjë luftë që ka ndodhur në Europë që nuk është zhvilluar edhe në Ballkan. Pra ne Ballkani nuk është se nuk marrim pjesë në luftërat europiane. Kjo është e para e tillë dhe kancelaritë perëndimore janë të brengosura se do të ketë një përhapje të asaj lufte edhe në Ballkan. Dhe këtu dëshirohet të ketë një marrëveshje të ketë një lloj normalizimi vetë e vetëm të mos jetë kjo e ankthit që lufta mund të përhapet edhe këtu. Por unë besoj që siç na ka treguar historia luftërat nuk vijnë më shumë nga mosmarrëveshjet se sa vijnë nga marrëveshjet e këqija andaj ne na duhet një marrëveshje e mirë," tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta