LIVE UPDATES
Bota

Torturë në burgjet iraniane ndaj grave që protestuan/Dëshmitë: Prekin gjoksin dhe ushtrojnë dhunë seksuale! Policët u heqin mitrën pasi i kanë përdhunuar

Sipas dëshmive, të arrestuarit përballen me përdhunime në grup nga efektivë policie, tortura të rënda dhe në disa raste, me heqje të mitrës për të fshehur gjurmët e abuzimit seksual.

21 Shkurt 2026, 08:03 Nga E. D

Torturë në burgjet iraniane ndaj grave që

IRANË- Raporte të reja kanë nxjerrë në dritë krime të rënda ndaj grave që morën pjesë në protestat antiqeveritare në Iran. Sipas dëshmive, të arrestuarit përballen me përdhunime në grup nga efektivë policie, tortura të rënda dhe në disa raste, me heqje të mitrës për të fshehur gjurmët e abuzimit seksual.

Dëshmia

Një burim nga Irani, duke folur për NewsNation, deklaroi se të burgosurat dhe të burgosurit përballen çdo ditë me dhunë, abuzime seksuale dhe tortura nga grupe policësh të maskuar.

“Sulen ndaj burrave dhe grave në burgje. Të arrestuarit lihen pa ushqim, rrihen, u hiqen thonjtë dhe kafshohen”, citohet të ketë thënë burimi, duke shtuar se “të ndaluarit vriten çdo ditë nga qeveria”, tha ai. 

Ndërsam një tjetër refugjate iraniane denoncoi se ajo dhe gra të tjera të ndaluara u përdhunuan në grup nën kërcënimin e armëve dhe u detyruan të shndërroheshin në “skllave seksuale”, ndërsa përballeshin me fyerje për bindjet e tyre politike.

Mbulimi i krimit

Sipas të njëjtit burim, disa gra që u kthyen pranë familjeve të tyre kishin pësuar heqje të mitrës, me qëllim që aktet e abuzimit të mos mund të hetoheshin. Shumë familje kanë shmangur ndjekjen e rrugës ligjore, nga frika e hakmarrjes dhe persekutimit të mëtejshëm.

Fotografja Shaghayegh Moradiannejad, e cila u largua nga Irani pesë vite më parë, theksoi se tortura dhe dhuna seksuale përbëjnë praktikë të zakonshme të regjimit. “Gjatë marrjeve në pyetje, prekin gjoksin, përdorin gjuhë fyese dhe ushtrojnë dhunë seksuale”, tha ajo. 

Numri i viktimave dhe shqetësimi ndërkombëtar

Autoritetet iraniane kanë arrestuar mbi 50.000 persona të dyshuar për pjesëmarrje në protesta, përfshirë studentë, fëmijë, avokatë dhe mjekë. Më shumë se 7.000 persona raportohet se janë vrarë gjatë shtypjes së protestave, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim të thellë. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi se masakrat, të kombinuara me dështimin e Iranit për të arritur një marrëveshje të re mbi programin e tij bërthamor, mund të çojnë në reagim të menjëhershëm ushtarak. Regjimi i Teheranit ka kërcënuar se çdo ndërhyrje do të çonte në një përplasje të plotë./Dosja.al

iran

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës